LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Unë jam terrori i natës, bëj gati zarfin’/ Gardist Gyli dhe dy shokët e tij aksion si në filmat e ‘Hollywood’, i h

16 Qershor 2020, 17:31 Nga DOSJA
‘Unë jam terrori i natës, bëj gati zarfin’/ Gardist

“Ai quhet shkurt Gyli, punon në Gardën e Republikës dhe kishim bërë plan që së bashku me dy të tjerë të vidhnim katër kilogramë kokainë në banesën e E.M”- kështu e nisi njëri nga të dyshuarit rrëfimin e tij , duke ekspozuar emrin e njërit prej bashkëpunëtorëve që më pas rezultoi se ishte realisht efektiv i Gardës së Republikës dhe quhet A.Kala tha një burim pranë policisë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Hetimi i komisariatit numër 2 së bashku me SHÇBA, i nisur pas një kallëzimi nga një qytetari i cili dyshonte se kishin tentuar t’i vidhnin me armë banesën në kryeqytet, çoi mes të tjerash në pranga edhe gardistin.

Fillimisht – pohoi një burim i gazetares Hoxha, – u këqyrën kamerat e sigurisë, ku edhe dallohen disa persona që marrin shkallë druri për tu ngjitur në një ballkon që përkon me banesën e shtetasit E.Mosko.

Bëhet me dije për gazetaren, Hoxha se është pyetur Mosko që ka pretenduar se e kishin telefonuar dy ditë pas tentativës për ta grabitur dhe i ishte thënë ‘UNË JAM terrori i mbrëmjes , bëj gati një zarf’.

Pas kësaj telefonate i riu i është drejtuar menjëherë policisë, ndërsa në datën 1 qershor kallëzuesi është telefonuar sërish.

“Aman na i mbyll këtë çështje, të kërkojmë falje , në qoftë se na ndihmon me shtetin do të tregojmë se kush na solli tek ti” – mësohet t’i ketë thënë telefonuesi.

Denoncuesi pretendon se i është përgjigjur se nuk është as ministër, as drejtor- “kështu që nuk kam se si ju ndihmoj”- citoi një burim për gazetaren Anila Hoxha . Ndërkohë që ka shtuar se informatori i ka dresuar gabim pasi ai nuk ka as lekë në shtëpi dhe asgjë tjetër.

Më tej shtojnë burimet janë pyetur të dyshuarit mes tyre edhe efektivi i gardës. Shtetasi S.Q sipas një burimi pranë SHÇBA ka rrëfyer se kishin bërë plan sipas informacioneve të “informatorit” së bashku me tre të tjerë ku ishte edhe gardisti për të vjedhur një sasi kokaine prej 4 kg.

Një person nën hetim mësohet se ju ka treguar informacionin mbi banesën ku sipas tij gjendej kokaina. I dyshuari tjetër i ndaluar shton “të nesërmen shkoi poshtë pallatit vetëm personi i gardës me emrin Gyli, morëm edhe shokun tonë F. dhe së bashku u nisë. F mori armën e Gylit, e futi në brez, pastaj u ngjitëm drejt vilës. I ramë ziles. Kishim bërë plan kur sapo të hapej dera ti vendosnim pistoletën në kokë. Por dera nuk u hap. Njëri prej nesh tha- “nuk bëhet kjo punë. F. na propozoi ta bënim sipas mënyrës së tij, të visheshim sikur ishim policia e të trokisnim sërish. Atëherë, ikëm dhe shkuam për të pirë një cigare hashash. Pikërisht këtu ndryshuam plan dhe vendosëm të vidhnim një argjendari pranë një funerali

I penduari tregon më tej sipas gazetares Hoxha se ” plani u anulua pasi F. tha që do kishim policët nëpër këmbë, po më pas gardisti ka kërkuar që ta shtyjnë ngjarjen pasi nuk donte që të grabiste me armën e punës”

Burimet e SHÇBA pohojnë për gazetaren Hoxha se përfundimisht të dyshuarit kanë vendosur të rikthehen për grabitjen e kokainës, referuar informacionit të një shoku të E.M.

Ata kanë trokitur dhe kanë thërritur “hape se jemi policia’ thonë burimet e sigurta dhe kur i zoti i shtëpisë ka reaguar ka ndodhur edhe përleshja mes policëve të rremë dhe E.M.

Nga rrëfimi i E.M ata e qëlluan me shkelma, njëri prej tyre e mbushi por arma nuk shkrepi ndërsa dëgjonte “vrite vrite”

Policia ka zbuluar me këtë rast edhe nofkat e të dyshuarve si ata e thërrisnin njëri tjetrin, si Lupino, Çerri dhe Çuçi.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gardisti grabitje kokaine ne tirane gardisti grabitje kokaine ne tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen