“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Harry Kane në fushë për Tottenham, por e ardhmja ende e pa përcaktuar. City tundon me 160 milionë paund!
23 Gusht 2021, 05:56Nga DOSJA
ANGLI – Harry Kane hyri në fushë në minutën e 72-të, duke zëvendësuar Son në ndeshjen ndaj Wolves. Tifozët e Tottenham Spurs e përshëndetën yllin e tyre duke kënduar, “Ai është një nga ne”. Dele Alli (10’) kishte shënuar më herët me penallti.
Gjithsesi, e ardhmja e sulmuesit Kane mbetet ende në ajër. I pyetur, pas ndeshjes nëse ai do të luante në ndeshjen e kthimit të së enjtes kundër skuadrës portugeze Ferreira, për ‘play-off’ të Conferenca League, trajneri Nuno ishte i pavendosur.
“Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Eshtë shumë shpejt. Tani do të pushojmë, gjithçka do ta vlerësojmë mëngjesin tjetër, si gjithmonë. Ai bëri mirë, e ndihmoi ekipin. Kane është ende në proces të përmirësimit të aftësisë së tij, pasi ai është një nga më të mirët në botë,”- deklaroi trajneri Nuno Espirito Santos.
Ndërkaq trajneri Nuno ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë që fansat i bënë heroit të tyre në paraqitjen e tij të parë të sezonit. “Jam i kënaqur me qëndrimin e tifozëve. Duhet të jemi bashkë. Ne kemi tifozë të mrekullueshëm dhe duhet të jemi mirënjohës për këtë. Ai (Kane) ishte mirë sot dhe do të jetë më mirë nesër. Ai ende mund të përmirësohet”.
Kapiteni i Anglisë mbetet i bindur, se ka një “marrëveshje zotërinjsh” me presidentin e Spurs, Daniel Levy dhe se ai mund të largohej këtë verë. Por klubi ende nuk është shprehur për oferën prej 160 milionë paund të Manchester City për transferimin e mundshëm të Kane. Gjithçka është e hapur…
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJE – Gola të shumtë, por vetëm barazim. Një ditë pas Barcelonës së Ronald Koeman, ngec edhe Real Madridi i Carlo Ancelottit. Pasi kishte fituar 4-1 në...
ITALI– Në javën e parë të Serie A, Napoli mori një fitore të vështirë përballë skuadrës që këtë sezon është ngjitur në elitë, Venezia. Takimi zhvilluar në...
ITALI-Roma debutoi në kampionat me një fitore 3-1 kundër Fiorentinës. Një sukses i rëndësishëm, përtej tre pikëve, sepse u tregoi të gjithëve pse Mourinho dhe T...
FRANCË-Mbrëmjen e sotme po luhej Nice-Marseille e vlefshme për javën e dytë të Ligue 1. Dimitri Payet, futbollisti i Marseillës u godit nga disa eksponentë...
Gjermani – Pas barazimit në Moenchengladbach në debutimin e tyre sezonal në Bundesliga, Bayern Munich, jo pa disa vuajtje, gjeti fitoren e parë. Bavarezët mundë...
ITALI – Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duelin me Juventusin. Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, du...
ANGLI- Lukaku e ka nisur mbarë aventurën e tij te Chelsea. Sulmuesi që këtë sezon u transferua nga Inter për 115 milionë euro ka shënuar në takimin që po luhet ...