LIVE UPDATES
Insights

Bota ka sërish nevojë për udhëheqjen amerikane

Rusia, Kina dhe Irani po synojnë të mposhtin demokracinë. Çdo fitore do t’u japë ndihmë të tjerëve dhe do t’i trimërojë më tej këta diktatorë. Ne duhet të sigurojmë një fitore totale të Ukrainës dhe humbjen e pushtuesve rusë.

28 Nëntor 2023, 09:10 Nga Liz Truss
Bota ka sërish nevojë për udhëheqjen amerikane
Shtepia e Bardhe

Nga Liz Truss “Wall Street Journal”

Shtetet e Bashkuara e kanë udhëhequr prej 7 dekadash botën e lirë. Gjatë Luftës së Ftohtë,

ishte fuqia amerikane, ajo që e frenoi me sukses kërcënimin komunist që vinte nga Bashkimi Sovjetik. Duke bashkëpunuar me kryeministren britanike Margaret Thatcher, presidenti amerikan Ronald Reagan ishte i palëkundur në atë betejë, duke e quajtur një “perandori të së keqes” Bashkimin Sovjetik.

Bota do të përfitonte akoma më shumë sot nga ky lloj lidershipi amerikan. Dhe unë shpresoj që zgjedhjet e vitit presidenciale të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë një republikan. Në SHBA duhet të ketë një udhëheqje konservatore, që ajo të jetë sërish mjaftueshëm e guximshme për t’i quajtur regjimet armiqësore si të liga dhe një kërcënim për botën e lirë.

Shumë nga ne në botën perëndimore, u vetëkënaqën me humbjen e armiqve tanë komunistë, dhe besuan se fitorja e lirisë dhe demokracisë ishte e përjetshme. Në realitet asnjë fitore e tillë nuk është e përhershme. Perëndimi e lejoi Kinën të anëtarësohej në Organizatën Botërore të Tregtisë si një vend në zhvillim - me kushte të favorshme që i gëzon edhe sot e kësaj dite - ndërsa Presidenti Xi Jinping u bë president i përjetshëm, shtypi demokracinë dhe lirinë e fjalës në Hong Kong dhe mbështeti shkeljet e të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang. Ndërkohë, Irani po mbështet terroristë si Hamasi, dhe po zhvillon aftësitë e tij bërthamore, dhe kjo në kohën kur SHBA-ja po pret më kot që Teherani të nënshkruajë marrëveshjen mbi programin e tij bërthamor, ose siç njihet ndryshe Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit.

Dhe ambiciet territoriale të Vladimir Putin janë gjithnjë e më armiqësore. A është e habitshme që këto regjime kanë vazhduar të ecin përpara pa u ndëshkuar, dhe veprimet e tyre nuk janë denoncuar siç duhet nga të tjerët? Për shembull, dështimi për të marrë masa ndëshkimore pas shkeljes së “vijës së kuqe” nga regjimi në Siri, dhe tërheqja e trupave nga Afganistani nga ana e Amerikës, i inkurajoi më tej këto regjime.

Unë e pashë efektin e këtyre veprimeve gjatë kohës që isha pjesë e kabinetit qeveritar britanik si Ministri e Jashtme dhe kryeministre. Dhe ndërsa jam krenare që Britania e Madhe u bë vendi i parë në Evropë që e furnizoi me armë Ukrainën, do të preferoja që ne të mos kishim qenë në asnjë moment në atë situatë.

Rusia, Kina dhe Irani po synojnë të mposhtin demokracinë. Çdo fitore do t’u japë ndihmë të tjerëve dhe do t’i trimërojë më tej këta diktatorë. Ne duhet të sigurojmë një fitore totale të Ukrainës dhe humbjen e pushtuesve rusë.

Që ta anojmë ekuilibrin në favorin e Ukrainës, ne duhet të sigurohemi që kjo e fundit të ketë një avantazh ushtarak të dukshëm kur përballet me një ushtri ruse të mbështetur nga armë iraniane si dhe diplomatikisht nga kinezët. Ukraina ka aktualisht një nevojë urgjente të arrijë epërsinë ajrore, ose nëpërmjet avionëve më të fundit perëndimore ose dronëve të përparuar që mund të mbështesin trupat e vijës së parë të frontit.

Po ashtu ne duhet të lejojmë anëtarësimin e shpejtë të saj në NATO. Moska mbetet ende peng i iluzionit, se ushtria e saj mund të përballojë fuqinë e Uashingtonit. Por Perëndimi duhet të garantojë që Ukraina të ketë armët që i nevojiten për t’i dhënë Rusisë një goditje nokauti.

Kjo do t’i dërgonte një mesazh të hapur regjimeve dashamirëse ndaj Rusisë në Kinë dhe Iran. Sa i përket Kinës, ne duhet t’i sigurojmë Tajvanit armë dhe aftësi mbrojtëse, të cilat ne e dimë se i zotëron edhe Pekini. Udhëheqësit e biznesit në Perëndim, duhet të ndalojnë së gënjyeri veten në raport me presidentin kinez Xi, i cili duhet të etiketohet për atë është, një diktator totalitar.

Ndërkaq duhet të braktisim njëherë e mirë marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit, dhe të vendosim sanksione më të ashpra ndaj Teheranit. Nuk duhet t’i jepen më para në dorë një regjimi, që ka financuar terroristët dhe fushatat e tyre terroriste.

Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-ja udhëhoqi një aleancë të botës së lirë, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, në kontrollin e eksporteve drejt Kinës dhe vendeve komuniste të Evropës Lindore. Ajo duhet të udhëheqë sërish botën e lirë për të siguruar që ne të mos eksportojmë teknologji ose mallra, të cilat mund të përdoren një ditë kundër nesh. Pra të kemi një NATO ekonomike.

Së fundi, të gjithë ne në Perëndim duhet të ndalojmë degradimin që kemi lejuar të zhvillohet brenda shoqërive tona, i cili sulmon vlerat anglo-amerikane të patriotizmit, lirisë dhe familjes. Qofshin këto teprimet antikapitaliste të ambientalistëve ekstremistë apo axhendat radikale të lëvizjes Woke, që po promovohet në shkollat ​​dhe kampuset tona, ne duhet urgjentisht të kundërshtojmë çdo lloj ideologjie që e dëmton mënyrën tonë të jetesës dhe që i ndihmon armiqtë tanë. E ardhmja e Perëndimit varet pikërisht nga kjo.

Shënim:Liz Truss, ish-Ministre e Jashtme dhe ish-kryeministre e Britanisë së Madhe.

shba

Sondazh

Poll
Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj