LIVE UPDATES
Aktualitet

Entuziazëm e qindra pjesëmarrës, “Vetëvendosje!” jep detaje nga festa e hapjes së qendrës së re në Tiranë

22 Maj 2019, 19:00 Nga DOSJA
Entuziazëm e qindra pjesëmarrës, “Vetëvendosje!”

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje ka çelur në një festë të madhe qendrën e saj në Tiranë, ku të pranishëm në festë kanë qenë një numër i madh mbështetësish por edhe persona VIP, mes të cilëve edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili u fotografua mbrëmë nga ‘paparaci’ i Dosja.al.

Vetë vendosje ka shpërndar për mediet edhe njoftimin zyrtar për eventin e zhvilluar, ndërsa ka dhënë detaje rreth tij.

Më poshtë njoftimi i plotë i Vetëvendosje:

Shumë pjesëmarrës dhe entuziazëm në çeljen e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri shënoi çeljen e veprimtarisë së saj me pjesëmarrjen e afër 600 personave. Kënga “Prag” e kantautorit Bashkim Rodoni dhe interpretimi i prozës migjeniane “Idhuj pa krena”, prej regjisores dhe aktores së mirënjohur, Ema Andrea, ishin urimi special për këtë datë të rëndësishme. Më pas u mbajtën edhe fjalime të shkurtër mbi temat e Lëvizjes. Anëtari i Bordit, profesori i filozofisë, Elvis Hoxha, tha ndër të tjera se: “Deri tani ne kemi parë projekte ku roli i shumicës është i panevojshëm, ndërsa talenti i individit i refuzueshëm. Kemi parë të tretet para nesh pesha e historisë dhe se si ky vend bëhet kalimtar për njerëzit, maternitet e fjetore, por jo vend banimi dhe dhuntie. Kemi parë se si e shëmtojnë njeriun institucionet që kemi ndërtuar, se si njeriu i shëmtuar në moral nuk mund të durojë institucione të ndershme. Nga shëmtia te pandershmëria është veç një hap. Historiku i Lëvizjes VETËVENDOSJE! vërteton dita-ditës se projekti ynë është i bukur dhe se rithemelimi i besimit është sa i mundshëm edhe i domosdoshëm”.

Drejtori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, në fjalën e tij deklaroi se “sot, pas gati 30 vitesh prej ndryshimit të regjimit, e kanë kuptuar të gjithë se ky nuk është tranzicion. Ky është vetë sistemi. Ekonominë e ka lënë pa prodhim, bujqësinë pa mbrojtje nga tregtia e pandershme, mbrojtjen e vendit pa ushtri me armatim bashkëkohor, dijen e ka lënë në mëshirën e fatit, ndërsa shëndetin publik në ligjet e pamëshirshme të tregut. Ky sistem është edhe më brutal nëse je grua, fëmijë apo i moshuar. Edhe më keq nëse je nga periferia. Produkti me rendimentin më të lartë i këtij sistemi janë të përjashtuarit. Eksporti më i madh i këtij sistemi janë vetë shqiptarët. Sigurisht që zgjidhjet nuk arrihen lehtë, por ato janë këtu mes nesh, dhe presin. Presin që ne t’i njohim e t’i marrim përsipër. Presin angazhimin tonë, përkushtimin tonë, sakrificat tona, organizimin që i nxjerr ato në dritë e që i sjell ato në jetë. Ky organizim tashmë ka nisur …”

Në këtë çelje, Aktivisjta Megi Mustafaraj foli për normalitetin e angazhimit të saj të njëkohshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e në protestat e studentëve në Shqiperi. Ajo risolli faktin se Lëvizja e ka kundërshtuar publikisht reformën e gabuar në arsimin e lartë në Shqipëri që prej vitit 2015. Më tej, në fjalën e saj, aktivisjta Evi Veliu foli për vështirësitë në profesionin e gazetarit në Shqipëri, prej kontratave të punës e deri te censura, duke ndrydhur potencialin dhe duke cënuar informimin e publikut. Anëtarja e Bordit, Gearda Demiraj foli për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare, për fiaskon në UNESCO në lidhje me regjistrimin e padrejtë të Lahutës si pasuri shpirtërore e Serbisë, dhe duke nënvizuar nevojën urgjente për bashkëpunim përmbajtësor Shqipëri-Kosovë përtej festivaleve dhe kalendarit turistik.

Çeljen e Qendrës së Lëvizjes VETËVEVENDOSJE! në Shqipëri, e përshëndeti me një fjalë rasti edhe Albin Kurti, duke thënë se “Populli shqiptar ndodhet ndërmjet dy zjarreve, ndërmjet dy pabarazive: pabarazisë së jashtme me popujt tjerë dhe pabarazisë së brendshme te vetja. Këto dy pabarazi e ndihmojnë njëra-tjetrën. Barazi me kombet e tjetra, por edhe barazi brenda kombit tonë. Nuk ka ardhmëri nëse shumica e shqiptarëve e kanë mbijetesën luks ndërkaq pakica e ka luksin normalitet. Siç ka thënë rilindasi ynë Sami Frashëri: ‘Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohet vetëm me bashkim dhe barazi. Zhdukja e barazisë shkakton humbjen e lirisë. Privilegjet janë shokë të tiranisë.’” Ai shtoi se “Bashkimi ynë kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe as nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Është gabim të përdoret bashkimi kombëtar për ta frikësuar Bashkimin Evropian. Mënyra e tillë na lë edhe pa bashkim kombëtar, edhe pa Bashkim Evropian. E neve na nevojiten të dyja, pra, edhe bashkimi kombëtar, edhe Bashkimi Evropian. Shqiptarët janë fuqi rajonale. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt, ashtu qysh po e pranojnë fqinjtë tanë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi kombëtar i shqiptarëve, në Ballkan, bëhen paralelisht me krijimin e aleancës ballkanike Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Bullgari, plus Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi zyrtar, ku shqiptarët duhet të prijnë.”

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe anëtarë kryesie, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes nga Kosova, ndërsa nga Shqipëria mori pjesë Ministri Pandeli Majko, edhe si ish kryeministër në kohën e luftës dhe çlirimit të Kosovës, që këtë vit shënon 20 vjetorin. Pjesëmarrësit përfshinë gjithashtu gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile, bashkë me qindra anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes në Shqipëri. Me dhjetra anëtarësime u kryen vetëm mbrëmë nga simpatizantët e Lëvizjes.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri falenderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe personat që dhanë vullnetarisht kontributin e tyre për realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti. Punë e sfida na presin përpara, por entuziazmi për angazhim na është rritur edhe më shumë.

Tiranë, 22 maj 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lëvizja vetëvendosje vetëvendose në tiranë lëvizja vetëvendosje vetëvendose në tiranë


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit