LIVE UPDATES
Politike

Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

31 Dhjetor 2020, 09:10 Nga DOSJA
Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

Këto kohë asgjë nuk është më e rëndësishme se sa Corona, dhe kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Pandemia sundon gjithë shoqërinë, që nga marsi i kaluar. Dhe gjatë fundvitit politika e ka mbyllur pothuaj krejt vendin.

„Nëse për Krishtlindje mbajmë kontakte të shumta, dhe për gjyshërit këto krishtlindje kthehen në Krishtlindjet e fundit, atëherë kemi bërë diçka që nuk është në rregull. Ёshtë mirë që të mos e bëjmë një gjë të tillë,” paralajmëroi kancelarja Angela Merkel, Kur foli me shumë emocione para parlamentit, Bundestag, më 9 dhjetor, duke pasur parasysh se gati 600 vetë që vdesin nga Corona çdo ditë në Gjermani. Pas kësaj dite numri i të vdekurve ka qenë edhe më i madh.

Por kundërshtimi ndaj kufizimit të lirive individuale është duke u rritur, sidomos nga të ashtuquajturit „demonstrata të atyre që mendojnë ndryshe”. „Nevojitet një lëvizje sociale ku të mblidhen si ekstremistët e djathtë edhe ata të majtë, por edhe ezoterikët dhe ata që nuk e pranojnë shkencën,” thotë për Deutsche Welle-n studiesi i shkencave politike, Florian Hartleb.

Shtatë votime

Vendosja e ekuilibrit midis mbrojtjes së shëndetit dhe së drejtës së lirisë do të ketë ndikim edhe ndaj votimeve të shumta që do të mbahen në vitin 2021, pasi gjatë vitit që sapo mbyllet pati pak zgjedhje.

Qytetarët do të japin votën në gjashtë lande gjermane, mes të cilave në mars në Baden -Vyrtemberg, ku kandidon sërish i vetmi kryeministër landi nga partia e Gjelbër, politikani i preferuar, Winfried Kretschmann. Në muajin prill interesante do jetë në Tyringji, një land ku postin e kryeminstrit e mban Bodo Ramelow, i vetmi kryeministër nga partia E Majta.

Pandemia sundoi vitin 2020

Në Saksoni- Anhalt zgjedhjet për parlamentin e landit zhvillohen në muajin qershor, ku do të vendoset nëse do vazhdojë të qëndrojë në krye koalicioni i përbërë nga kristiandemokratët, socialdemokratët dhe ekologjistët. Në kontradiktat për rritjen e taksave të radio-televizionit, partia kristiandemokrate e këtij landi ishte e vetmja që doli nga falanga e idhtarëve. Kjo u kthye në problem për kristiandemokratët e atjeshëm, sepse për këtë pikë ajo votoi me populistët e djathtë të AfD.

Votimet më të rëndësishme të vitit do të mbahen në muajin shtator, gjatë zgjedhjeve parlamentare. Gjatë këtyre zgjedhjeve merr fund epoka e Merkelit. Ajo do të largohet mbas 16 vjetësh dhe katër mandateve në pushtet. Merkel ka qëndruar në pushtet pothuajse po aq gjatë sa rekordmbajtësi i deritanishëm, Helmut Kohl.

Adieu, Angela!

Çfarë do t’u mungojë gjermanëve kur të largohet ajo? Florian Hartleb mendon: “Vullneti i saj për të mos hequr dorë nga një çështje, pathyeshmëria, puna e palodhur, disiplina dhe elementi shkencor në politikë”.” Si minuse të qeverisjes së saj ai sheh mes të tjerash “të folurit jo të qartë dhe të mbushur me fjalë boshe” dhe “politikën kokëfortë ndaj refugjatëve, ndjekur nga naiviteti i kulturës së mirëpritjes”, e cila bëri që të forcohej AfD.

Merkel është vlerësuar edhe jashtë Gjermanisë, si kancelare e krizave që ka qëndruar e pamposhtur në periudhat e trazuara me krizën e borxheve shtetërore europiane, me Brexitin dhe me Trumpin, si dhe tani me Coronën.

Kancelari i ardhshëm mban emrin Markus Söder?

Prandaj një nga çështjet më të rëndësishme të vitit 2021 do të jetë kush do ta pasojë Merkel-in. Meqenëse Partia Kristiandemokrare, CDU, ndodhet aktualisht në sondazhe të qendrueshme me 35 përqind, duke qenë më lartë se partitë e tjera, mendohet se kryetari i ardhshëm i CDU ka shanse që të bëhet edhe kancelar.

Zyrtarisht ekzistojnë tre kandidatë, të cilët do t’i prezantohen delegatëve në kongresin e partisë që zhvillohet në formë digjitale në mes të muajit janar: ish- kryetari i grupit parlamentar të Unionit Friedrich Merz, kryeministri i landit të Renanisë veriore- Vestfalisë Armin Laschet dhe politikani Norbert Röttgen. Nëse do të varej nga sondazhet, atëherë shumica relative e gjermanëve do të kishte preferuar më shumë si kancelar kryeministrin bavarez, Markus Söder nga partia simotër, Partia Socialkristiane. Gjermania nuk ka pasur asnjëherë ndonjëherë kancelar që të dalë nga kjo parti.

Lojërat e Berlinit me ngjyrat

Pavarësisht se kush do të jetë kancelar, mbas zgjedhjeve parlamentare për Bundestag-un, Unioni konservator i përbërë nga kristiandemokratët dhe kristiansocialët do të ketë nevojë për një partner koalicioni për të marrë pushtetin. Partneri aktual, Partia Socialdemokrate, po tregohet jo vetëm e dobët në sondazhe por edhe e lodhur nga bashkëqeverisja, pasi ka marrë pjesë në dy koalicionet me bazë të gjerë të drejtuara nga Merkeli.

Ata që mbeten janë të Të Gjelbërit, të cilët janë në ngjitje. Përveç kryetarëve të preferuar Annalena Baerbock dhe Robert Habeck, ka edhe disa të tjerë që kanë marrë qëndrim fundamentalist dhe duan që të marrin pjesë në qeverisje. Habeck, tha në fund të muajit nëntor në një mbledhje partie: “Ne luftojmë me optimizëm për të gjetur zgjidhjet e çështjeve. Dhe për të arritur këto zgjidhje ne luftojmë për të marrë pushtetin.”

Por Söder ka paralajmëruar idhtarët e partisë së tij, se nuk është e vetëkuptueshme që qeveria federale të jetë e përbërë nga kristiandemokratët dhe të gjelbërit, pra të zinjtë dhe të gjelbërit: „Disa vetë mendojnë se të zinjtë dhe të gjelbërit do të ishin interesantë. Por duhet pasur kujdes, që kur të gdhijë dita të mos jetë ndërruar modeli duke u kthyer në të gjelbër, socialdemokratë dhe të majtë.” Sipas llogarive ky kombinim nuk ka marrë deri tani ndonjë shumicë në sondazhe.

Shoqëria e polarizuar

Kurse Partia Aleanca për Gjermaninë, AfD, deri tani partia më e fortë në opozitë në parlamentin federal, Bundestag, është në rënie. Megjithatë kufizimet e bëra për shkak të Coronës mund të nxisin zgjedhës të tjerë t’ia japin asaj votën. „Ne jemi duke përjetuar një vend të përçarë,” thotë Hartleb. „Nëse pas traumës së Coronës ndodh rënie ekonomike, atëherë shoqëria do të mbetet e polarizuar.”

Sidoqoftë, thotë i bindur studiuesi i politikës, në vitin 2021 tema më e rëndësishme do të mbetet pandemia. “Corona është kriza më e madhe që nga viti 1945, me një rëndësi që prek të gjitha fushat e politikës, që nga ajo lokale e deri tek ajo globale.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike angela merkel gjermani angela merkel gjermani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje