Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
FOTOJA- “Thirret Kuvendi më 18 dhjetor”, zbulohet formulari i Bashës
22 Nëntor 2021, 18:47Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka siguruar formularin që ka shpërndarë kryedemokrati Lulzim Basha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021. Në përmbajtjen e formularit që duhet plotësuar nga anëtari i Partisë Demokratike thuhet se demokrati bie dakort me Thirrjen e Kuvendit dhe me rendit e ditës që përmban 18 dhjetori.
Përmbajtja e formularit:
Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.139 Prot, datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë, që nisur nga situata e krijuar në Partinë Demokrratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘non grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimit të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mosmarrjes së masave që kërkoheshin nga ajo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur: Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë, më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve. Unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar, deklaroj sa më poshtë: 1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor 2021, ora 11:00, pubikuar në https://pd.al/kuvendi-kombëtar-18-12-2021/, si dhe 2.Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor.
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.Në pranga është vë një 50-vjeçar, i cili kishte dhunuar gruan e tij. Dy persona t...
ELBASAN– Ndryshon vendi i takimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Është vendosur që takimi të zhvillohet në Elbasan dhe jo në Durrës,...
TIRANË– 6 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se merreshin me kontrabandë mallrash tekstile. Operacioni i zhvilluar sot “Fast Delivery:” ...
BULLGARI – Shtatë të mbijetuarit të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Pirogov në kryeqyt...