LIVE UPDATES
Aktualitet

I hapur deri dy ditë më parë, misteri i telefonit të biznesmenit të zhdukur, miku i Davide Pecorellit: Po kalonte krizë fi

19 Janar 2021, 19:02 Nga DOSJA
I hapur deri dy ditë më parë, misteri i telefonit të

TIRANË– Fabrizio Paladino, mik i Davide Pecorelli, e gazetar i së përditshmes “La Nazione” ka treguar se telefoni i biznesmenit italian rezultonte i hapur deri dy ditë më parë. Në një intervistë për OraNeës, Paladino është shprehur se për këtë gjë janë vëë në dijeni edhe autoritetet përkatëse.

Gazetari dhe miku i biznesmenit të zhdukur tha gjithashtu se shpreson dhe ka dyshime që Pecorelli ta ketë sajuar vetë zhdukjen e tij, pasi po kalonte një periudhë shuëm të vështirë financiare.

Ai shtoi se shumë nga bizneset e Pecorrelit nuk po funksionin dhe po kalonin një krizë financiare dhe se vetë i zhdukuri ishte shprehur shumë herë i lodhur nga kjo situatë.

Intervista e plotë

Alba Kepi: Fabrizio e kishit menduar se do ishti sot duke shkruar për zhdukjen e Davides?

Fabrizio Paladino: Nuk është e lehtë të shkruash për këtë rast në këtë moment. Na lidh një miqësi prej më shumë dhjetë vitesh. Kam punuar me të, ka qenë producent i disa emisoneve sportive që kam drejtuar. Ka qënë  producent i një reality për futbollistët, ishte themelues i një skuadre futbolli territoriale. Ëshë një sipërmarrës i përgatitur, mjaft i zgjuar e mjaft largpamës, një person gjithnjë e në kërkim të aventurave sipërmarrëse. Uroj që ky rast mos të jetë një aventurë e vërtëtë për të. Është një person mjaft i zgjuar e nuk besoj të jetë vënë në kurth në Shqipëri, por nuk mund të përjashtoj dot asgjë. Nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë ka ndodhur. Hetimet janë ende në zhvillim në 360 gradë e ka efekte mjaft misterioze siç është gjetja e makinës së tij në një vend shumë larg Tiranës.

Alba Kepi: Davide është një person i njohur në territorin tuaj, si po komentohet kjo ngjarje?

Fabrizio Paladino: Unë jetoj vetëm pak metra larg vendbanimit të Davides e zhdukja e tij është në qëndër të vëmendjes publike në këtë moment. Davide është një sipërmarrës me shumë aktivitete në Umbria. Është pronar i hotel “La Rotonda” në San Giustino”, zotëron disa apartamente, disa qëndra estetike në Umbria e Toskana. Kohët e fundit ka ndjerë mjaft krizën ekonomike, rrjedhë e kësaj emergjence kombëtare shëndetësore. Kohët e fundit po përpiqej të investonte në biznese të reja në Shqipëri me instrumente të shtrenjta laser për qëndra estetike, makineri shumë të shtrenjta me një vlerë mbi 50 mijë euro. E ende nuk dihet se çfarë biznesi po përpiqej të niste apo me këtë kishte hyrë në aferë. Gjetja e automjetit në ato kushte përgjatë një kthese rruge, e djegur pjesërisht, pjesë humane në automjet, pasi mund ta konfirmoj se në makinë janë gjetur kocka njerëzore, telefoni i tij, janë elementë që shqetësojnë sidomos familjarët e tij, partneren shqiptare, ish-bashkëshorten, babain e moshuar, vëllain e  tij, tre fëmijët nga martesa e parë, njëri prej të cilëve është në moshë madhore. Pra është një argument mjaft i diskutuar në këtë moment këtu tek ne, bashkë me preokupimin. Ndjehet dhe në rrjetet sociale tek miqtë e të njohurit e tij. Nga njëra anë është preokupimi se mos  i ka ndodhur diçka e keqe e nga ana tjetër mendimi se mos ka kombinuar ndonjë gjë për të sajuar këtë zhdukje për shkak të vështirësive financiare të kohëve të fundit.

Alba Kepi: Mbi këtë ngjarje po heton dhe Prokuroria italiane apo jo?

Fabrizio Paladino: Gjatë orëve të fundit familjaët e Davides kanë prezantuar denoncimin formal të zhdukjes së tij në Policinë e qytezës Citta del Castello. Gjatë ditës së sotme autoritetet policore italiane kanë marrë në pyetje familjarët e tij në Itali për të pasur më shumë informacion mbi lëvizjet e jetën e tij gjatë kohës së fundit, pa datat e fundit të komunikimit të tij me ta. Autoritetet policore kanë kontrolluar banesën e babait të tij të moshuar. Davide rezulton i zhdukur më 6 janar por ka dhe një element mjaft interesant e të çuditshëm. Një nga punonjëset e tij, pra e punësuar në një nga  aktivitetet e Davides në Itali e ka telefonuar 2 ditë më parë në një numër telefoni që ai përdorte në Shqipëri e që ka rezultuar i hapur. Pra ky numër është në funksion por nuk di të them nëse është i njëjti numër telefoni që policia shqiptare ka gjetur në automjetin e Davides. E një element tjetër është fakti se në ëhatsapp Davide rezulton se ka hyrë për herë të fundit më datë 6 janar pasdite rreth orës 16 pasdite. Di se për këtë ngjarje është aktivizuar dhe Interpol.

Alba Kepi: Çfarë ideje ke krijuar si mik i Davides e duke e njohur atë?

Fabrizio Paladino: Duke e njohur Daviden e me shpresë uroj se Davide ka sajuar zhdukjen e  tij për shkak të vështirësive financiare që po kalonte kohët e fundit. Mund të ketë skenarizuar gjithë këtë si për të thënë “largohem nga e gjitha kjo e zhdukem për disa kohë” për t’ju larguar problemeve që kam.

Alba Kepi: Problemeve, çfarë nënkupton?

Fabrizoo Paladino:  Faktin se kohët e fundit disa biznese të tij nuk po ecnin mirë. Prandaj ndodhej dhe në Shqipëri për t’i dhënë më shumë oksigjen biznesve të tij në vështirësi në Itali. Por Davide nuk ka pasur probleme me drejtësinë, nuk besoj se i ka bërë keq askujt, është një person mjaft inteligjent, një person zemërgjerë.

Alba Kepi: Jemi në pritje të ekspertizës mjekoligjore të kryer në automjetin e djegur e të AND-së të pjesëve humane. Thuhet se përgjigjia do të vijë nga Italia dhe pse pritej të vinte nga Shqipëria mesa dimë apo jo?

Fabrizio Paladino: Të hënë e shkuar, pra më datë 12 janar partnerja shqiptare e Davide Pecorelli u thirr në Shqipëri për të dorëzuar disa objekte personale të tij për të rekuperuar ADN personale të Davides. Ditën e enjte më datë 15 janar ajo u rikthye përsëri në San Giustino në Umbria. Rëndësi ka që përgjigja e ADN-së mbi pjesë njerëzore në automjet të mbërrijë sa më shpejt.

Alba Kepi: Kur e ke takuar për herë të fundit Daviden? 

Fabrizio Paladino: Në shtator të 2020 ku dhe më tha se po nisej drejt Shqipëirsë, pra qysh në verë të këtij viti ai kishte nisur të bënte biznes me Shqipërinë. Ishte një njeri me mjaft ide e propozime e shumë inovativ. Me një mik të përbashkët që kemi Davide është takuar në fillim të dhjetorit 2020. Më 2 dhjetor ai është kthyer përsëri në Itali e mesa kam mundur të zbardh, në datë 1 janar ka mbërritur përsëri në Shqipëi. GPS e automjetit të tij ka sinjalizuar se gjatë ditëve të fundit ka ndjekur një rrugë mjaft të çuditshme Vlorë, Tiranë, Pukë e nuk kuptohet pse ndodhej në një zonë periferike e kaq larg Tiranës.

Alba Kepi: E  për partneren e tij shqiptare çfarë mund të themi? Ndodhet në Itali aktualisht?

Fabrizio Paladino: Po ajo jeton pranë hotelit që kanë në pronësi në San Giustino, menaxhon disa aktivitete të Davides por ka disa ditë që nuk është parë të dalë apo të lëvizë. 

Sot, Prokuroria ka nisur hetimet. Pecorelli është zhdukur më datë 6 janar, ditë kur u gjet e djegur në Pukë makina që biznesmeni kishte marrë me qira. Brenda saj janë gjetur edhe eshtra, që nuk dihet ende nëse i përkasin të zhdukurit apo jo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli fabrizio paladino zhduket davide pecorelli davide pecorelli fabrizio paladino zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Janar 2021, 17:50

GREQI– Grekët kërkojnë zbatimin e ‘ligjit të gjakut’! Katër ditë pas publikimit të videos që tërboi rrjetin dhe Greqinë, ku shiheshin dy shqiptarë që vini...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta