LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I pesti, por jo i fundit! Krijuesi i “Casa de Papel” premton supriza: Do të bëni një udhëtim me shumë ulje e ngritje, k

1 Shtator 2021, 20:01 Nga DOSJA
I pesti, por jo i fundit! Krijuesi i “Casa de Papel” premton

SPANJË– Me risitë dhe veçantinë e personazheve të tij, La casa de papel është bërë një fenomen që kur Netflix e shtoi atë në rrjetin e tij në fund të vitit 2017 . Në fillim të po atij viti, Antena 3 kishte transmetuar sezonin e parë të këtij seriali, por gjithçka kaloi pa zhurmë. Transmetimi në Netflix bëri që seriali të shënonte një sukses global. Ai tashmë fillon udhëtimin e tij të fundit ,nga 3 shtatori, ditë kur lançohet sezoni i pestë.

Alex Pina, krijuesi i serialit që ka shtangur botën në Netfliz ka vendosur që ta mbyllë historinë me një fund befasues. Të pktën kështu tregon ai vetë. Në një intervistë për LaNacion.com, Pina tregon se në sezonin e pestë do të prezantohen tre prurje të reja, Rafael (Patrick Criado), i biri i Berlinit; René (Miguel Ángel Silvestre), një dashuri e vjetër e Tokios ; dhe Sagasta (José Manuel Seda), komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë Spanjolle.

Me bandën e izoluar në Bankën e Spanjës dhe Profesorin e kapur, në sezonin e pestë dhe të fundit të La casa de papel, armiku më i fuqishëm me të cilin grupi është përballur ndonjëherë shfaqet dhe është: Ushtria. Alex Pina është shumë i qartë për çmimin që mund të paguajë nëse devijon vetëm disa centimetra nga rruga e ndjekur në imagjinatën e atyre që mezi e presin vazhdimin e këtij dhe nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Ai premton: Shpërthim!

Intervista e plotë:

Pyetje: A jeni i shqetësuar nëse fansat mund të zhgënjehen, siç ndodh shpesh me fundet e serialeve shumë të njohura?

-E kam menduar shumë, sepse besoj se fundi i një seriali është një akt që është gjithmonë i dënuar me zhgënjim.

Pyetje: Pra kjo pritet?

-Po, sepse njerëzit janë shumë të lidhur emocionalisht me personazhet dhe gjithmonë do të kenë një pamje tepër kërkuese. Kjo është ndjenja që ata na kanë transmetuar. Ne me të vërtetë patëm një krizë të madhe kur arritëm në kapitullin e fundit.

Pyetje: Çfarë ndodhi?

-Ne kishim një fund të paracaktuar, dhe papritmas kuptuam se nuk funksiononte. Ishte momenti më kritik. Ne po xhironim me tre sezone dhe pikërisht në atë moment e kuptuam dhe thamë: “Kjo që kemi shkruar është marrëzi”….

Pyetje: Me kaq pak kohë, mundët ta modifikonit?

-Praktikisht gjithçka. Ne bëmë shumë, shumë versione dhe dy ose tre ditë pasi koha jonë kishte mbaruar, gjetëm një kthesë përfundimtare që i dha kuptim. Sepse do të gjeni shumë gjëra që i japin kuptim asaj që keni parë që nga fillimi i La casa de papel.

Pyetje: Duke thënë këtë, ju krijoni edhe më shumë ankth tek pritësit…

-Mund të jetë, por ne kemi qenë shumë të shqetësuar për cilësinë vizuale, ne donim të ofronim një shfaqje të jashtëzakonshme. Për më tepër, ajo që kishim ishte një marrëzi që do të gjeneronte një zhgënjim të madh. Në kokën tonë ne thamë “Publiku ynë do të na kryqëzojë, sepse kjo nuk është në përputhje me pritjet”. Dhe ai panik, na bëri të mendojmë se përfundimi ishte i keq. 

Pyetje: Tingëllon shumë stresuese …

-Kisha drejtorin e prodhimit që më telefononte çdo ditë dhe më thoshte: “Ne nuk mund të presim më, më jep atë që ke”. Dhe unë iu përgjigja: “Nuk mund t’jua jap këtë sepse ata na dëbojnë nga planeti.”Është shumë e vështirë të përballesh me fundin e një serie, me një fenomen të madh, sepse pritshmëria është e madhe.

Pyetje: Por në të njëjtën kohë, dhe duke marrë parasysh nivelin e stresit, nuk është gjithashtu një lehtësim?

-Natyrisht që ka një lehtësim, sepse edhe shkrimi është një vuajtje më vete. Pastaj, kur të përfundojë procesi i të shkruarit të diçkaje, qoftë një seri, një dokumentar apo një libër, ka një lehtësim, i cili është pasojë e një procesi të madh pune dhe vuajtjesh të vazhdueshme. Dhe mos harroni atë emocionale. Kur po xhironim sekuencat e fundit të La casa de papel , me të vërtetë ndjeva zinë e lamtumirë sme ata personazhe. Shumë gjëra janë të përziera…

Pyetje: Dhe nëse flasim për emocionet, unë gjithashtu imagjinoj ndjenjën e trishtimit kur seriali u transmetua fillimisht në Antena 3 dhe ishte një dështim.

-Ajo që ndodhi me La casa de papel ishte një mrekulli; dhe në atë kohë, për ne një utopi. Në Netflix u lançua pa një fushatë reklamuese, me të cilën u bë pjesë e një katalogu prej 250 mijë seri që ata kanë në Shtetet e Bashkuara dhe 200 mijë në Evropë. Në asnjë moment nuk menduam se ajo që ndodhi, do të ndodhte. Kur në karnavalin e Rio de Janeiro filluan të visheshin me të kuqe me maskën e Dalit, ose në Arabinë Saudite një burrë tregoi tatuazhin e Tokios, ne thamë “kjo është çmenduri”.

Pyetje: Sa kishin të bënin mediat sociale me suksesin e La casa de papel ?

-Shiko, unë jam analog dhe jam i nderuar. Unë me të vërtetë jam shumë pak dixhital. Rrjetet krijojnë një vëllim të madh bisedash të të gjitha llojeve, dhe unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Kur bën një projekt krijues, të flasësh për të dhe të krijosh një debat të nxehtë më duket mirë. Sepse më parë ne ishim mësuar me gjërat që ndodhnin në një realitet të caktuar. Unë mendoj se zhurma është e mrekullueshme kur krijon një produkt imagjinar, qoftë film apo seri. Unë gjithmonë besoj se polemikat janë të nevojshme dhe të mirëpritura.

Pyetje: A është gjithashtu e dobishme kur debati tejkalon trillimin dhe lindin pyetje në lidhje me zgjedhjen e aktorëve, siç ishte rasti me Belén Cuesta, e cila luajti një grua transseksuale në sezonin e katërt?

-Mendoj se kur del një serial, gjithçka ndihmon. Casa de Papel ka krijuar polemika sepse ka mbrojtës që janë pothuajse fanatikë: ata janë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh me personazhet dhe zhvillojnë teori të të gjitha llojeve në lidhje me rrëfimin e ardhshëm. Por më ka ndodhur edhe mua me Sky Rojo , i cili ka një linjë editoriale të qartë për temën që trajton. Mund të ketë një formë që shumë njerëzve nuk u pëlqen, por është një vendim krejtësisht i qëllimshëm. 

-Meqë përmendët Sky Rojo , një seri tjetër që mban emrin tuaj, po mendoni të bëni një vazhdim tjetër?

-Në parim ne e kemi lënë me një përfundim të hapur dhe kemi mundësi narrative për të vazhduar. Sky Rojo ka ende shumë për të dhënë, dhe mua më duket shumë stimulues sepse më ka lejuar të bëj diçka me shumë shpirt, por absolutisht të ekzagjeruar. Pjesa 2 ka një gjë tejet lozonjare që ne e kemi shijuar shumë, është shpërthyese dhe energjike. Praktikisht pjesa e dytë e Sky Rojo u shkrua në të njëjtën kohë me të pestën e La casa de papel dhe kjo ishte shumë mirë për mua. Hidhesha nga njëri në tjetrin.

Pyetje: Me atë që thoni, e kuptoj që për ju zhanret e thjeshta janë jashtë mode…

-Gjëja më interesante në këtë profesion është bërja e zhanreve të reja, përzierje shpërthyese. E ardhmja e serialeve është që të rizbulojmë veten si shkrimtarë. Po vjen një kohë pozitive dhe ne duhet të jemi atje dhe të shohim sesi e rizbulojmë veten.

Pyetje: A mund të vijë një sezon i ri i La casa de papel në të ardhmen?

-Thoni nëse do të ketë edhe një sezon tjetër? Shikoni, kjo është sikur të ndahesh nga gruaja. Të duket sikur je në zi, një periudhë që duhet të kalosh, një proces përshtatjeje emocionale. Tani për tani më duket e paimagjinueshme që ka diçka më shumë për të thënë në lidhje me një personazh, ose të kërkosh elemente për një tjetër sezon. Por unë ende nuk e di se çfarë t’ju them, sepse është gjithashtu e vërtetë që ne nuk e kishim as sezonin e tretë, dhe përfunduam duke bërë 3, 4 dhe 5 me dy grabitje. Unë mendoj se koka jonë nuk është gati të mendojë për një grabitje të tretë. Ndoshta brenda tre apo katër vitesh diçka mund të ndodhë. Por tani për tani nuk ka asgjë të menduar.

Pyetje: Për të thyer mitin për të cilin po flisnim, mendoni se La casa de papel 5 do të mbahet mend si më i miri nga të gjitha sezonet?

-Ajo që mund t’ju them është ky është sezoni më shpërthyes, ndoshta më i komplikuari për shikuesin, dhe gjithashtu për ne sepse kemi hyrë në një zhanër lufte që na ka bërë të regjistrojmë 32 ditë një episode. Është çmenduri kur ke parasysh se shumë nga filmat që po bëhen tani janë bërë në gjashtë javë. Ne kalojmë në nivel ekstrem. Shikuesi do të shkojë në një udhëtim me shumë ulje -ngritje emocionale, dhe shpresoj se ata do të mbeten të kënaqur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture alex pina casa de papel alex pina casa de papel

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta