LIVE UPDATES
Insights

Gjashtë sfidat e mëdha të epokës sonë dhe si duhet t’i kapërcejmë ato

Gjatë vitit 2022, ne pamë një rritje të inflacionit në ekonomitë e përparuara dhe tregjet në zhvillim, një ngadalësim të fortë të rritjes ekonomike globale që vazhdoi edhe gjatë këtij viti, si dhe shenja të problemeve të rënda të borxhit të sektorit privat dhe publik, ndërsa bankat qendrore rritën normat e interesit për të stabilizuar çmimet.

27 Nëntor 2023, 14:16 Nga a.d

Gjashtë sfidat e mëdha të epokës sonë dhe si duhet

Nga Nouriel Roubini “Project Syndicate

Që nga publikimi i raportit mbi “Kërcënimet e Mëdha” në tetorin e vitit 2022, sfidat që nënvizova janë çështjet kryesore që po diskutohen tani. Të gjithë e pranojnë se po shtohen kërcënimet ekonomike, monetare dhe financiare. Për më tepër ato po ndërveprojnë rrezikshëm edhe me zhvillime të ndryshme sociale, politike, gjeopolitike, mjedisore, shëndetësore dhe teknologjike.

Prandaj, në dhjetorin e vitit 2022, britanikja Financial Times zgjodhi “polikrizën”, si një nga termat kryesore të vitit. Cilido qoftë termi i preferuar i dikujt (të tjerët kanë përdorur termin “permakrizë” (krizë e përhershme) apo “bashkim katastrofash”), gjithnjë e më shumë po pranohet se në rrezik është jo vetëm ekonomia globale, por edhe mbijetesa e vetë njerëzimit.

Siç paralajmërova në raportin “Kërcënimet e Mëdha”, epoka e “Moderimit të Madh” (një periudhë e gjatë e luhatshmërisë së ulët makroekonomike pas mesit të viteve 1980) i ka lënë vendin epokës së “Stagflacionit të Madh”.

Gjatë vitit 2022, ne pamë një rritje të inflacionit në ekonomitë e përparuara dhe tregjet në zhvillim, një ngadalësim të fortë të rritjes ekonomike globale që vazhdoi edhe gjatë këtij viti, si dhe shenja të problemeve të rënda të borxhit të sektorit privat dhe publik, ndërsa bankat qendrore rritën normat e interesit për të stabilizuar çmimet.

Për shkak të këtij shtrëngimi të politikës monetare, inflacioni ka rënë në mbarë botën. Po ashtu, është dobësuar gradualisht gjatë gjithë vitit 2023 ndikimi i goditjeve negative afatshkurtra stagflacioniste si pandemia, rritja e çmimit të mallrave pas pushtimit rus të Ukrainës dhe politika “zero-COVID” e Kinës.

Gjithsesi, inflacioni mbetet shumë mbi objektivin 2 për qind që kanë ekonomitë e zhvilluara, ndërsa kanë gjithnjë e më shumë pasoja një sërë goditjesh të tjera afatmesme negative ndaj ofertës. Për shembull, ka vazhduar procesi i de-globalizimit, me më shumë vende që po kalojnë nga tregtia e lirë në tregtinë e sigurt, dhe nga integrimi ekonomik në dobësimin e lidhjeve të vjetra ekonomike midis shteteve të ndryshme.

Për më tepër, plakja e popullsisë në Evropë, Japoni dhe Kinë, po e redukton ofertën e punëtorëve, në një kohë kur kufizimet e migrimit  po pengojnë fluksin e krahut të punës nga vendet e varfra tek ato të pasura. Dhe të gjitha këto zhvillime e rritin kostot e punës. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike po e rritin tashmë pasigurinë ushqimore, duke rritur kostot e energjisë dhe ushqimit, në një kohë që bota është e papërgatitur si duhet për t’i bërë ballë pandemive të ardhshme.

Pastaj janë rreziqet e reja, deri më sot të nënvlerësuara, që vijnë nga lufta kibernetike dhe dezinformimi i përforcuar nga Inteligjenca Artificiale, si dhe problemet e trashëguara si reagimi ndaj pabarazisë në rritje të shpërndarjes së pasurisë (që mund të çojë tek më shumë politika fiskale të rritjes së pagave dhe mbështetje për politikanë populistët).

Përveç goditjeve ndaj ofertës, tendencat e ndryshme të kërkesës, nënkuptojnë gjithashtu se inflacioni do të jetë më i lartë. Ndërsa rriten deficitet, bankat qendrore mund të detyrohen që ta monetizojnë borxhin publik. Dhe deficitet do të rriten më tej, sepse shumë vende kyçe janë përfshirë në të paktën 6 sfida (duke përfshirë disa luftëra reale), të cilat do të kërkojnë nivele më të mëdha shpenzimesh.

Së pari, ne jemi përballë një “depresioni gjeopolitik”, për shkak të rivalitetit në rritje midis Perëndimit dhe fuqive revizioniste (në heshtje aleate) si Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe Pakistani. Pushtimi rus i Ukrainës ka ende mundësi të zgjerohet, duke tërhequr edhe  NATO-n.

Izraeli - dhe ndoshta SHBA - gjendet në një kurs përplasje me Iranin, që nga ana e tij është në pragun e shndërrimit në një shtet me armë bërthamore. Operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza, në kundërpërgjigje të masakrës së Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor, rrezikon të shkaktojë një konflikt më të gjerë rajonal, që do të shkaktonte një rritje tjetër të çmimeve të energjisë.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë të grinden për ndikimin në Azi dhe fatin e Tajvanit. Me riarmatimin e SHBA-së, Evropës, NATO-s, dhe gati të gjithëve në Lindjen e Mesme dhe Azi, është e sigurt se do të ketë nivele më të larta të shpenzimeve për armët konvencionale dhe jo-konvencionale (përfshirë ato bërthamore, kibernetike, biologjike dhe kimike).

Së dyti, do të jetë e kushtueshme edhe beteja kundër ndryshimeve klimatike. Kostoja e zbutjes dhe përshtatjes me ndryshimet, pritet të jetë triliona dollarë në vit për dekadat në vijim, dhe është naive të mendohet se këto investime do nxisin që të gjitha rritje ekonomike.

Së treti, është beteja e kushtueshme kundër pandemive të ardhshme. Për një sërë arsyesh - disa prej tyre të lidhura me ndryshimet klimatike - do të bëhen më të shpeshta shpërthimet epidemike të sëmundjeve, me potencialin për t’u shndërruar në pandemi.

Dhe pavarësisht nëse vendet investojnë në parandalimin apo përballen me krizat e ardhshme shëndetësore pasi ato shfaqen, kostot më të larta do t’i shtohen barrës në rritje që lidhet me plakjen e shoqërisë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të pensioneve.

Së katërti, mund të presim një mobilizim të ngjashëm me luftën në përballjen me efektet shkatërruese të “globotikës”:kombinimi i globalizimit dhe i automatizimit të industrive që po kërcënon një numër në rritje profesionesh që kërkojnë pak ose shumë kualifikim, përfshirë punët krijuese dhe atë menaxheriale.

Qeveritë do të gjenden një nën presion në rritje për të ndihmuar ata që kanë mbetur prapa në shoqëri, qoftë përmes skemave të të ardhurave bazë, transfertave fiskale më të larta apo shërbimeve publike të zgjeruara. Këto kosto do të mbeten të mëdha, edhe nëse automatizimi do të çojë tek rritja e ndjeshme ekonomike.

Së pesti, është sfida e pabarazisë në shpërndarjen e pasurisë. Kjo betejë po bëhet gjithnjë e më urgjente, tani që gjendja e keqe ekonomike po prek të rinjtë dhe shumë familje të klasës së mesme dhe punëtore, dhe po nxit një reagim kundër demokracisë liberale dhe kapitalizmit të tregut të lirë.

Për të penguar ngjitjen në pushtet të regjimeve populiste, që mund të ndjekin politika ekonomike të pamatura dhe të paqëndrueshme, demokracitë liberale janë të detyruara të shpenzojnë shumë për të përforcuar sistemet e tyre të sigurisë sociale, siç po bëjnë tashmë shumë vende.

Së fundi, do të kërkojë përpjekje shumë të mëdha menaxhimi i pasojave negative nga plakja e shoqërisë. Sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të pensioneve, do ta shtojnë borxhin publik (që është mesatarisht 112 për qind e PBB-së në ekonomitë e përparuara). Një borxh ky i nënkuptuar, që shpeshherë është edhe më i madh.

Këto beteja janë të nevojshme, por do të jenë të kushtueshme, dhe kufizimet ekonomike e politike do të kufizojnë aftësinë e qeverive për t’i financuar ato përmes taksave më të larta. Raportet e taksave ndaj PBB-së, janë tashmë të larta në shumicën e ekonomive të përparuara, sidomos në Evropë.

Dhe evazioni fiskal dhe arbitrazhi, do të ndërlikojnë më tej përpjekjet për të rritur taksat mbi të ardhurat e larta dhe kapitalin (duke supozuar se masa të tilla mund të shmangin lobistët apo të fitojnë mbështetje nga partitë e qendrës së djathtë).

Ndërkohë, po bëhen shumë të qarta rreziqet që lidhen me Inteligjencën Artificiale. Shumë ekspertë janë të shqetësuar për papunësinë e përhershme teknologjike, jo vetëm në mesin e punëtorëve me aftësi të ulëta, por edhe në mesin e profesioneve krijuese.

Në një skenar ekstrem, pas 2 dekadash ekonomia botërore mund të rritet me një normë prej 10 për qind në vit, por papunësia do të arrijë në nivelin 80 për qind. Pra ekziston rrezikon që AI të jetë një industri tjetër që fiton gjithçka, dhe që e rrit shumë pabarazinë e të ardhurave dhe pasurisë.

Po ashtu, Inteligjenca Artificiale do të ketë një efekt të ngjashëm tek dezinformimi, duke përfshirë videot “e rreme dhe të trukuara në detaje”, si dhe forma të ndryshme të luftës kibernetike, veçanërisht mbi proceset zgjedhore. Por është edhe rreziku i vogël por i tmerrshëm, që përparimet në AI do të çojnë në AGI (inteligjencën e përgjithshme artificiale) dhe vjetërimin e specieve njerëzore.

Në këto kushte, vazhdon të thellohet debati nëse sjellja e kompanive të teknologjisë duhet të disiplinohet akoma më shumë. Por kundër-argumenti i qartë, është se SHBA ka nevojë për kompanitë e Big Tech dhe AI ​​për të siguruar dominimin e saj mbi Kinën, e cila po bën gjithçka që mundet për t’u bërë një superfuqi ushtarake.

Fatmirësisht, nëse AI do të garantojë një rritje ekonomik me prej 10 për qind, atëherë mund të jetë e mundur një rishpërndarje e konsiderueshme e të ardhurave. Për më tepër, AI mund të na ndihmojë të adresojmë edhe mega-kërcënime të tjera, si ndryshimi i klimës dhe pandemitë e ardhshme.

Ndërsa asnjë nga këto rezultate pozitive nuk mund të merret si e mirëqenë, duke pasur parasysh fuqinë dhe ndikimin që kanë elitat, prioriteti ynë i parë do të jetë të mbijetojmë në dekadat e ardhshme të karakterizuara nga paqëndrueshmëria dhe kaosi.

Marrë me shkurtime

Shënim:Nouriel Roubini, profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut. Me herët ka qenë ekonomisti kryesor në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Clinton, si dhe ka punuar për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Rezervën Federale të SHBA-së dhe Bankën Botërore.

epoka sfida

Sondazh

Poll
Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj