LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fati i epidemisë është në duart tona”/ Mjeku i QSUT-së thirrje qytetarëve: Lufta nuk fitohet me retorikë bos

15 Gusht 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Fati i epidemisë është në duart tona”/ Mjeku i

TIRANË- Neurokirurgu i spitalit “Nënë Tereza”, Artur Xhumari i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Ai thekson se edhe ata që nuk besonin në ekzistencën e COVID-19, kur ai u hyri në shtëpi iu drejtuan bluzave të bardha. Sipas mjekut, fati i epidemisë është në duart e qytetarëve.

“Fati i epidemisë është në duart tona! Çdokush le të ndryshojë sjelljen e zakonet. Kjo do e pengojë përhapjen e virusit; do t’ i japë kohë shkencës të gjejë “armën” kundër virusit. Kjo do të minimizojë vdekjet. Nuk kërkohet shumë prej nesh: Mbaj distancë fizike, Mbaj maskë, Izolohu dhe telefono mjekun e familjes, nëse ke shenja të COVID 19 Nuk ka shkop magjik për këtë pandemi. Lufta nuk fitohet me retorikë boshe, statuse facebooku dhe deklarata të pamenduara, por me përgjegjshmëri të lartë. Trup i shëndoshë në një mendje të shëndoshë! Kjo është strategjija!”, shprehet ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

“Mens sana in corpore sano” Në këto ditë të tensionuara, kur asnjëherë më shumë nuk është folur për shëndetin dhe shëndetësinë, kur na duhet të luftojmë me një virus, që ka gjunjëzuar globin, kur COVID 19 është mes nesh dhe e shoh në pacientë, por edhe në familje, duket, se më të çoroditura janë pikërisht mendjet…Kam dëgjuar gjithëfarë çudish këto kohë, me konspiracione masonike, protesta publike kundër masave anti-COVID, që “shkelin liritë e njeriut” dhe jo pak herë kam qeshur me vete… por tani, jo më… Nuk është as shaka dhe as “lojë luftash” si ato që bënim kur ishim fëmijë… Sa të shumtë kanë qenë ata, që ulur nga divani komod i shtepisë jepnin mend në rrjete sociale, që donin t’i mbushnin mendjen dynjasë se ky virus nuk ekziston; të tjerë që shanin sistemin, mënyrën e menaxhimit, baltosnin mjekët… Por kur COVID u hyri në shtëpi, heshtën dhe iu drejtuan atyre bluzave të bardha që kishin ndyrë me fjalët e tyre të papeshuara. Epo, mirë.. E dimë që sistemi ka jo pak të meta, por le të shohim përtej, le të shohim përreth… Çfarë po ndodh?! Brukseli ka 50 të sëmurë të rinj për 100 mijë banorë në ditë (1500 nëse do ishte Shqipëria). Po Belgjika ku ka gabuar?

Popuj qeflinj si italianet apo spanjollët pësuan katastrofë sanitare derisa mblodhën mendtë. Po ne ç’popull jemi? Nuk është çështje menaxhimi, as sistemi. As duam të edukohemi dhe as kemi besim. Të mos jemi hipokritë, edukata jonë shëndetësore nuk është as bazike. Shkojmë tek mjeku vetëm kur sëmuremi e tek dentisti, kur na dhëmb dhembi. Besojmë portalet e komshiun, por jo mjekun. Rajone të Spanjës ndalojnë duhanpirjen në publik; Parisi e Brukseli vendos me detyrim maskën në hapësira publike. Këto lajme duhet të shqetësojnë çdokënd, por dhe duhet të na bëjnë të reflektojmë… Shqetësuese është se në vende me ekonomi shumë më të fuqishme se ne, me kujdes shëndetësor me arritjet më të fundit të shkencës, situata e përhapjes së infeksionit është përkeqësuar. Po në vendin tonë me fuqi të pakët ekonomike? Reflektimi duhet bërë mbi masat e strategjisë së ndalimit të përhapjes, themeli i të cilave është ndryshimi i sjelljes sonë! Fati i epidemisë është në duart tona! Çdokush le të ndryshojë sjelljen e zakonet. Kjo do e pengojë përhapjen e virusit; do t’ i japë kohë shkencës të gjejë “armën” kundër virusit. Kjo do të minimizojë vdekjet. Nuk kërkohet shumë prej nesh: Mbaj distancë fizike, Mbaj maskë, Izolohu dhe telefono mjekun e familjes, nëse ke shenja të COVID 19 Nuk ka shkop magjik për këtë pandemi. Lufta nuk fitohet me retorikë boshe, statuse facebooku dhe deklarata të pamenduara, por me përgjegjshmëri të lartë. Trup i shëndoshë në një mendje të shëndoshë! Kjo është strategjija!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur xhumari artur xhumari

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Gusht 2020, 09:13

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar disa deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen