Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Gara për kreun e SPAK, Kondili para KLP-së: Kam ekperiencë, do bashkëpunojë dhe me Policinë
18 Dhjetor 2019, 11:49Nga DOSJA
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot intervistën me kandidatin për kreun e SPAK, Edvin Kondili, i cili ka treguar platformën e tij. Kondili është pyetur për platformën e tij, ku është shprehur se ka një eksperiencë 15-vjeçare si prokuror, dhe në të gjithë eksperiencën e tij ka patur rastin të prek çdo aspekt të hetimit të një çështje.
DEBATI I PLOTË
Kondili:Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta. Krijimi i BKH si plotësuese e SPAK. Garantimi total e pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti ndryshuar i prokurorëve larg centralizimit e dikurshëm. Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK. Aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pirtshmerinë e tij. Bashkëpunimi me agjencitë të tjera ligjizbatuese me rëndësi të veçantë. Efektiv, në kohë sa me të shkurtër dhe me mjetet të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhenia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunues sigurisht pa cënuar sekretin hetimor.
Seiti:Nuk e keni pasur eksperiencë si drejtues. Cila është arma juaj e fort në raport me dy kandidatët e tjerë?
Kondili:Kam eksperiencë prej 15 vite si prokuror, por asnjëhere drejtues. Këtë gjë nuk më ka demotivuar, por bazohem në të gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështje.
Alfred Balla:Mendoni se fakti që vini nga Krimet e Rënda, strukturë që po shkrihet këto ditë, ka një handikap në këtë aspekt?
Kondili:Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK.
Tartar Bazaj:Hetimi pasuror do të jetë një nga komponentët e punës tuaj. A do të kthehet në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi të dokumentojnë te ne atë kohë?
Kondili:Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale.
Sandër Beci:Cila do të ishte më e drejtë për ndjekjen e hetimeve pasurore?
Kondili:Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimin penal.
Ibrahimi: Fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore perveç BKH, përbën një rrezik për dekonspirim?
Kondili:SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për t’u formuar. Do të duhet bashkëpunim me Policinë e Shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjenci të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit.
Përfaqësuesit e EURALIUS:Si do veproni si administrator të kësaj strukture?
Kondili:Si drejtues administrativ i SPAK, do të ndjek të gjitha parashikimet e ligjit për funksionimin të SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyrë në pavarësinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë.
Lacomy, OPDAT: Cila është mënyra më e mirë e bashkëpunumit midis prokurorëve dhe hetueseve në SPAK?
Kondili:Ky bashkëpunim duhet të bazohet në një marrëdhënie reale midis të dyve, bazuar në besim, profesionalizëm. Së bashku përgjigjen për një qëllim të përbashkët.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BURREL- Policia e Matit në bashkëpunime me qytetarët e zonës kanë arritur fianalizimin e një operacioni të fshehtë të koduar si “Livadhet”, duke duke goditur n...
HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has të Kukësit, ku një shtetas 76-vjeçar ka humbur jetën.Përmes njoftimit zyrtar të policisë është mësuar se 76-...
TIRANË- Përgjatë 24 orëve të fundit , Policia e Tiranës ka arrestuar 8 shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.Nga efektivët e “Shqiponjave” në ...
TIRANË- Hetimi për pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90 dhe atyre 2000, ballafaqohen në një pikë: shumë prej tyre janë ndërtuar pa projekt zbatimi dhe me ka...
TIRANË- Gazetarët, shoqatat e mediave vendase dhe të huaja si dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sot para Parlamentit prej orës 09:30, kundë...
ELBASAN- Ditën e sotme një 38-vjeçar nga Elbasani me iniciale U.K, është arrestuar nga policia e Elbasanit për shkak se ka tentuar t’i fuste drôgë të ...
TIRANE- Prokurori Arben Kraja ka prezantuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për drejtimin e SPAK, (Prokuroria e Posaçme). Kraja, ...
TIRANË- Paraditen e sotme është mbedhur edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbledhje në të cilën do të merren në intervistë tre kandidatët që kanë apliku...
TIRANË– Prokurori Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK që po pyetet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me vizionin e tij. Në fjalën e tij, ...
TIRANË- Ishte data 30 Shtator e vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgji...