LIVE UPDATES
Aktualitet

I mbyllën apo falimentuan?/E vërteta pas firmave piramidale

4 Nëntor 2021, 09:33 Nga DOSJA
I mbyllën apo falimentuan?/E vërteta pas firmave piramidale

TIRANË – Protesta e parë që u zhvillua për zgjidhjen e krizës, ishte ajo e 16 janarit në Vlorë e cila mandej me hapjen e depove të armëve mori përmasa tragjike. Më 19 janar zhvillohet në Tiranë një protestë e kreditorëve të “Sude”-s. Më 24 janar, filloi realisht rebelimi. Me mijëra banorë të Lushnjës, shpartallojnë forcat e policisë dhe djegin bashkinë e qytetit.

Një ditë më vonë, më 25 janar, Tritan Shehu, kryetar i PD, do të shkonte në Lushnjë për të zgjidhur situatën. Pas mbërritjes atje, ai kapet peng dhe mbahet për disa orë në stadiumin e qytetit. Kurse gjatë paradites në qytet, u plaçkitën, shkatërruan dhe dogjën institucionet. Më 26 janar, do të digjej bashkia e Vlorës, kurse më 27 janar bashkia e Peshkopisë. Protestat si fillim do të nisnin nga premisa ekonomike, por më pas ato u drejtuan kundër qeverisë dhe kundër presidentit Sali Berisha, veçanrëisht në qytetin e Vlorës dhe u kthyen tërësisht politike me qëllim rrëzimin e pushtetit.

Më 4 shkurt do të fillonte shpërndarja e një pjese të parave të humbura. Shpërndarja e tyre në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare e zotëruar nga shteti, krijoi efektin e rënies së firmave të tjera, pasi njerëzit filluan të besonin se paratë i kishte vjedhur qeveria. Në 5 shkurt 1997, do të falimentonte firma “Gjallica”, ndërsa në 6 shkurt 1997 do të rifillonin protestat e dhunshme në Vlorë. Në 9 shkurt 1997 në Vlorë, do të sulmohej Komisariati i Policisë, ndërsa një ditë më vonë po në Vlorë, 50 efektivë të forcave speciale do të sulmoheshin dhe shpartalloheshin barbarisht.

Më 20 shkurt në ambientet e Universitetit të Vlorës nis greva e urisë së studentëve. Rreth 50 studentë hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre ishin dorëheqja e qeverisë dhe kthimi i plotë i parave. Kjo grevë do të cilësohej si nxitësi kryesor i degjenerimit të situatës deri në konfliktin e armatosur. Mandej në mbrëmjen e 28 shkurtit, sulmohet godina e SHIK-ut ku mbesin të vrarë 9 persona, 6 oficerë dhe 3 civilë. Masakra e 28 shkurtit shënon fillimin e Luftës Civile 10-ditore, dhe fundin e paqes në Vlorë për gati një vit. Me hapjen e depove të armëve në vend do të vinin ditët më të zeza për vendin dhe njerëzit e tij.

Më datë 2 mars qeveria e Aleksandër Meksit jep dorëhqjen, pas dështimit për të zgjidhur krizën. Ngjarja festohet në Vlorë me kallashnikovë. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. Vendosen gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Më 3 mars Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Mandej zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Saranda gjithashtu bie në duart e rebelëve, ku njerëz të armatosur të ardhur nga Vlora me anije, djegin çdo institucion duke përfshirë edhe librarinë e qytetit. Gjithashtu shpërthejnë godinën e paraburgimit dhe marrin mbi 400 armë.

Më 4 mars formohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës i njohur thjesht si Komiteti i Shpëtimit. Ky komitet fillon të veprojë si strukturë paralele, duke kryer de fakto një grusht shteti. Në të njëjtën ditë në Vlorë vendosen snajpera në çdo pallat dhe në çdo rrugë ngrihen barrikada, për të penguar hyrjen e SHIK-ut, armiku i vetëm i rebelëve.

“Efeketet dhe pasojat e firmave piramidale për qytetarët ishin të jashtëzakonshme. Viti 1997 ishte vit i gjunjëzimit të Shqipërisë, jo vetëm në kontekstin e humbjes së jetës së njerëzve, por edhe dëmit që iu shkaktua kontekstit të integrimit, dhe në procesin e rrënimit ekonomik. Sepse shqiptarët demonstruan edhe një herë se kur bëhet fjalë për paratë dhe mjetet financiare, janë në gjendje të sakrifikojnë çdo gjë, e cila shumë kombe e kanë që për kombin e tyre sakrifikojnë çdo gjë, për moralin e tyre sakrifikojnë çdo gjë, ndërkohë që 1997 për shqipatrët demonstroi tjetër gjë. Unë jam i bindur që 1997 është një njollë e errët për historinë e Shqipërisë, pas 1990 dhe uroj të jetë një e shkuar e harruar dhe të mos përsëritet më”, u shpreh Nikolin Jaka, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë.

Nga një situatë surrealiste, komike ku njerëzit ëndërronin të pasuroheshin brenda natës sikur paratë mbinin në pemë, muaji mars 1997 do të shenjonte tragjedinë më të madhe të shqiptarëve; gati 3 mijë veta të vdekur, institucione të djegura e shkatërruara, një luftë civile që traumatizoi një popull të tërë duke mos arritur edhe sot ta shlyejë dot atë traumë të mbetur që prej 25 vitesh.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet firmat piramidale nikolin jaka rreziku i vendit nga firmat piramidale skema piramidale sudja firmat piramidale nikolin jaka rreziku i vendit nga firmat piramidale skema piramidale sudja

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen