LIVE UPDATES
Politike

“Hiqni dorë nga qëndrimi prej shpëtimtarësh të Kushtetutës”, ish-zv.ministrja e Ramës: Nuk mund të gjykoni P

9 Qershor 2019, 15:17 Nga DOSJA
“Hiqni dorë nga qëndrimi prej shpëtimtarësh të

TIRANË- Ish-zv.ministrja e Financave në qeverinë Rama, Irena Beqiraj, ka reaguar pas vendimit të Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beqiraj i konsideron reagimet e maxhorancës ndaj Presidentit të pavend, ndërsa shprehet se Presidentin mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila në këtë rast mungon. 

“Vëtëm Gjykata Kushtetuese, ka tagrin për të gjykuar, nëse vendimi i Presidentit është i drejtë dhe në zbatim të kushtetutës. Gjykimi juaj, apo i kujdo tjetër në rastin më të mirë është vetëm qëndrim, në rastin më keq paragjykim”, shkruan Beqiraj.

Më tej ajo i bën thirrje maxhorancës, që të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe të mos tentojë të ngrejë Gjykatën Kushtetuese në mënyrë të njëanshme, pasi do të ishte vetëvrasje politike. 

“Ju duhet të disiplinoni egon e zënë në kurthin e pushtetit të numrave . Ju duhet ta shikoni shtyrjen e datës së votimeve, si një mundësi për të ofruar zgjidhje dhe zgjedhje. Ju duhet të jeni mendjehapur dhe të shihni që u është dhënë një mundësi e pastër për të shqyrtuar djalogun “që është ofruar “ në 7 letra tanimë ,nga kryetari juaj, – Të merrni përsipër të kryeni edhe funksionet e gjykatave, është njësoj si të vrisni “ kalin tuaj të betejës “ , i cili është “një drejtesi larg politikës””, – shkruan ish-zv.ministrja. 

Postimi i plotë: 

Datë 5 Maj 2017, ditë e Enjte mbasdite , në një konferencë për shtyp, kryetari i maxhorancës , njëherësh edhe Kryeminstër , deklaroi që partia Socialiste tërhiqte Kandidatin për kryetar në Bashkinë e Kavajës, duke i anulluar zgjedhjet e 8 Majit për këtë bashki. Një vendim që i jepte në atë kohë një mundësi për reflektim opozitës së ngujuar në cadrën butaforike të republikës së re.

Një njeri i zgjuar, në mendimin tim modest, më i mencuri që njoha në ato qarqe, këmbëngulte për këtë tërheqje. “Duhet të tërhiqemi nga zgjedhjet e 8 Majit për Bashkinë e Kavajës, duke dhënë kështu një shenjë të qartë që Maxhoranca nuk e sheh pushtetin si mjet për të treguar forcën, por një mjet me anë të të cilit , siguron qetësinë dhe prosperitetin e vendit.”
Besoj të gjithë ju e mbani mend festën në cadrën e republikës së re, pas këtij lajmi. Unë nuk mund ta harroj. Aty mësova se si një betejë e humbur ose e fituar, mund te përshkruhet dhe interpretohet lehtë, por kurrësesi nuk mund të vlerësohet lehtësisht. Cdo fitore të vendos përballë sfidave të reja dhe më të mëdha dhe fituesi i vërtetë është ai që i tejkalon të gjitha.

Dekreti i Presidentit për anullimin e zgjedhjeve, ka zëvendësuar zërin racional që kërkonte ndërnesh në datë 5 Maj 2017, që maxhoranca të tërhiqej. Shfrytëzojeni! Ndryshimi ndodh duke dëgjuar dhe duke filluar një dialog, pikërisht me njerëzit që në mendimin apo opinionin tuaj po bëjnë, apo kanë bërë dicka tërësisht të pa drejtë.

Edhe pse maxhorancë absolute, hiqni dorë nga qëndrimi prej shpëtimtarësh dhe gardianësh të Kushtetutës! Jeni vetëm interpretues të saj! Jeni vetëm zbatues të saj! Sado të zotë edhe të përkushtuar të jeni , në mbrojten e saj , jeni në pamundësi për të vendosur që qëndrimi juaj është më i drejti. Nuk mund ta vendosni ju cfarë është e drejtë ose jo.

Vëtëm Gjykata Kushtetuese, ka tagrin për të gjykuar, nëse vendimi i Presidentit është i drejtë dhe në zbatim të kushtetutës. Gjykimi juaj, apo i kujdo tjetër në rastin më të mirë është vetëm qëndrim, në rastin më keq paragjykim.

Djepin e gjykatës kushtetuese e kemi bosh. A mund ta zëvendësoni Ju? Besoj që nuk do t’ja lejoni vëtes këtë vetëvrasje politike. 
Ju duhet të disiplinoni egon e zënë në kurthin e pushtetit të numrave . Ju duhet ta shikoni shtyrjen e datës së votimeve, si një mundësi për të ofruar zgjidhje dhe zgjedhje. Ju duhet të jeni mendjehapur dhe të shihni që u është dhënë një mundësi e pastër për të shqyrtuar djalogun “që është ofruar “ në 7 letra tanimë ,nga kryetari juaj, – Të merrni përsipër të kryeni edhe funksionet e gjykatave, është njësoj si të vrisni “ kalin tuaj të betejës “ , i cili është “një drejtesi larg politikës” . 
Fitoret sot u takojnë atyre të cilët braktisin egot tepër mbizotëruese dhe joproduktive.

Shpresoj të këtë akoma gjykim të ftohtë ndërjush!

Kujtojmë se një ditë më parë Presidenti i Republikës shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky vendim u publikua pak para se të fillonte protesta e opozitës, për të cilën thuhej se do të ishte e dhunshme. Vendimi i Metës u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se zgjedhejt do të mbahen më 30 qershor.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta irena beqiraj shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet edi rama ilir meta irena beqiraj shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen