LIVE UPDATES
Bota

Historia e artistes shqiptare në Amerikë/ Tringa Rexhepi dikur refugjate lufte, sot këngëtare e sukseshme

23 Gusht 2020, 08:57 Nga DOSJA
Historia e artistes shqiptare në Amerikë/ Tringa Rexhepi dikur

SHBA– Shumë shpejt u inkuadrua në eventet kulturore dhe studioi në shkollat e artit në Kanada dhe New York.

Keni ardhur në Kanada në moshën 8 vjeçare pikërisht gjatë Luftës së Kosovës. Si e mbani mend fëmijërinë në Kosovë?

Kam pasur një fëmijëri të lumtur në Kosovë me një familje të madhe, me shumë muzikë dhe shumë lojëra. Kujtimet e mia të preferuara janë ato që i sjell ndërmend gjithmonë, pra duke luajtur me shoqet e mia, duke shëtitur nëpër fshatin tim të Perlepnicës së Gjilanit, duke shkuar te liqeni ynë shumë i bukur Brana, dhe natyrisht kujtime të bukura në shkollë. Më pëlqenin shumë vizitat në qytetin e Gjilanit te hallat e mia, dhe në Malishevë tek gjyshja. Gjyshja ime gjithmonë përgatiste ushqimin më të mirë të mundshëm, dhe njihej për karakterin e saj mikpritës.

Si ishte rrugëtimi jot nga një refugjate lufte drejt një karrierë të suksesshme si këngëtare dhe aktore në Kanada?

Kur erdha në Kanada fillova të paraqitesha në festivale që në moshë të re. Hera e parë qe kam kënduar në skenë isha 8 vjeçare dhe më ka lënë përshtypje të madhe skena në të cilën paraqitesha. Aty më ka lindur pasioni që të vazhdoja rrugën e artit. Kështu që prindërit e mi më vendosën në shkollen e aktrimit “Neptune Theatre”, teatri profesionist në provincën e Nova Skocisë, dhe në “Konservatorin e Arteve” të provincës për studime në muzikën vokale klasike, piano dhe violinë. Që nga ajo moshë e re nuk u ndala kurrë me artin. Kam marrë pjesë në shumë shfaqje në teatër dhe koncerte, e kam formuar grupin tim muzikor të qujtur “Smooth Ease”, u shpalla fituese në disa gara të këndimit dhe pas shkollimit të mesëm u pranova në Programin prestigjioz të Teatrit Muzikor në Sheridan College në Toronto me bursë të plotë nga provinca e Ontarios. Pastaj i kam vazhduar studimet në teatër në shkollën CAP21 në Neë York City me bursë të plotë. Pas shkollimit u vendosa në Toronto ku kam vazhduar punën si këngëtare dhe aktore profesionste.

Këndoni në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Çfarë dallimi kanë paraqitjet në gjuhë të ndryshme. Cila ju vie më lehtë?

Më pëlqen të këndoj në të dyja gjuhët, por këndimin në gjuhën shqipe e kam më në shpirt, sepse është gjuha ime amtare. Miqtë e mi që flasin anglisht gjithmonë thonë se e pëlqejnë shumë zërin tim kur këndoj në gjuhën shqipe.

Jeni e lidhur me komunitetin shqiptar në Kanada. Keni qenë e angazhuar në kryesinë e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos në një mandat. Çfarë ju kujtohet nga ky aktivitet?

Ishte një privilegj për mua si vajzë e re të bëhesha anëtare e Bordit për Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto duke ndihmuar në zhvillimin e kulturës, historisë, artit dhe trashëgimisë shqiptare në Ontario. Unë u njoha në shoqatë nga Ruki Kondaj, kryetare e atëhershme, e cila më përfshiu në shumë prej projekteve artistike të shoqatës. Ishte një rast i shkëlqyer për mua që të vazhdoja aftësitë e mia në gjuhën shqipe, dhe të takoja anëtarë të shquar të komunitetit shqiptar në Kanada që nuk i njihja më parë. Ishte emocionuese për mua të këndoja muzikë tradicionale shqiptare në ngjarjet e komunitetit dhe koncertet e zhvilluara për nder të datave tona historike përkrah artistëve nga atdheu si Aurela Gaçe, Merita Halili e shumë të tjerë.

Keni patur paraqitje gjithandej në Kanada. Si ju pret publiku kanadez?

Kam patur mundësi që të paraqitem në të gjithë teatrot prestigioz te Kanadasë me shfaqje të ndryshme si aktore e teatrit po edhe si solo-këngëtare e popit. Pos publikut të mrekullueshëm, edhe mediat kanadeze kombëtare kanadeze si telivizionet CTV, CBC, Global radiot dhe gazetat deri tani kanë qenë shumë mbështetëse për punën time.

Jeni vajzë e muzikantit Zekerijah Rexhepi dhe aktores Bedrije Rexhepi nga Gjilani. Sa kanë ndikuar profesionet dhe ambiciet e prindërve në jetën tuaj?

Prindërit e mi janë artistë dhe muzikantë, kështu që unë kam pasur art dhe muzikë në jetën time që nga lindja. Muzika ishte në gjakun tim, kështu që ishte e natyrshme që unë të dashurohesha me të dhe kjo do të bëhej karriera ime. Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë shumë mbështetës për mua duke ndjekur pasionet e mia në fushën e artit. Në një moment si fëmijë i thashë prindërve që dua të bëhem avokate. Shumica e prindërve do t’ishin përgjigjur me  ndonjë “bravo!”, kurse prindërit e mi më thanë njëzëri: “lëje këtë ide se je artiste e lindur”(qesh). Shpresoj se nuk i kam dëshpëruar!

Merremi edhe me aktrim. Në çfarë projekti keni punuar deri më tani dhe çfarë planesh keni për të ardhmen?

Trajnimi im është në teatrin muzikor: bashkimi i aktrimit, këndimit, vallëzimit për shfaqje teatrale. Kam interpretuar në skenë që nga mosha e re. Kam bërë edhe disa punë në film dhe TV. Përshtypjet që i merr në skenë direkt janë ndryshe nga gjithçka tjetër. Puna ime teatrore më ka dërguar në teatro të ndryshme të Kanadase dhe unë jam me fat për këtë. Kam aktruar në shfaqje të ndryshme si Shekspirin, komedi të lehta, muzikale, shfaqje revue, shfaqje aktro-muzikale duke luajtur instrumente… Më pëlqen të kem mundësi të ndryshme. Imagjinoj kudo që të më kishte marrë jeta, gjithmonë do të gjeja një mënyrë për t’u gjendur në teatër. Edhe në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID- 19, ku e ardhmja e teatrit “live” është e pasigurt, unë kam shpresë dhe besim se kjo industri që ka zgjatur mijëra vjet do të gjejë një mënyrë për të mbijetuar.

Cila është rruga e integrimit tuaj në Kanada? Ka qenë proces i vështirë apo i lehtë për ju dhe familjen tuaj?

Kur jeni në një situatë kur opsioni juaj i vetëm është të ecni përpara, ju gjeni një mënyrë për ta bërë atë. Njerëzit në situata të vështira bëhen të fortë veçanërisht ata që janë përballur me vështirësi të jashtëzakonshme dhe u jepet një rast për të vazhduar jetën e re. Prindërit e mi, e nëna ime në veçanti, gjithmonë kanë qenë puntorë dhe optimistë. Babai im është një optimist i përjetshëm; ai nuk shikon prapa, ai gjithmonë shikon drejt të së ardhmes me shpresë dhe ai futi tek unë të njëjtat tipare. Kur erdhëm në Kanada menjëherë kemi filluar të hulumtojmë për mënyra të ecjes përpara, jo vetëm për të mbijetuar. Kanadaja ishte shumë mikpritëse dhe na dha shumë mundësi për t’u angazhuar me komunitetin tonë, për të mësuar dhe për t’u rritur në çfarëdo fushe që donim. Gjithashtu, të dy prindërit e mi kanë qenë gjithmonë feministë, kjo më shërbeu shumë për të ardhmen time si vajzë. Unë gjithmonë e ndjeja veten si një vajzë të re që mund të bëja gjithçka që ja vëja syrin.

Ndjekësit tuaj ju njohin edhe si humanitare në shumë iniciativa ndërkombëtare. Sa janë shqiptarët e Kanadasë njerëz bamirës?

Me traditë dhe histori shqiptarët njiemi për humanizëm. Prandaj, kemi obligim si shqiptarë të Kanadasë ta kthejmë me sjellje dhe me punë të mirat që na ka ofruar shteti kanadez. Jo vetëm me shkollim, po edhe me punën vullnetare dhe humane. Aty personalisht jam përpjekur që nga shkolla fillore ta jap kontributin tim në aspektin humanitar. Ndoshta shkaku i traumës që e kam përjetuar në luftë si fëmijë, ose sepse jam artiste, por unë gjithmonë kam qenë empatike dhe emocionuese prej moshes së re. Kam shpenzuar mbi 1000 orë shërbim në komunitet për organizata të ndryshmesi:  Kids Help Phone, Habitat for Humanity, Canadian Cancer Society, IËK Children’s Hospital, strehimin e grave dhe fëmijëve Bryony House dhe Adsum House. Në shkollë të mesme, unë bashkë me një grup shokësh të mi dërguam 13,000 libra në Ugandën Veriore në Afrikë. Besoj që puna vullnetare qe e kam bërë më ka lënë edhe më shumë përshtypje në jetë se sa krejt sukseset e karierës sime artistike.

Shpresoj që do të vazhdoj këtë punë gjithmonë!

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora shba tringa rexhepi shba tringa rexhepi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë