LIVE UPDATES
Bota

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

2 Maj 2021, 12:04 Nga DOSJA
Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për Radion Evropa e Lirë se qëkur ka mbaruar lufta në vitin 1999, asnjë zyrtar nga sistemi i drejtësisë nuk e ka pyetur atë apo ndonjë familjar tjetër për rastin e vrasjeve dhe zhdukjes së vëllait.

Berisha theksoi se ka dëshmi për vrasjet që kanë ndodhur, por siç shprehet ai, nuk ka shpresë se kryesit e krimeve do të mund të dalin para drejtësisë.

“Në familjen tonë nuk ka marrë askush kurrfarë shënimesh dhe nuk di asgjë… sikur të mos kishte ndodhë asgjë. Nuk jemi optimistë se do të ndriçohet diçka. Me këtë ritëm të punës dhe me këtë sistem të drejtësisë, nuk presim diçka. Nëse ndërron diçka, nëse rritet numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndoshta ndryshon diçka. Përndryshe, nuk e di, kështu jemi ne [në këtë gjendje] dhe shumë familje që kanë humbur familjarët e tyre gjatë luftës”, tha Berisha.

Që nga përfundimi i luftës e deri më tash, në Kosovë, në Serbi dhe në Hagë, janë dënuar më pak se 70 persona për krime lufte.

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që ka monitoruar proceset e gjykimeve në rastet e krimeve të luftës, thuhet se deri tani, në Kosovë, për krime të luftës në procese gjyqësore, kanë qenë të përfshirë 111 persona, kurse janë dënuar vetëm 41 prej tyre.

Sipas organizatave joqeveritare që merren me ketë çështje, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës [QKRMT] dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë [FDHK], institucionet e Kosovës ende nuk janë duke e marrë seriozisht trajtimin e krimeve të luftës, sepse mungojnë prokurorët për këtë çështje.

Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se aktualisht në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë vetëm katër prokurorë, të cilët janë duke punuar në trajtimin dhe hetimin e rasteve të krimeve të luftës. Në kuadër të Prokurorisë Speciale është departamenti i veçantë i cili merret me krimet e luftës. Ata kanë shtuar se ky këshill ka bërë shpalljen e brendshme për avancimin edhe të dy prokurorëve në këtë prokurori.

Nga ana tjetër, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), thotë se për çështjen e krimeve të luftës, duhet të ketë numër më të madh dhe angazhim më të fuqishëm të prokurorëve.

“Ky numër kaq i vogël i prokurorëve, vë në pah se sa me seriozitet janë trajtuar krimet e luftës dhe ky numër kaq i kufizuar i prokurorëve, vë në pah pastaj edhe moszbardhjen e krimeve të luftës dhe mosndëshkimin e gjithë atyre krimeve”, tha Rushiti.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë shqiptarë.

Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e pakuptueshme se pse në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale, aq pak prokurorë merren me krimet e luftës.

“Por, ne nuk besojmë se mjafton vetëm rritja e numrit të prokurorëve, sigurisht se ata duhet të përkrahen edhe me staf tjetër. Vetë fakti apo informatat që vijnë nga kjo prokurori, tregojnë se është e domosdoshme që të rritet numri, sepse ata kanë trashëguar shumë lëndë nga EULEX-i”, tha Blakaj.

Në Serbi, për krimet të luftës në Kosovës, janë dënuar 17 persona me vendim të formës së prerë, ku dy nga ta kanë qenë shqiptarë.

Ndërsa, në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës, janë dënuar tetë persona, nga ta dy shqiptarë, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Owens, në një intervistë për emisionin për sundim të ligjit ‘Iustitia’, thotë se Kosova ka trashëguar rreth 1,000 raste te krimeve të luftës nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Këta prokurorë janë vendosur në një pozitë jo të drejtë, sepse ata kanë trashëguar gjithë këto raste dhe ato janë rreth 15 vjet të vjetra. Unë mendoj se ka pasur pak përmirësim dhe duhet të ketë edhe më shumë. Ne dëgjojmë shumë biseda nga politikanë të ndryshëm, se si do të krijojnë institucione të reja dhe duan të bëjnë shumë gjëra kur flitet për krime lufte, mirëpo nuk dëgjoni shumë për vendosjen e më shumë burimeve në prokurori dhe polici, për t’u siguruar se ata kanë çka iu duhet për t’i sjellë këto raste në gjykatë”, tha Morton-Owens.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një përgjigje per Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në planet e punës dhe politikat e veta, në vazhdimësi e ka fuqizimin e prokurorive me kapacitete të reja njerëzore.

Marre nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora krimet e luftes ne kosove krimet e luftes ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 2 Maj 2021, 11:27

SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.Agjencia amerikane e Ha...

Bota 2 Maj 2021, 07:41

Shkenca e vaksinave pas pandemisë

Virusi i parë të cilit iu bë sekuenca e gjenomës ishte një krijesë e errët e vogël e quajtur MS2. 3569 bazat nukleotide të ARN-së që përmbante u publikuan në vi...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit