Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRAT/Laborator për falsifikim dokumentesh, jepet masa e sigurisë për 4 të ndaluarit
15 Janar 2022, 13:54Nga DOSJA
LEZHË – Gjykata ka lënë në burg, Pertef Musabelli, njërin prej të arrestuarve, të cilët u arrestuan dy ditë më parë pasi ngritën një laborator për të falsifikuar dokumentet, ndërsa ka lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ për tre të ndaluarit e tjerë, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga
Katër personat u arrestuan dy ditë më parë nga Policia e Lezhës, e cila finalizoi pas një hetimi 3-mujor, operacionin e koduar “Identiteti’, ku janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, Artur Terziu dhe Ilir Mata. Gjatë aksionit, policia ka zbuluar një laborator të dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim në lidhje me variantin Omicron të Covid. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti sh...
DURRËS – Policia e Shtetit njofton se ka nisur procedimin për gjashtë persona, të cilët akuzohen për krime mjedisore, në fushën e ndotjes së mjedisit, prer...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara të rinjve të FRESSH, në 30-vjetorin e krijimit të këtij forumi rinor, u shpreh se...
LeZHe – Ish-Kryeministri i Shqiperisë, Sali Berisha ka uruar ditën e sotme 31-vjetorin e PD-së në Lezhë. Gjatë vizitës, që Berisha bëri në Lezhë, është pr...
SHKODËR- Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë mesditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se tërmeti me madhësi 3 të shkallës Rihter ka rënë në zonën e Gj...
ELBASAN – Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan mëngjesin e sotëm. Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen ‘Kala’ të qytetit, ndërkohë zjarrfikëse...
SHKODËR- Policia e Shkodrës të publikuar njoftimin zyrtar për shtëpine e barit në zonën e Bërdicës. Mësohet se gjithsej janë sekuestruar 1930 bibë kanabisi...
SHKODËR- Identitetet e 5 punonjësve të OSHEE-së të arrestuar në Shkodër janë zbuluar. Mësohet se gjithsej në Shkodër në shtëpine e barit janë arrestuar 8 p...