LIVE UPDATES
Insights

Tre shkaqet e dështimit të Rendit Botëror

Shkëmbimet ekonomike janë të fragmentuara në një diversifikim të zinxhirëve globalë, për t’i mbrojtur ato nga cenueshmëria politike.

27 Nëntor 2023, 09:16 Nga a.l
Tre shkaqet e dështimit të Rendit Botëror
Foto ilustruese

Nga Sabino Cassese “Corriere della Sera”

Çfarë shkoi keq në këtë botë? Së pari pandemia e Covid-19, e cila nxori në pah dobësitë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Pastaj dy konflikte të forta të Evropë, shkëndijat e të cilave mund të shndërrohen në zjarre të mëdha. Në skenë janë shfaqur sërish shtetet luftarake dhe konfliktet ushtarake midis shteteve, për menaxhimin e të cilave duhet një autoritet superior, në një kohë që mungon globalizimi dikur aq shumë i lavdëruar.

Shkëmbimet ekonomike janë të fragmentuara në një diversifikim të zinxhirëve globalë, për t’i mbrojtur ato nga cenueshmëria politike. Ndërkaq janë rikthyer në modë politikat industriale, shteti si financuesi kryesor dhe garat për programet e subvencioneve. Sistemi botëror i ka zbuluar të gjitha dobësitë e tij.

Sot për sot nuk është e mundur një foto si ajo e Konferencës së Jaltës së vitit 1945, me Roosevelt, Churchill dhe Stalinin të ulur pranë njëri-tjetrit. Rendi botëror i projektuar në San Francisko në vitin 1945, doli të ishte një iluzion. Edhe pse e dobishme si një vend debati dhe si një forum për shtetet, Organizata e Kombeve të Bashkuara është provuar të jetë joefektive si një organ vendimmarrës. Kjo u pa së fundmi tek mosmarrëveshja e fundit midis Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës.

Ka pasur jo pak njerëz që kishin iluzionin se bota do të përjetonte më luftëra. Në fakt sipas llogaritjeve të fundit, aktualisht janë duke u zhvilluar 59 luftëra. Dhe vetëm në dekadën e fundit ka pasur 388 konflikte të armatosura, ndonëse ato e kanë humbur gradualisht forcën e tyre shkatërruese, të matur në shifrat e të vdekurve.

Gjatë periudhës nga viti 1945 e deri më sot, ka pasur një sërë luftërash të nxitura nga mosmarrëveshjet territoriale, tensionet midis shteteve, terrorizmi, paqëndrueshmëria politike, si konflikti arabo-izraelit i viteve 1948-1949, Lufta Koreane e viteve 1950-1953, ajo e Vietnamit në vitet 1964-1973, ajo e Gjashtë Ditëve e vitit 1967, e Yom Kippur-it në vitin 1973, ajo midis Iranit dhe Irakut në vitet 1980-1989, lufta mbi ishujt Falklands e vitit 1982, ajo e Gjirit Persik në vitet 1990-1991 dhe e Jugosllavisë në vitet 1992-1995.

Tashmë nuk mund të bëjmë dot dallimin as midis operacioneve të policisë, si ato kundër terrorizmit, dhe operacioneve ushtarake, siç po ndodh në konfliktin aktual Hamas-Izrael. E para zhvillohet normalisht në territorin e saj, me mjete të blinduara, por jo me tanke dhe avionë.

Po ashtu ka në shënjestër një numër të vogël njerëzish, e respekton parimin e proporcionalitetit dhe të mbrojtjes së civilëve. Asnjëra nga këto nuk ndodh në konfliktin aktual në Gaza, aq sa ka nga ata që mendojnë se kjo ndodh për ta bërë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje, dhe për të shmangur mundësinë e një pakti midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Po cilat janë shkaqet e dështimit të rendit botëror aktual, të projektuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore? Së pari një besim i tepruar tek “politika e profilit të ulët”, e bazuar tek 2000 sistemet rregullatore globale që bashkojnë shtetet, për të siguruar sektorë të ndryshëm, nga përdorimi i burimeve detare te tregtia, shëndetësia, puna, sistemet e pagesave, trafiku ajror, peshkimi në oqeane e kështu me radhë.

Sot është zbehur ndjeshëm ideja e dikurshme se këto lidhje, mund të krijonin një botë më me rregulla, duke vepruar si një sistem kleringu sektorial, dhe duke lejuar dhe inkurajuar ndërthurjen e interesave kombëtare dhe atyre globale.

Pastaj, janë zhgënjyer shpresat dhe pritshmëritë e mëdha mbi zinxhirët e vlerës globale dhe të idesë kantiane se interesi i ndërsjellë i prodhuar nga zhvillimi i tregtisë, mund të sigurojë një paqe sistematike (pra jo një paqe midis dy luftërave), sepse deri dje mendohej se nuk mund të lindin konflikte midis vendeve që bëjnë tregti.

Së treti, mbizotërimi në mesin e politikanëve dhe studiuesve i realizmit dhe i mungesës së utopive:për një kohë të gjatë janë harruar programet universale, teksa kanë munguar reformistët e matur dhe utopitë realiste. Sa për të bërë një krahasimi, duhet kujtuar se rreth Luftës së Dytë Botërore, u hartuan rreth 50 propozime për kushtetutat botërore, duke përfshirë atë të njohur të promovuar nga Giuseppe Antonio Borgese dhe Universiteti i Çikagos, me paradhënien e shkrimtarit të famshëm gjerman Thomas Mann.

Së fundi është pretendimi që vërehet shpesh veçanërisht në Perëndim, sipas të cilit vlera si liria, demokracia dhe merita mund të shprehen në një mënyrë të vetme, si ato të përjetuara në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, pa e pranuar se ato mund të shfaqen në mënyra të ndryshme të diktuara nga kontekstet, kulturat dhe zakonet. Pra është nënvlerësuar rëndësia e njohjes së dallimeve dhe frika nga njëjtësimi.

Dhe kjo e vështirëson gjendjen, aq më tepër që sot vendet që janë dëshmuar dikur si zotër të demokracisë dhe lirisë në botë, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shfaqin sot të gjitha vështirësitë e demokracive të pjekura.

Këtu qëndrojnë edhe arsyet e asaj që është quajtur zemërimi mysliman, i cili reagon ndaj këtij imponimi të modeleve të përbashkëta, pa e njohur atë parim të formuluar aq mirë nën moton e Bashkimit Evropian, “unitet në diversitet”.

Me pak fjalë:pjesët e ndryshme të botës, të bashkuara nga disa objektiva të përbashkëta, si ruajtja e paqes, respektimi i mjedisit, njohja e lirisë dhe demokracisë, duhet të jenë në gjendje që t’i shprehin këto parime në një mënyrë të ndryshme, secila duke respektuar diversitetin e të tjerëve.

Në këtë kontekst, është e çuditshme sesi demokracitë e pjekura, të cilat kanë kultivuar autonominë dhe diferencimin brenda vetes, kanë bërë një gabim kaq të madh, atë të mosnjohjes së rëndësisë që ka mbrojtja e dallimeve, gjë që nxit frikën e homologimit dhe të harresës së thënies së Thomas Jefferson mbi fenë:”Të ndarë do të fitojmë, të bashkuar do të mposhtemi”.

Disa vite më parë, një ekonomist i famshëm parashikoi se kriza ekonomike globale do të rishfaqej kur do të kishin vdekur ata që e kishin përjetuar krizën e mëparshme. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me luftën. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj