LIVE UPDATES
Insights

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Kjo pikëpamje është jo pak shqetësuese për Izraelin, pasi nëpërmjet operacionit të fundit ushtarak në Gaza po synon sipas fjalëve të vetë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që ta “eliminojë” Hamasin. Po sikur Borell të ketë të drejtë kur thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet?

4 Dhjetor 2023, 11:11 Nga a.d
A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?
Foto ilustruese

Nga Nadim Koteich “The Spectator

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një qëndrim provokues mbi natyrën e Hamasit. Duke folur në Forumin e Unionit të Mesdheut, Borrell tha ndër të tjera: “Hamasi nuk është thjesht një grup individësh, por një ide dhe ideologji e pathyeshme”.

Kjo pikëpamje është jo pak shqetësuese për Izraelin, pasi nëpërmjet operacionit të fundit ushtarak në Gaza po synon sipas fjalëve të vetë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që ta “eliminojë” Hamasin. Po sikur Borell të ketë të drejtë kur thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet?

Për fatin e mirë të Izraelit, historia tregon se organizatat dhe ideologjitë në dukje të pathyeshme mund të mposhten, dhe kjo gjë ndodh shpesh pas disfatës ushtarake, dhe nëpërmjet reformave të plota socio-ekonomike dhe politike. Për shembull, kujtojmë rastin e Gjermanisë naziste.

Ndërsa janë të lehta krahasimet me Rajhun e Tretë, ato janë të vlefshme kur është fjala për të marrë në konsideratë të ardhmen e Hamasit. Rënia e nazistëve tregoi fuqinë e aftësisë ushtarake në mposhtjen e ideologjive që kanë rrënjë të thella.

Nëpërmjet sulmeve të tyre të palëkundura ajrore dhe tokësore, forcat aleate jo vetëm që rrëzuan fortesën fizike të regjimit nazist, por krijuan edhe terrenin për një metamorfozë të madhe ideologjike. Ky ndryshim i të tilla përmasave, i mbështetur nga zgjuarsia ekonomike e Planit Marshall, nënvizon një të vërtetë themelore: kur strategjia ushtarake lidhet me mjeshtëri me largpamësinë politike dhe ekonomike, mund të shpërbëhen edhe ideologjitë më të frikshme.

Edhe rënia e Japonisë perandorake dhe Italisë fashiste, na ofrojnë njëfarë inkurajimi. Në të dyja rastet, humbjet vendimtare ushtarake, shënuan fundin e atyre ideologjive ekstremiste. Transformimi i Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore në një shtet pacifist dhe rilindja e Italisë si republikë parlamentare, ilustroi se si strategjia e mposhtjes së ideologëve nëpërmjet forcës, kur kombinohet edhe me përpjekjet për rindërtim, mund të ripërcaktojnë realisht kursin ideologjik të një kombi.

Ata që thonë se Hamasi do të ekzistojë përgjithmonë, mund të tregojnë ri-ngjitjen e talebanëve në Afganistan, 2 dekada pasi u rrëzuan nga pushteti. Refuzimi i talebanëve për t’u shpërbërë si lëvizje, duket se e sfidon në dukje idenë se ideologjitë e rrënjosura mund të mposhten në një mënyrë vendimtare.

Megjithatë, kjo situatë zbulon një element që i shpëton shpeshherë analizave: reforma e thellë dhe e munguar në fushën shoqërore dhe atë ekonomike. Në dallim nga fuqitë e Boshtit, të cilat iu nënshtruan ndryshimeve të mëdha transformuese të pasluftës, Afganistani nuk përjetoi një rregullim të tillë gjithëpërfshirës.

Talebanët mund të mposhten në fushën e betejës, por duke mos e mbushur vakuumin e lënë prej tyre me diçka më tërheqëse, atëherë rikthimi i tyre ishte i pashmangshëm. Diçka e ngjashme mund të ndodhë nëse Gaza, pjesa më e madhe e së cilës është shkatërruar apo dëmtuar rëndë nga bombardimet izraelite, lejohet të shuhet pasi Izraeli mund të arrijë në përfundimin se janë shkatërruar objektivat e tij ushtarake.

Humbja ushtarake e Hamasit duhet të jetë mjaftueshëm përfundimtare që ta pengojë atë të pretendojë qoftë edhe një fitore iluzore mes rrënojave të Gazës dhe tragjedisë së popullit të saj. Por që të parandalohet ky skenar, Gaza duhet të rindërtohet, dhe ata që jetojnë ende atje ofrojnë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kanë nisur që tani diskutimet në lidhje me rindërtimin ambicioz të Gazës, një sipërmarrje që vlerësohet të kushtojë shumën mbresëlënëse deri në 50 miliardë dollarë, dhe shumica e saj pritet të vijë nga vendet e pasura arabe. Por ky program rindërtimi - dhe në fakt vërtetë çdo ndihmë për popullin palestinez - duhet të lidhet me reformat politike dhe kulturore për të siguruar që, nga rrënojat e luftës të dalë në krye një autoritet politik pa korrupsion dhe i përkushtuar ndaj paqes.

Edhe Izraeli duhet të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj një zgjidhje të konfliktit përmes krijimit të 2 shteteve. Ai duhet të bëjë më shumë për ta shndërruar atë një mundësi. Duke vepruar në këtë mënyrë, mund t’u ofrojë palestinezëve shpresë. Përndryshe këta të fundit do të tërhiqen sërish nga thirrjet ekstremiste të Hamasit.

Historia shërben si një dëshmi për faktin se fortesa në dukje e paepur e ideologjive të ngurta mund të pushtohet vërtet. Hamasi nuk duhet të ekzistojë përgjithmonë. Por nëse mund të zhduket njëherë e mirë, kjo do të varet nga ajo që do të ndodhë kur të përfundojë lufta e fundit midis Izraelit dhe Gazës.

hamas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj