Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
FDA autorizon pilulën e Merck-ut kundër koronavirusit
23 Dhjetor 2021, 17:29Nga DOSJA
SHBA – Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka autorizuar të enjten përdorimin e pilulës kundër koronavirusit të kompanisë Merck, ndërkohë që po rritet numri i personave të infektuar për shkak të variantit Omicron të këtij virusi.
Vendimi për përdorim emergjent të pilulës ka ardhur një ditë pasi agjencia ka dhënë dritën e gjelbër për një pilulë kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Pfizer. Pilula e kompanisë Merck duhet të merret pesë ditë pas simptomave të para dhe sipas disa studimeve, ajo e zvogëlon numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve te kategoritë e rrezikuara.
“Autorizimi i sotëm ofron trajtim shtesë kundër koronavirusit”, ka thënë shkencëtarja e FDA-s, Patrizia Cavazzoni.
Pilula e kompanisë Pfizer është thënë se zvogëlon simptomat e rënda për gati 90 për qind. Ndonëse vaksinat dhe dozat përforcuese mbesin mjeti më i fuqishëm kundër koronavirusit, ekspertët kanë mirëpritur trajtimet shtesë, të cilat pas një kohe do të blehen nëpër barnatore, me përshkrim të mjekut.
HAGË – Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës vendosi vazhdimin e kohës së paraburgimit për dy ish-drjetuesit e Orga...
INDI– Një burrë dhe një grua nga një fshat në distriktin Mysuru në Karnataka, Indi, u lidhën në një shtyllë elektrike dhe u dhunuan nga ish-bashkëshorti d...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, ditën e sotme, gjatë një vizitë zyrtare të kë...
BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë se ka krijuar një përkeqësim të situatës së sigurisë në Evropë, ndërkohë që bëri th...
SHBA- Autoritetet amerikane kanë diskutuar me Turqinë për shitjen e saj të dronëve të armatosur në Etiopi. Mediat e huaja raportojnë se sipas dy burimeve të njo...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po kërcënon Rusinë me raketa në pragun e tyre. The Guardian shkruan se gjatë një deklaratë, Putin g...
KOSOVË – Pas disa orësh rrethuar me shirita të Policisë pas njoftimit se ishte vendosur një bmbë në stacionin e autobusëve në Prishtinë është konfirm...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveritë e mëparëshme në vendduhet të shohin fillimisht veten e tyre në pasqyrë, para se të krit...
MAQEDONI E VERIUT – Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, të enjten më 23 dhjetor, ka nisur debatin lidhur me vendimin e ditës së mërkurë, të Gjykatës...