LIVE UPDATES
Insights

Ana e errët e shtetarit: Tragjeditë e mëdha njerëzore që shkaktuan disa nga politikat e Henry Kissinger

Megjithatë, me gjithë lavdërimet ndaj ekspertizës së Kissinger mbi çështjet globale dhe rolit të tij në vendosjen e marrëdhënieve me Kinën komuniste, politikat e tij dallojnë për mizorinë e tyre ndaj njerëzve më të pafuqishëm në botë.

1 Dhjetor 2023, 10:48 Nga a.d
Ana e errët e shtetarit: Tragjeditë e mëdha njerëzore
Henry Kissinger

SHBA- Henry Kissinger, që vdiq të mërkurën në moshën 100-vjeçare, ishte i vendosur të shkruante vendin e tij në histori. Ish-Sekretari i Shtetit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford-it, e ka çimentuar reputacionin e tij përmes kujtimeve dhe librave të tij, duke ndikuar tek media dhe elitat e politikës së jashtme, dhe
duke fituar adhurimin e politikanëve të ndryshëm si Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Ditëlindja e tij e 100-të më 27 maj të këtij viti, u festua me pompozitet në një sallë të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut, ku morën pjesë Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe drejtori aktual i CIA-s, William Burns, shkruajnë mediat e huaja. 

Megjithatë, me gjithë lavdërimet ndaj ekspertizës së Kissinger mbi çështjet globale dhe rolit të tij në vendosjen e marrëdhënieve me Kinën komuniste, politikat e tij dallojnë për mizorinë e tyre ndaj njerëzve më të pafuqishëm në botë. Sa prej ithtarëve të tij do të përballen me të vërtetën e hidhur mbi atë që ka ndodhur në Vietnam, Kamboxhia, Laos, Bangladesh, Kili, Argjentinë, Timorin Lindor, Qipro dhe gjetkë?

Duke hedhur poshtë argumentet e stafit të Shtëpisë së Bardhë, ai miratoi një pushtim të fshehtë tokësor të Kamboxhias, që nisi në maj 1970. Në dhjetor të atij viti, pasi Nixon u ankua se bombardimet ajrore amerikane ishin të pamjaftueshme, Kissinger firmosi urdhrin për "një fushatë masive bombardimi në Kamboxhia".

Duke injoruar dallimin midis objektivave civile dhe atyre ushtarake, Kissinger tha: “Godisni çdo lëviz!". Ndërkohë në nëntorin e vitit 1975, pasi Kmerët e Kuq pushtuan Kamboxhian dhe nisën shfarosjet masive të civilëve, Kissinger i kërkoi ministrit të jashtëm të Tajlandës që të transmetonte një mesazh.

“Duhet t’u tregoni gjithashtu kamboxhianëve se ne do të jemi miq me ta”- tha ai, duke iu referuar udhëheqësve të lartë të Kmerëve të Kuq. “Ata janë banditë dhe vrasës, por ne nuk do të lejojmë që kjo të na pengojë”- theksoi ai.

Në një rast tjetër, Kissinger shprehu indiferencën ndaj shtypjes së hebrenjve në Bashkimin Sovjetik, duke i thënë Nixon-it në Zyrën Ovale: “Nëse ata i vendosin hebrenjtë në dhomat e gazit në Bashkimin Sovjetik, ky nuk është një shqetësim amerikan. Mund të jetë ndoshta një shqetësim humanitar”.

Por kapitulli më i errët në karrierën e tij u hap në vitin 1971, gjatë një serie masakrash në atë që njihet sot si Bangladeshi, vendi i tetë më i populluar në botë, por që atëherë ishte pjesa lindore e Pakistanit, një shtet i rëndësishëm, klient i SHBA-së, gjatë Luftës së Ftohtë. Kissinger mbështeti fuqishëm diktaturën ushtarake të Pakistanit gjatë një prej mizorive më të tmerrshme të Luftës së Ftohtë, një rekord të cilin më vonë u përpoq ta fshihte.

Disa nga pjesët më të kompromentuera të bisedave të regjistruara në Shtëpinë e Bardhë, janë fshirë për dekada nën pretendimin e rremë të sigurisë kombëtare. Por gjatë investigimit tim arrita të shtie në dorë disa kaseta të deklasifikuara. Pakistani ishte një shtet i krijuar nga territoret me shumicë myslimane nga ish-India. Pakistani Lindor banohej kryesisht nga bengalezët, dhe shumë nga 75 milionë banorët e tij ishin të indinjuar ndaj sundimit të elitave Punjabi dhe një diktature ushtarake që gjendej më shumë se 1600 km larg në Pakistanin Perëndimor.

Kur nacionalistët bengalezë fituan zgjedhjet demokratike në 1970, nisi një krizë e rëndë. Pas bllokimit të negociatave, junta ushtarake e Pakistanit nisi një goditje të përgjakshme ndaj popullsisë bengaleze natën e 25 marsit 1971, duke u përpjekur të pushkatonte sa më shumë njerëz që të tjerët të nënshtroheshin.

Stafi i Shtëpisë e Bardhë e informoi Kissinger se po ndodhte një “mbretërim i terrorit”. Deri në qershor të atij viti, Departamenti i Shtetit deklaroi publikisht se kishin vdekur të paktën 200.000 njerëz. Rreth 10 milionë refugjatë bengalezë u zhvendosën të tmerruar në Indi, ku shumë prej tyre vdiqën nga sëmundjet në kampet e mbipopulluara. Ndërkohë që një Indi e mbingarkuar me popullsinë e saj, sponsorizoi guerilët bengalezë për t'i rezistuar sulmit pakistanez. Në dhjetor 1971, Pakistani sulmoi Indinë, fqinjin e saj shumë më të madh.

Lufta që pasoi, intensive por e shkurtër, përfundoi me një disfatë poshtëruese për Pakistanin dhe krijimin e një Bangladeshi të pavarur. Ajo ishte një disfatë poshtëruese edhe për Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Administrata Nixon e dinte se kishte ndikim të rëndësishëm, edhe pse jo të pakufizuar, mbi Pakistanin, i cili kishte frikë nga India, një demokraci zyrtarisht e paangazhuar që po anonte drejt Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, në javët vendimtare përpara se të fillonte masakra, Kissinger, në atë kohë këshilltarë i sigurisë kombëtare, zgjodhi të mos i paralajmëronte gjeneralët pakistanezë që të mos hapnin zjarr ndaj shtetasve të tyre.

Ai nuk u bëri presion që ata të pranonin rezultatet e zgjedhjeve, dhe as i nxiti të nënshkruanin një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me udhëheqësit bengalezë për të shmangur një luftë civile të pafitueshme. Po ashtu nuk vendosi kushte për t’i penguar ata nga kryerja e mizorive, dhe as i kërcënoi me humbjen e mbështetjes të SHBA-së.

Pavarësisht paralajmërimeve nga stafi i tij për forcën e nacionalizmit bengalez, Kissinger pranoi pretendimet e sundimtarëve ushtarakë të Pakistanit se bengalezët ishin një popull frikacak që do të nënshtrohej lehtësisht.

Ai i tha Nixon-it: “Unë nuk mendoj se ata janë luftëtarë shumë të mirë”.

Duke iu referuar numrit të trupave pakistaneze në Pakistanin Lindor, ai i tha Nixon-it: “Përdorimi i forcës kundër mosmarrëveshjeve jep frytet e veta. Sepse të gjithë ekspertët thoshin se 30.000 njerëz nuk mund të marrin dot nën kontroll 75 milionë njerëz. Epo, kjo mund të rezultojë ende e vërtetë, por në këtë moment situata është e qetë”.

Në përpjekjen e tyre për të mbajtur Pakistanin Lindor, forcat pakistaneze shtypën në mënyrë brutale pakicën hindu të enklavës Bengali. Kenneth Keating, ambasadori i SHBA-së në Indi dhe një ish-senator republikan nga Nju Jorku, e paralajmëruan Kissingerin në qershorin e vitit 1971 se “ndaj hinduve po zhvillohet një gjenocid.

Megjithatë, në kasetat e Shtëpisë së Bardhë, Kissinger përçmoi amerikanët empatikë që “gjakoseshin” për “bengalezët që po vdesnin”. Duke e informuar stafin e Shtëpisë së Bardhë mbi mënyrën se si gjenerali pakistanez Agha Muhammad Yahya Khan e ndihmoi për ta çuar atë në Kinë, gjatë udhëtimit të tij sekret të korrikut 1971, ai tha me shaka: “Organizimi i udhëtimit nga Pakistani ishte magjepsës. Yahya nuk është argëtuar edhe aq shumë që nga masakra e fundit e hinduve!”.

Gjatë gjithë krizës, Kissinger i përçmoi indianët si popull. Më 3 qershor 1971, ai tha “Sigurisht që ata po nxitin refugjatët të largohen”, duke i fajësuar indianët për operacionin ushtarak pakistanez ndaj bangalezëve. Më pas ai i qortoi indianët si komb, me zërin e tij që kumbonte nga përbuzja: “Ata janë një popull fshesarësh!”.

Kissinger shprehu paragjykime edhe për pakistanezët. Më 10 gusht 1971, ai i tha presidentit Nixon: “Pakistanezët janë njerëz të mirë, por ata janë primitivë në strukturën e tyre mendore”. Ndërkohë gjatë luftës që filloi kur Pakistani sulmoi Indinë në dhjetor 1971, Kissinger punoi shumë për të dërguar armët amerikane në Pakistan, nëpërmjet Iranit dhe Jordanisë, edhe pse e dinte se kjo shkelte një embargo të armëve të Kongresit Amerikan.

Ai shpërfilli paralajmërimet nga stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe avokatët në Departamentin e Shtetit dhe Pentagon se ky akt do të ishte i paligjshëm. Përpara prokurorit të përgjithshëm, John Mitchell, Nixon e pyeti Kissingerin: “A është vërtet kaq shumë kundër ligjit tonë?” Kissinger e pranoi që po.

Por duke mos u shqetësuar as për të sajuar ndonjë teori ligjore për pushtetin ekzekutiv, Nixon dhe Kissinger vazhduan me atë transferim armësh. Nixon tha: “Dreqin, herë të tjera kemi vepruar edhe më keq!”. Në vend që të jepte llogari për dëmet e tmerrshme njerëzore të vendimeve të tij, për të mos folur më tej për ndjesën që duhej të kërkonte për shkeljen e ligjit, Kissinger u përpoq me ngulm që të fshihte të shkuarën e tij të errët, në rolin që kishte luajtur në krizat e Azisë Jugore.

Edhe në vitin 2022, në librin e tij “Udhëheqja”, ai u përpoq sërish të promovonte një pikëpamje më të moderuar, në të cilën ai e quajti me takt ish-kryeministren indiane Indira Gandhi “një njeri irritues”- edhe pse gjatë mandatit të saj ai e quajti atë vazhdimisht “kurvë”, ndërsa indianët si “bastardë” dhe “bij kurvash”.

Sot ata që e shfajësojnë Kissinger, priren t’i anashkalojnë stereotipet e tilla të vrazhda për vendet e tjera, duke lavdëruar mbrojtjen prej tij të interesave kombëtare të SHBA-së, duke shpërfillur numrin e viktimave nga politikat e tij.

Shënim:Gary J.Bass, profesor në Universitetin Prinston, dhe autor i librit fitues të çmimit Pulitzer “Telegrami i përgjakshëm:Nixon, Kissinger dhe gjenocidi i harruar”. 

henry kissinger

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj