LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I morën të birin 4 vjeç nënës nga Berati, dy hetuesit e Diktaturës bënë karrierë në demokraci (EMRAT)

11 Tetor 2019, 11:10 Nga DOSJA
I morën të birin 4 vjeç nënës nga Berati, dy hetuesit

TIRANË- Insituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i drejtuar nga Agron Tufa, ka botuar ditën e sotme historinë e një gruaje nga Berati, të cilës në kohën e diktaturës i morën fëmijën e saj 4 vjeçe. Historia e botuar nga Tufa, ka në brendësi edhe emra, konkretë, të cilët kanë ndikuar në këtë histori të dhimbshme, por që sot ia kanë dalë të bëjnë karrierë. Dy prej tyre, Zamira Meçe dhe Zamir Shtylla, dy ish-hetuesë, sot janë të dy në karrierë. Meçe, ish-prokurore në diktaturë, sot është në krye të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesorë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë që më herët, Barije Karabollaj e akuzon publikisht se e ka internuar me 5 vite e 8 muaj. Ndërkohë që Zamir Shtylla, ka bërë karrierë në prokurorinë e Përgjithshme, si ish -drejtor i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Ina Ramës, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave në vitin 2015. Të dy këta personazhe përmenden nga Tufa, në historinë e botuar sot, ku një gruaje nga Berati, iu mor djali 4 vjeç, për të mos e parë më.

Shkrimi i Barije Karabollaj marrë nga profili i saj në Facebook…

Shkruaj me mall e deshire per ju miqte e mi. Shkruaj per halle e derte. Per jeten me pak gezime, por qe jane te paharruar ne mendjen time. Sot do t’ju tregoj nje sekret ? Kur kam qene e vogel isha nje shejtan i vertete.

Keshtu me quanin atje ne fshat, kur me pyesnin per dicka. Njehere more miq me thirren ne keshill. Nje burre maskara Tare Hoxha e quanin. Pa me thuaj moj kulake vogel, cfare di ti per partine. Une pa e ditur dhe kuptuar nje bombe i lash ne duar.

Me krenari e trimeri ju pergjigja ketij burri faqezi.

Po i thashe: partia jone e lavdishme me ka hedhur me nje dore dhe me priti me dy duar.Shiko, shiko bija e kriminelit duket qe eshte rraca e Muharremit. Seit Hoxha nje burre i rralle, mbylle ate goje more Tar eshte bija e nje zonje qe shoqe nuk ka ne fshat.

Tar Hoxha legen materniteti me shikoj me inat. Tundi gishtin dhe me tha mos ke merak, se nje dite do te shkosh tek yt atë.

Ika duke qeshur e gezuar, se ky legen mbeti i shokuar. Vitet kaluan per kete legen materniteti, shume historira kam degjuar.

Me kujtohet nje deshmitar emrin nuk e di si ja thane. Thuaj more djale cfare di ? Çfare te them une i shkreti Tar Hoxha me pagoj me 20 lek. Mire i tha gjykatesi e dime qe ti vodhi, po ti kishe 120 e pranon qe ti vodhi e pandehura.

Djali shkret nuk foli Tar Hoxhen shikoj. Vjollca Mece gjykatese e dalluar ishte mike e familjes Karabollaj. Pa menduar asnje minute shpejte vendimin zbatuan. Cohu ne kembe e pandehur ne emer te popullit 8 muaj burg 5 vjet internuar.

Sa e lumtur dhe e gezuar me ne fund u mbyll ky gjyq i korruptuar. Vitet kalojne edhe shkojne, ne nje gazete une lexoj.

Vjollca Mece e persekutuar gjyshin i kishin pushkatuar dhe demokracia me titullin me te larte e kishin nderuar Kryetare ne Gjykate te Larte kishte perfunduar. E shikoni more miq se kush jane kelyshat e Shqiperise.

HISTORIA E PUBLIKUAR AGRON TUFA:

GJAKU I TIM BIRI

(sipas rrëfimit të një nëne)

– Të kërkon kryetarja e Komitetit të Partisë së Beratit, shoqja Jemine Guri, – më tha polici. Bashkë me tim bir për dore, Aturin e vogël katërvjeçar, ai na shoqëroi nga fshati i internimit deri në hollin e Komitetit. Ishte 10 tetori i vitit 198…

– Djalin lërja sportelistes, – tha polici. – Nuk mund të hysh në zyrën e shoqes Jeminé me djalin përdore… pesë minuta… mbaron punë dhe e merr.

Sportelistja, një grua e re me përparëse të kaltër, i buzëqeshi ëmbël Arturit të vogël me kaçurrela të arta, por ai u ngjesh pas meje. Për të kapërdirë parandjenjën e errët që më kaploi, nxorra një kallamsheqeri dhe ia dhashë. I bënë përshtypje vijat e kuqe, bardhë e blu dhe u gënjye. Polici me futi në një derë të katit të parë dhe vetë u largua. Brenda më prisnin dy gra dhe një mesoburrë me kostum gri.

– Ti ke një djalë, apo jo? – filloi burri.

 Po, – i thashë, – sot ka mbushur katër vjeç…

Më përshkuan të dridhurat. Asnjë fjalë urimi.

– Ne, Partia, nuk do të lejojmë, që djali yt të rritet nga një reaksionare si ti… – tha, dhe pauzën që pasoi e mbushi me të trokitura thoi mbi siprinën e tavolinës. – Nuk do ta lëmë gjakun e shkokut tonë partizan, besnikut të Partisë, të bastardohet nga një nënë reaksionare, bijë bejlerësh gjakpirës! Dëgjon? Ndaj ne…

Mësyva derën shigjetë e dola jashtë.

As djalin, as gruan me përparëse të kaltër s’i pashë kund.

– Ku ma çuat djalin? Djalin! – piskata fort.

Burri me dy gratë kishin dalë në holl. Renda në oborr. Askund, asnjë shenjë e djalit tim.

– Kot e kërkon, – foli burri me kostum gri. – Ai ndodhet larg tashmë… nuk e arrin.

Pas kësaj rashë në koma. Pas 5 muajsh u përmenda, por nuk mund të lëvizja. Paraliza më mbërtheu në shtrat për 3 vjet. Vetëm nënën pata te kryet. Herë-herë vinte dhe im shoq. I shkatërruar.  Vetëm një fjali ia përsërisja vazhdimisht: “Shko, gjeje djalin tonë!”. Ai vetëm qante. Kaloi paraliza dhe më dërguan fill në internim. Pastaj burg prapë, e prapë internim. Me radhë. Vinin oficerët e sigurimit papandehur. Bastisnin kasollen dhe ulërinin: “Ku i ke fshehur poezitë!”

Derisa ra diktatura. Nisa kërkimin e Arturit tim. “Tani do të jetë bërë 12 vjeç. A do të më njohë?” Derisa, një dite të mjegullt vjeshte të vitit 1991,  një grua e panjohur trokiti në portën e kasolles sime.

– Zonjë, – më foli. – Ti nuk më njeh. Unë jam Afërdita nga Përmeti, një kushërirë e dytë e dajove të tu. Kam ardhur të të them diçka, e cila duhet të groposet midis nesh. Përndryshe, po ma nxorre emrin, unë bashkë me burrin e fëmijët e mi jemi të vdekur brenda ditës. Kam ardhur të të them mos e

kërko më djalin tënd, Arturin. Bëhu e fortë dhe mos ushqe iluzione. Djali yt ka vdekur. Që kur është rrëmbyer, është mbajtur në një shtëpi të fshehtë në Tiranë, bashkë me disa fëmijë të tjerë të mitur. Aty i ushqenin mirë dhe një herë në javë, u merrnin gjak. Në një nga këto raste, me 30 mars 1985, fill pasi i morën gjakun, Arturi… nuk u përmend më. E kam parë me sytë e mi. Vdiq, si shumë vogëlushë të tjerë, që zëvendësoheshin me të tjerë…

I gjori im bir! Gruaja nuk e dinte se atë ditë loçka ime do mbushte 6 vjeç…

Mos e kërko më… Bëhu e fortë, – tha gruaja dhe vrapoi në mjegull, duke më lënë të shituar në prag.

– As varrin mos ia kërko! – erdhi zëri i saj, tashmë nga mjegulla. – Janë sekrete që nuk hapen kurrë, – shtoi për herë të fundit gruaja, që kishte kohë e tretur në mjegull. Nuk e pashë më në jetë atë grua. Ua kishte thënë edhe dajave të mi. Po atë natë qe larguar familjarisht në Greqi.

Në verën e vitit 1997 im shoq më thirri të shkoj për të pastruar tek shtëpia e prindërve të tij në Vlorë. Në dhomën e vjehrrit që më pati urryer, gjeta dy blloqe të trashë. Në njërin ai kishte shkruar kujtimet e jetës së tij, ndërsa blloku tjetër ishte ditar. Nisa ta shfletoj e të lexoj pavullnetshëm, derisa u ndala, duke kërkuar, në shënimin “8 tetor 198…”:

 “Gjithçka është ujdisur me kujdes… Plani që bëmë me shokët Vjollca Meçe, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s’ka pse të mos funksionojë. Djali i B… Artur S…, do të rrëmbehet në Komitetin e Partisë së Beratit… Do ta shlyejmë dhe këtë njollë. Më në fund….”

Më shungëllonin veshët. Si kështu!? Vjollca Meçe ishte kushërira e vjehrrit tim! Perëndi, gjëmën ma paskan kurdisur të mitë, mendova dhe ndjeva se po më binte zali. A e ka ditur vallë gjyshi enverist se ku po e çonte gjakun e nipit 4 vjeçar? Si ta pyes, tani që ka vdekur?

Do të shkoj t’i ulem mbi varr, t’i piskas… deri sa të ngrihet… të më japë përgjigje!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agron tufa zamir shtylla zamira mece agron tufa zamir shtylla zamira mece

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë