LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO + EMRI/ Zhduket pa gjurmë nënoficeri i Gardës së Republikës, u nis për në punë por nuk mbërriti kurrë, telefonata

5 Maj 2020, 16:43 Nga DOSJA
FOTO + EMRI/ Zhduket pa gjurmë nënoficeri i Gardës së

TIRANË– Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti rezulton izhukur prej tetë ditësh. Ka qenë daja e Dergutit ai që ka bërë denoncimin në emisionin “Pa gjurmë”, në “Report TV”, ku kërkon ndihmë për gjetjen e nipit. Në studio,  Haxhi Vela sqaron se zhdukjen e tij e kanë mësuar dy orë pasi i riu ishte nisur për në punë, por nuk kishte mbërritur atje.

Ka qenë  komanda e repartit të Gradës që ka telefonuar familjen e Dergutit dhe i ka njoftuar në lidhje me faktin se Ervini nuk ishte paraqitur në punë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, tregojnë lëvizjen e fundit të të riut.

Ishte situatë e papritur, dramë për të gjithë familjen. Ai u nis si çdo ditë në punë. Kaloi ora 8:30-9:00 dhe komanda e repartit merr në telefon familjen, pasi Ervini nuk ishte paraqitur në punë. Kjo mjaftoi që të informohemi se Ervini ishte zhdukur. Ai kishte me vete telefonin që rezulton i fikur. Nga ai moment mësuam se diçka mund të ketë ndodhur. E merr në telefon nëna dhe telefoni doli i fikur. Pyesim në çdo vend dhe asnjë gjurmë e tij. Nuk ka qenë problematik si në shoqëri por edhe ne punë. Nuk ka pasur asnjë konflikt apo debat që na jep një sinjal për të kuptuar diçka që nuk shkon me të. Ditën e fundit që është larguar nuk e ka pasur armën me vete,”– rrëfen daja Vela në Report TV.

Nëna e të riut, Gjyle Derguti, në një lidhje nga telefoni kujton minutat e fundit kur i biri doli nga dera e shtëpisë herët në mëngjes.

Djali në 5 e gjysmë të mëngjesit u nis për punë dhe nuk ka vajtur. Atë moment kur ka ikur nuk e kam takuar. 1 ditë me parë ka pasur komunikim me një person që nuk e kuptova për çfarë bëhej fjalë. Pasi e pyeta më tha që bisedova me një shok pune. Djali ka qenë i stresuar nga koha e pandemisë, shfaqej i mërzitur. Më pyeste pse s’po dalim, pse s’po hapen rrugët,”- shprehet e ëma.

Pas denoncimit dhe telefonatave, në studion e “Pa gjurmë”, ka telefonuar një qytetar, i cili është shprehur se e ka parë Dergutin në qytetin e Elbasanit.

Derguti është me origjinë nga qyteti i Burrelit dhe banon në Sauk.

Që nga periudha e izolimit për shkak të situatës nga Covid në vend 27-vjeçari nuk kishte munguar asnjëherë në punë ndërsa kishte vijuar normalisht. Edhe të hënën e datës  27 prill, ai doli herët në mëngjes  për të marrë turnin, ndërsa në orën 6 mëngjesit telefoni i tij doli i fikur.

Pavarësisht denoncimeve të bëra, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 27-vjeçari.

 Në dijeninë e familjes nuk kishte pasur konflikte me askënd, përveç një telefonate që bëri një ditë para se të zhdukej, të cilët tregojnë se e kishte marrë një shok në telefon.

Ditën që doli nga shtëpia ka qenë civil dhe nuk e ka pasur me vete armën e shërbimit. Ai është larguar nga banesa i veshur me një xhup ngjyrë gri e hapur, pantallona blu, atlete të zeza, poshtë xhupit një këmishë me vija.

Këto janë 2 numrat tanë të kontaktit, për çdo person që ka dijeni:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: Whatsapp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën në facebook: Pa Gjyrmë Report Tv

Në kanalin në Youtube: Pa gjurmë Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin derguti haxhi vela zhduket nënoficeri i gardës së republikës ervin derguti haxhi vela zhduket nënoficeri i gardës së republikës

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen