Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
EMRI/ Me kanabis me vete drejt Greqisë, arrestohet 21-vjeçari në Kapshticë
29 Maj 2021, 12:45Nga DOSJA
KAPSHTICË– Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës, pasi ka tentuar të kalojë në Greqi me një qese kanabisi me vete.
Policia bën me dije se u arrestua Andrea Xhemollari, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjet një xhup një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andrea Xhemollari, 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.
Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhup, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË– Janë publikuar pamjet nga mega-operacioni i mëngjesit të sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë. Rreth 10 parcela të mbuluara me sera u zaptuan nga policia,...
“Situata mes Sokolit dhe Florit u acarua dhe qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainë”, – tregon në Prokurorinë e Elbasanit, dëshmitari E.B., i cili renditet me...
TIRANË– Aktivistja e avokatja Brizida Gjikondi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku një 35-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aks...
ELBASAN- Një furrë buke është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.Për fat të mirë nga flakët nuk ka patur lëndime në njerëz, por ka dëme të m...
TIRANE- Një video e rëndë është siguruar nga Dosja.al ku shihet agresiviteti i Policisë Bashkiake që ka rinisur metodën e goditjes së tregtarëve ambulantë në rr...