LIVE UPDATES
Bota

Gjenocidi në Çamëri, gazetari turk: Grekët janë të zhveshur nga ndjenja e mëshirës, dhimbjen e kujtojnë kur iu dhemb sh

27 Qershor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Gjenocidi në Çamëri, gazetari turk: Grekët janë

Nga Ayhan Demir

Ata që lexojnë historinë osmane e dinë mirë që nëse shqiptarët do të donin, sot nuk do të kishte qoftë edhe një grek mbi rruzullin tokësor. Por asnjë shqiptar musliman nuk ka torturuar dhe keqtrajtuar armikun e tij, ndërsa civilëve nuk i ka drejtuar shpatën dhe as nuk i ka keqtrajtuar.

Por përkundër kësaj grekët e kanë treguar gjithmonë grekërinë shumë herë edhe përballë njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Jo vetëm ndaj muslimanëve, por edhe ndaj atyre që ishin prej tyre. Sepse ata janë të zhveshur nga ndjenja e mëshirës. Ndjenjën e dhimbjes e kujtojnë vetëm atëherë kur ju dhemb shpirti i vet.

Grekët kanë hedhur firmën mbi sulme dhe vrasje të panumërta në rajonin e Ballkanit dhe atë të Anadollit. Të gjithë e dimë se çfarë mizorish kanë bërë ata ndaj popullit musliman turk. Por ato që kanë bërë ndaj shqiptarëve nuk njihet dhe nuk flitet sa duhet.

Mijëra shqiptarë që jetonin në rajonin e Çamërisë, vend ky, emrin e të cilit shumë prej nesh nuk e dinë, u detyruan të largohen, u dhunuan, përdhosën, persekutuan dhe asimiluan pasi shteti osman u detyrua të largohet nga Ballkani.

Ndryshimi i shpejtë dhe i menjëhershëm i popullsisë në rajonin e Çamërisë, rajon i cili përmban veri-perëndimin e Greqisë dhe jugun e Shqipërisë, është në fakt i mjaftueshëm për të kuptuar atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Popullsia e Çamërisë, sipas një numërimi në vitin 1908 ishte 73 mijë. 92% e saj përbëhej nga shqiptarët, ndërsa pjesa tjetër nga grekët, vllahët si dhe romët. Deri para luftërave botërore kjo përqindje zbriti deri në 84, (Gjenocidi i Çamërisë, Berna Türkdoğan Uysal, faqe 74).

Greqia ka tentuar disa herë të ndryshojë balancat e popullsisë në këtë rajon si dhe të asimilojë shqiptarët atje. Në rajonet e banuara me shqiptarë ata vendosën grekë, vllahë dhe romë. Gjuha shqipe u ndalua, ndërsa emrat e vendeve u shkruan në gjuhën greke. Pasuritë u sekuestruan. Xhamitë u mbyllën. Nisën arrestimet dhe dëbime të pa arsyetueshme.

Rreth 85 mijë çamë të rraskapitur nga presioni i vazhdueshëm grek, u detyruan të lënë vendin për të shkuar në Anadoll përmes marrëveshjes së shkëmbimit të popullsive të firmosur nga Turqia dhe Greqia. Greqia, e cila edhe pse përdori lloj-lloj tiranie dhe nuk arriti dot atë që dëshironte, martirizuan liderin e shqiptarëve së asaj kohe, Hoxhë Dautin.

Greqia, ata shqiptarë që deri në atë ditë nuk i kishte cilësuar edhe si njerëz, vendosi ti bëjë pjesë të ushtrisë për shkak të luftës me Italinë. Megjithatë jo në frontin e luftës, por si punëtorë të rëndomtë. Gjatë pushtimit italian, meshkujt që kishin mbushur moshën 14 vjeç u dërguan në kampet e përqendrimit që ndodheshin në ishujt Mytilene, Chios dhe Corinth.

Nuk lanë rehat as shqiptarët ortodoks. Ata nisën ti cilësonin si pjesë e kulturës së tyre ortodokse dhe u munduan ti asimilojnë ata.

Nuk ka mbaruar ende, ende jo…

Një tjetër gjenocid u realizua ndaj shqiptarëve të Çamërisë edhe nga EDES, Uniteti Grek Kombëtar Demokrat, grup ky i cili udhëhiqej nga Gjeneral Napoleon Zervas dhe i cili si fillim ishte në anën e anti-komunistëve gjatë luftës civile dhe më pas kaloi në vijën mbretërore.

Shqiptarët e Çamërisë iu nënshtruan një gjenocidi, sulmi i parë i të cilit nisi më 27 qershor të vitit 1944, ditë kjo e cila ishte dhe dita e shenjtorit Bartolomeo. Njerëzve iu prenë gjymtyrët dhe trupat e tyre u copëtuan. U vranë gra shtatzëna dhe bebe.

Në 24 orët e para, vetëm në Paramithi, u masakruan më shumë se 600 civilë. Në masakrat që vazhduan deri në marsin e vitit 1945 në Filat u vranë një mijë e 286 civilë, në Gumenicë dhe rrethinat 192 dhe në Margëlliç dhe Pargë 626 civilë. Mes Qershorit 1944 dhe marsit të 1945-ës janë masakruar gjithsej 3 mijë e 242 civilë, 2 mijë e 900 prej të cilëve ishin meshkuj, 214 gra dhe 96 fëmijë. 745 gra u përdhunuan. 76 gra u grabitën dhe 32 u masakruan 32 foshnje të cilat nuk kishin mbushur as moshën 3 vjeç.

Në sulmet e pamëshirshme ndaj 68 fshatrave 5 mijë e 800 shtëpi dhe xhami u dogjën dhe u shembën. Gjatë plaçkitjeve janë marrë 84 mijë e 752 litra vaj ulliri, 674 mijë e 344 kilogram grurë, 4 mijë e 453 kafshë transporti, dhe 49 mijë e 435 shpendë.

Gjenocidi ndaj Çamërisë është shqyrtuar në mbledhjen e katërt të këshillit të popujve të papërfaqësuar në Hagë, në janar të vitit 1945. Gjatë mbledhjes së datave 20-25 janar u vendos për riatdhesimin e çamëve dhe dhënia e të drejtës së shtetësisë. Rikthimin e pronave dhe njohja e të drejtave ndërkombëtare. Greqia të pranojë problemin çam dhe të hedhë hapa seriozë për zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas një projektligji të pranuar në Parlamentin e Shqipërisë më 30 qershor të vitit 1994 data 27 qershor njihet si dita e përkujtimit të gjenocidit grek ndaj çamëve.

Qindra mijëra çamë që jetojnë në Shqipëri çdo vit në këtë datë marshojnë drejt kufirit grek duke rifreskuar shpresën e tyre për tu rikthyer në tokat e etërve.

Por Greqia as që e njeh gjenocidin grek ndaj çamëve dhe nuk lejon çamët muslimanë të rikthehen në tokat e tyre. Nuk pajtohet për rikthimin e pasurive të çamëve muslimanë shqiptarë, vlera e së cilës shkon deri në 2.5 miliardë dollarë. Nga ana tjetër ndaj rreth 100 mijë çamëve dhe 300-400 mijë shqiptarëve emigrantë që jetojnë në Greqi vazhdon armiqësia racore. Në këtë situatë, ajo që ne (Turqisë) na takon është të vajtosh me vajin e tyre dhe të ndash dhimbjen me ta. Kjo është edhe domosdoshmëria e vëllazërisë. Kjo është dhe domosdoshmëria e miqësisë.

 Shkrimi u shkrua për të përditshmen “Yeni Akit” në Turqi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ayhan demir ayhan demir

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale