LIVE UPDATES
Bota

Gjermania intensifikon luftën kundër punës ilegale

30 Mars 2019, 14:30 Nga DOSJA
Gjermania intensifikon luftën kundër punës ilegale

Vitin e kaluar Enti Doganor i Gjermanisë ka kapur më shumë raste shkelje të ligjit të pagës minimale dhe punësimit ilegal, sesa në vitet e mëparshme. Siç del në pah nga statistikat vjetore të këtij enti, ndërsa në vitin 2015 numri i shkeljeve të kapura ishte 1316, në vitin 2018 ai është gati pesëfishuar në 6220.

Në kuadër të luftës kundër punës në të zezë dhe punësimit ilegal janë hapur 111 000 procese gjyqësore për ndjekje penale. Ky është një numër që gjithashtu është rritur në krahasim me vitin 2017 (108 000).

Më shumë kontrolle në të ardhmen

Numri i punotërve në të zezë megjithatë është shumë më i madh, por doganave të Gjermanisë u mungojnë kapacitete për ta luftuar si duhet këtë fenomen.

Këtë mangësi politika tani po përpiqet ta rregullojë me një projektligj të ri, të cilni ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, (SPD) e ka kaluar në qeveri dhe tani pret që të miratohet nga Bundestagu. „Ligji i ri hap rrugën për më shumë zbulime të këtij lloji: Ai vë në dispozicion më shumë kontroll dhe rritje të personelit të njësive numrit të stafit të njësisë speciale doganore“, tha Scholz gjatë prezantimit të statistikave vjetore të Entit Doganor, në fillim të javës në Berlin.

Protesta nga sindikatat

Deutschland Schwarzarbeit in Hamburg (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)
Puna në të zezë është një temë edhe e sindikatave gjermane. Lidhja e Sindikatave Gjermane (DGB) ka kërkuar dënime më të rënda për rastet e shkeljes së pagës minimale. “Punëdhënësit që nuk i përmbahen ligjit të mos përfitojnë më nga tenderat e sektorit publik“, është shprehur ndër të tjera kryetari i bordit të DGB-së, Stefan Körzell, në një intervistë për grupin mediatik Funke. Körzell tha se kjo duhet të vlejë edhe për ato raste kur ligji nuk shkelet nga marrësi i tenderit vetë, por nga një sipërmarrës tjetër, që punon për llogari të tij.

Ngjashëm ishte shprehur edhe sindikata industriale e sektorit të ndërtimit, bujqësisë dhe mjedisit, IG Bau. Robert Feiger, shefi i kësaj sindikate, kërkon shtimin e personelit policor në këto njësi.

Numri i policëve doganorë që luftojnë aktualisht punësimin ilegal në të gjithë Gjermaninë është 6700. Në vitin 2017 dëmi që punësimi në të zezë i ka shkaktuar arkës së shtetit duke shmangur pagat shtesë ka shkuar deri në njëmiliardë euro.

Shqiptarë arrestohen

Por edhe kontrollet doganore janë aksione të kushtueshme: Këtë e dëshmoi edhe aksioni fundit që u zhvillua në ishullin Rügen të Detit Baltik të mërkurën (27.03.)

92 policë befasuan punimet për ndërtimin e disa pallateve anës detit, në vendin e quajtur Prora. Gjashtë police kishin edhe qenë me vete dhe, sipas gazetës Ostsee Zeitung, madje policia vuri në përdorim edhe një helikopter për të survejuar aksionin.

Si pasojë u kapën 11 punëtorë shqiptarë, të cilët jo vetëm që punonin në të zezë, por nuk kishin as leje qëndrimi. Ky aksion u bë në kuadër të hetimeve ndaj tre personave që kishin sjellë nga Shqipëria enkas punëtorë për të punuar në ndërtim. Ata përgjoheshin nga policia qysh nga viti i kaluar.

Krahas kantierit në Prora, pati edhe kontrolle të tjera në Lauterbach, Lüssow pranë Stralsundit dhe Hamburg, si dhe u kontrolluan dy banesa në Binz. Dy prej trafikantëve ishin nga Gjermania, i treti nga Maqedonia. Njëri prej tyre u kap gjatë kontrollit të policisë. Njëmbëdhjetë shqiptarët e kapur kanë marrë urdhër të largohen nga Gjermania brenda shtatë ditësh. Marrë nga Deutche Welle.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani lufta kunder informalitetit puna ilegale gjermani lufta kunder informalitetit puna ilegale

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd