LIVE UPDATES
Aktualitet

Helikopteri i Ushtrisë tek shtëpia e Topit, Çunaj-ish presidentit: S’isha në bord me Zajmina Vasjarin, do të të hedh në

23 Maj 2019, 14:05 Nga DOSJA
Helikopteri i Ushtrisë tek shtëpia e Topit, Çunaj-ish

TIRANË– Komandanti i bazës së Helikoperëve në Farkë, Sokol Çunaj ka sqaruar uljen e helikopetrit të Forcave të Armatosura mbi banesën e ish-presidentit Bamir Topi, ngjarje që ka ndodhur në muajin mars të vitit 2013.

I ftuar në studion e Fax News Çunaj është shprehur se do ta hedhë në gjyq Topin për shpifje pasi historia e vërtetë nuk është siç është shkruar në librin e ish-presidentit “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, që është botuar së fundmi.

Sipas Bamir Topit, kjo ngjarje është zbardhur 5 vite më vonë dhe në librin e tij ish-presidenti shkruan se nga kush janë marrë urdhërat dhe si ka ndodhur ngjarja, thyerja e rregulloreve ushtarake duke futur civilë në helikopter, mes të cilëve një biznesmen dhe një këngëtare e njohur.

Topi shkruan në fragmentet e librit të tij se sekretari i asaj kohe në Ministrinë e Mbrojtjes, Edvin Kulluri, pa urdhër dërgoi tek shtëpia e Topit, një helikopter të Gardës, ku në bord ishte një këngëtare.

Por Çuni e mohon këtë gjë. Ai shpjegon se zanafilla e kësaj ngjarjeje ka nisur që në fluturimin e datës 10 mars të vitit 2013, kursë këngëtarja për të cilën bëhet fjalë është Zajmina Vasjari dhe urdhëri për fluturimin e saj, e cila do të realizonte një klip ka ardhur në datën 26 mars.

Jam shumë i revoltuar, së bashku me familjarë dhe miqtë e mi të cilët kanë parë shkrimet nëpër gazeta. Këto janë të gjitha shpifje monstruoze dhe unë do ta hedh në gjyq ish-presidentin Topi për shpifje.

Unë nuk i kam bërë keq askujt, pavarësisht gjithçkaje që më kanë bërë. Nuk kam hapur asnjë lloj gjyqi.

Forca ajrore ka hallka që nuk shkelen kurrë. Për çfarë dëshmitari më flisni? Unë jam gati të përballem me politikanin që i paskam shërbyer, sipas ish-presidentit.

Gjithçka ka nisur me fluturimin e datës 10 mars 2013. U ndryshua vendi i uljes në momentin e fundit, për shkak të motit të keq dhe koordinatat e fundit i dhamë më datë 10.

Pas nisjes nga Vau i Dejës ndaluam për 12 minuta. Sipas gazetave e kam marrë helikopterin pa leje, ndërsa tani shkruajnë se jam ulur me helicopter. Ky fluturim është bërë me urdhër të shefit të shtabit që ka qenë në atë kohë.

Ndërsa urdhëri për fluturimin e këngëtares ka arhdur mëdatë 26. Kjo këngëtarja bëri një klip që e shëmtoi figurën e Forcave të Armatosura, por ishte me urdhër.

Forca ajrore ka hallka që nuk shkelen kurrë. Unë kam fluturuar për 20 vite në avionet supersonike dhe për të fluturuar ka disa hallka që duhet të ndiqen

Kam ndjekur urdhëra nga lart, s’kam bërë asgjë tjetër.

Në misionin e fluturimit të këngëtares unë nuk kam marrë pjesë.

Më pas mua më shkarkuan pa asnjë lloj motivacioni. Më detyruan që të ndërmarr misione të jashtëligjshme.

Unëjam gati të përballem me çdokënd, pasi këtë gjë nuk dua ta trajtoj vetëm si konflikt personal. Kjo nuk është Shqipëria që duhet të jetë për shqiptarët. Njerëzit e veshur me pushtet janë ekstremistë,”- tha Çunaj ndër të tjera.

Ndërkohë një ditë më parë Kulluri në një status në rrjetet sociale shkruante se helikopteri është ulur pas një kërkese të këngëtares Zajmina Vasjari, e cila donte të xhironte një klip.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bamir topi edvin kulluri sokol cunaj zajmina vasjari bamir topi edvin kulluri sokol cunaj zajmina vasjari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen