LIVE UPDATES
Politike

FAUDA izraelite në Shqipëri, Rama sheh Netflix dhe frymëzohet për njësi speciale, harrohet ‘ENFAST-I’ dhe të FORTËT e

6 Nëntor 2019, 06:22 Nga DOSJA
FAUDA izraelite në Shqipëri, Rama sheh Netflix dhe frymëzohet

TIRANE- Pas nismës “Enfast” qeveria shqiptare shkon edhe më tej. Një tjetër forcë për goditjen e të fortëve do të krijohet në Shqipëri dhe ajo do të mbajë emrin FAUDA. Por ajo që është edhe më interesante është historia pas këtij grupi special. Sipas RealStory.al, kryeministri Edi Rama është frymëzuar për krijimin e këtij grupi nga një serial në Netflix, ku flitet për një repart të krijuar nga ish pjesëtarë të shërbimeve sekrete dhe ushtarakë, që janë të specializuar në kapjen apo eleminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë. Nuk kuptohet cili është misioni i kësaj force në Shqipëri, kur në vend ka edhe RENEA edhe FNSH, FLO, si dhe jo më larg se disa javë më parë u prezantua ENFAST-i, por urojmë që realizimi të jetë kokë më kokë me atë të NETFLIX.

Shkrimi i plotë i Real Story:

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe arrestimin e Redjan Rrajës, ndërsa ka njoftuar se brenda muajit qeveria do të miratojë një ligj special kundër KÇK-së, pra gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar.  “Do t’i nxjerrim ujë të zi” shkruan Rama ndërsa flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”, shkruan kryeministri ndërsa shton se lufta ndaj tyre do të vijojë deri në fund me zero tolerancë.

Por për çfarë flet Kryeministri kur i referohet ligjit dhe forcës speciale anti-krim? Origjina e tij daton 27 tetorin e vitit 2018, kur ministry I brendshëm dha dorëheqjen. As pesë muaj nga skandali i përgjimeve të Babales, gjithkush mendoi se dorëheqja kishte lidhje me këtë ngjarje, por shpejt u kuptua se ministri i fortë i brendshëm dhe mbështetja e tij ndërkombëtare e përjashtonin deri diku këtë, si arsyen e vetme. Ikja e Fatmir Xhafës u mbështoll me shumë mister për muaj me radhë. Thuhej se pati një përplasje mes tij dhe Kryeministrit, i cili u duk se e lëshoi shpejt dhe pa shumë komente largimin e Xhafajt. Po përse? Burime i thanë Realstory.al se së paku në përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit kishte qënë operacioni Forca e Ligjit dhe mungesa sipas kryeministrit, e rezultateve të forta dhe konkrete. Të njëjtat burime i thanë faqes sonë, se ministri i brendshëm ishte përgjigjur se kornizat ligjore nuk lejonin disa herë të arriheshin rezultate optimal, me gjithë indicjet që gjendeshin. Pas pak ditësh thuhet se Kryeministri është kthyer në zyrën e ministrit, me një material propozues të hartuar nga këshilltarët e tij (mes tyre edhe Sandër Lleshaj) ku propozohej krijimi i një forcë të posaçme elitë, në radhët e policisë, por me më shumë autonomi nga komanda e uniformave blu, me fokus të posaçëm “të fortët” dhe aktivitetet e tyre. Kryeministri gjithashtu propozonte trainim të posaçëm të huaj, uniforma të reja, dhe për më shumë, një bazë të re ligjore të funksionimit të saj. Duket këtu erdhi dhe çarja finale mes tij dhe ministrit Xhafaj, që ndër të tjera pa te kjo nisëm, edhe fundin me dështim të Operacionit Forca e Ligjit, që synonte pikërisht të fortët dhe tek nisma ligjore e saj, tejkalim të kompetencave të tij si ministër i brendshëm nga autoriteti i kryeministrit. Xhafaj u largua.

Në vend të tij mes shumë polemikash me presidentin e republikës, erdhi pikërisht këshilltari i Ramës, Sandër Lleshaj. Një ndër gjërat e para që ai bëri, ishte pikërisht hapja rrugë e kësaj nisme të re. Fillimisht me tërheqjen drejt Policisë të anëtarëve elitë të forcave të armatosura, pjesëmarrëse në operacione ushtarake paqeruajtese apo paqevënëse në Irak e Afganistan. Për të mbërritur më pas tek momenti që po afron: krijimi i bazës ligjore i njësisë elitë. Dhe për këtë tashmë punohet prej disa muajsh.

Realstory.al ka mësuar se tashmë prej disa muajsh, disa dhjetëra oficerë, jo vetëm janë përzgjedhur por dhe janë trajnuar, në mënyrë që në momentin që baza ligjore të miratohej, kjo forcë të hynte mënjëherë në fuqi dhe në operacion. Kryeministri mesa duket e ka patur në kokë dhe modelin. Ai është grupi elitë Fauda i forcave policore izraelite.

I krijuar nga ish pjesëtarë të shërbimeve sekrete dhe ushtarakë, ky grup është i specializuar në Izrael në kapjen apo eleminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë. Subjekt i një seriali të suksesshëm në Netflix ai tregon fabulën reale të kësaj force elitë, që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga sulme terroriste, duke eleminuar kokat apo elementët që priteshin ti ekzekutonin ato. Dhe duket se nuk është kopjuar thjesht modeli. Qeveria shqiptare ka shkuar më larg se kaq.

Ajo ka pajtuar pikërisht ish krerët e kësaj force izraelite, të cilët prej muajsh janë në Shqipëri. Ata kanë bërë përzgjedhjen e elementëve më të mirë, policorë dhe ushtarakë dhe mesa duket tashmë janë gati të futen në operacion, njëkohësisht me fillimin e pritshëm të shpejtë të funksionimit të SPAK dhe BKH. Siç tregoi edhe ngjarja e atentatit ndaj Ndojës dhe dosja e madhe që ajo pritet të zbulojë, lidhjet mes drejtësisë së korruptuar, korrupsionit politik dhe “të fortëve”, janë thuajse gjenetike. Por ndërsa ndaj politikanëve dhe njerëzve të korruptuar të drejtësisë, është e lehtë të operosh, ndaj “të fortëve”, situata është më e komplikuar. Të armatosur dhe me para, ata prej 30 vjetësh kanë ngritur mitin e tyre, me bandat, aktivitetet, krimet makabre, guximin e verbër ndaj shkeljes së ligjit, pasuritë e mëdha dhe së fundi, përdorimin e të gjithë këtyre “aseteve” për të ndikuar në politike. Vulnerabiliteti i njohur i policëve ndaj tyre, që në vend që ti arrestojnë, shpesh preferojnë ti kenë “shokë”, si duket solli domosdoshmërinë e krijimit të “faudës” shqiptare. Megjithëse detajet nuk dihen, ngritja paralele e saj, me BKH dhe SPAK, duket se tregon se ajo do të gëzojë status special, ligjor dhe financiar si dy njësitë e reja të drejtësisë. Ajo do të jetë “krahu i armatosur” i saj, njerëzit elitë, që do të mbështesin prokurorët e gjykatësit specialë, që do të prangosin peshqit e mëdhenj dhe eleminojnë “të fortët”. Si duket së pari duke thyer mitin e forcës së tyre fizike e kriminale.

(F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fauda shqiptare rama frymëzohet nga netflix seriali fauda edi rama fauda shqiptare rama frymëzohet nga netflix seriali fauda

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë