Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës së bllokut evropian do të punojë së bashku me Komisionin Evropian edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto komente Macron i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Franca mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian nga 1 janari.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se e mirëpret faktin që Franca, si një shtet me peshë të madh politike dhe me përvojë ka marrë kryesimin e Presidencës dhe se institucioni që ajo udhëheqë, do të jetë në dispozicion për të bashkëpunuar në realizimin e prioriteteve të përbashkëta të BE-së.
Macron dhe von der Leyen folën për gazetarët pas takimit të parë të punës që pati kolegji i Komisionarëve të BE-së me Qeverinë franceze, si kryesuese e radhës së BE-së. Burimet nga Presidenca franceze kanë thënë se do të angazhohen gjatë këtyre gjashtë muajve edhe për të avancuar procesin e zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh edhe përmbushjen e kushteve në këtë proces, sipas metodologjisë së re të zgjerimit.
Sipas burimeve diplomatike, Franca pritet sidomos të punojë në tejkalimin e pengesave për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas krijimit të Qeverisë së re në Bullgari pritet që të gjendet edhe një zgjidhje për të hequr pengesat që ky shtet i ka bërë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Franca gjatë kryesimit të saj me BE-në do të organizojë edhe një konferencë të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor, në të cilën do të diskutohet për problemet specifike, sidomos për tensionet politike në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË – Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe njëkohësisht biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur ditën e sotme për trazirat në Kazakistan duke “m...
FRANCË – Që nga fillimi i javës, Franca ka vazhduar të regjistrojë rekorde ditore të infektimeve me Covid, më shumë se 330,000 raste të reja pozitiv...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 144 raste të reja të të infektuarve me koro...
PERU- Ministria e Shëndetësisë e Perusë raportoi rastin e parë fatal të “flurona” në vend(një infeksion i njëkohshëm i gripit dhe COVID-19).Sipas T...
KOSOVË- Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë një agjendë të negociatave për vitin 2022, e cila duhet të jetë në shërbim të arritj...
IZRAEL- Një zëvendësministër izraelit, i quajtur Yair Golan, është kritikuar ashpër nga kolegët e tij qeveritarë, pasi tha se të ardhurit izraelitë në Bregun Pe...
KOSOVË- Një alarm i tretë për bombë është ndezur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se një telefonatë anonime ka ngritur sër...
FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës së bllokut evropian do të punojë së bashku me ...
FRANCË- Tre muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të udhëheqë në sondazhe. Mediat e huaja raportojnë se Marcon end...
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe do të angazhojë pjesëtarë të ushtrisë në spitalet në Londër për të lehtësuar situatën pas mungesave të mëdha të stafit, si pas...