LIVE UPDATES
Insights

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Kjo qasje me dy fytyra e Kinës, u pa edhe në samitin virtual të BRICS javën e kaluar, kur presidenti kinez Xi Jinping propozoi një plan me 6 pika, për të ndaluar njëherë e mirë luftimet në Gaza.

28 Nëntor 2023, 11:37 Nga a.d
Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit
Lufta

Nga Gordon G. Chang “Newsweek

Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shumë fronte kundër Shteteve të Bashkuara, është të paraqitet si një paqe-bërëse, në një kohë që pretendon se është Amerika, ajo që nxit konfliktin. Pekini e përhap vazhdimisht këtë narrativë të rremë, edhe pse në fakt ndez zjarre kudo që mundet.

Kjo qasje me dy fytyra e Kinës, u pa edhe në samitin virtual të BRICS javën e kaluar, kur presidenti kinez Xi Jinping propozoi një plan me 6 pika, për të ndaluar njëherë e mirë luftimet në Gaza.

Sundimtari kinez bëri thirrje t’i jepet fund “dhunës dhe sulmeve kundër civilëve”, për sigurimin e “korridoreve humanitare” dhe ndihmë shtesë për Gazën, “krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës”, thirrjen e një “konference ndërkombëtare të paqes, “miratimin e një rezolute në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit, dhe zbatimin e “masave praktike për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe rrezikimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme në tërësi.”

Shumë analistë të huaj, po e besojnë propagandën e Pekinit për Kinën si një fuqi që dëshiron paqen. “Ajo që dëshiron vërtet Kina në Lindjen e Mesme është rregulli”- shkruan në gazetën në “Globe and Mail” Omer Aziz, ish-këshilltar për politikën e jashtme në qeverinë e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

“Një luftë rajonale nuk është në interesin e Kinës, sidomos nëse ajo synon të rritet ekonomikisht dhe të vazhdojë t’i shërbejë interesave të veta, kryesisht ndaj Tajvanit”- thekson Aziz. Por e vërteta është se Xi Jinping nuk po promovon paqen në Lindjen e Mesme. Përkundrazi, ai po vazhdon të nxitë  luftën në këtë rajon.

Veprimet e Kinës vitet e fundit, tregojnë se Kina jo vetëm që e ka nxitur luftën në Lindjen e Mesme, por që e dinte se po e bënte diçka të tillë. Ajo ka mbështetur vazhdimisht regjimin militant shiit në Iran, që flet hapur për luftë dhe punon vazhdimisht për të destabilizuar shtetet sunite në rajonin e Gjirit Persik.

Kina ka ndihmuar për dekada me radhë përpjekjet e pamëshirshme të Republikës Islamike të Iranit për të ndërtuar armët e saj bërthamore. Irani ka marrë teknologjinë dhe pajisjet kineze të pasurimit të uraniumit përmes kompanisë bërthamore AQ Khan në Pakistan të sponsorizuar nga Kina.

Dhe Koreja e Veriut, një regjim monist i mbështetur nga Kina, nuk mund të transferonte kurrë raketa balistike në Iran pa miratimin e Kinës, diçka që e ka bërë vazhdimisht dekadat e fundit. Për më tepër, Kina ka furnizuar me armë të vjetra milicitë që i shërbejnë interesave të Republikës Islamike.

Për shembull, Hamasi, duket se zotëron armë të vjetra të prodhimit kinez, të furnizuara përmes Iranit. Po kështu, në vitin 2021 por edhe këtë vit, Marina e SHBA-së ka sekuestruar armë kineze që po shkonin për milicinë Huthi në Jemen, sërish me mbështetjen e Teheranit.

Richard Fisher, analist mbi ushtrinë kineze në Qendrën Ndërkombëtare të Vlerësimit dhe Strategjisë, më tha së fundmi se Pekini gjithashtu ofron armë për Hezbollahun, përfaqësuesi i tretë i madh i Iranit. Ndërkohë, vetë armët e Iranit janë plot me pjesë këmbimi të marra nga Kina.

Kina ofron ato që Wall Street Journal i quan “blloqe ndërtimi” për programin e dronëve të Teheranit. Në prill, Ukraina rrëzoi një dron iranian “Shahed-136” të përdorur nga ushtria ruse. Pajisja përmbante një konvertues të tensionit, që dukej se ishte prodhuar në Kinë në janar të këtij viti.

Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Projekti Uiskonsin për Kontrollin e Armëve Bërthamore, kanë dokumentuar përfshirjen e Kinës në programet e armëve të Iranit. Republika Islamike nuk mund të prodhojë dot dronë dhe armë të tjera bazë. “Irani nuk prodhon asnjë çip që futet në asnjë nga armët e tij”- më tha javën e kaluar Raj Dutt, CEO i “Culver City, Advanced Photonic Integrated Circuits Corp”, me seli në Kaliforni, një kompani kontraktore amerikane në fushën e mbrojtjes që zhvillon qarqe të integruara të nivelit të lartë.

Çipat e tij duket se vijnë nga e gjithë Azia, përfshirë Kinën. Më e rëndësishmja:Kina e ka mbështetur plotësisht ekonominë iraniane. Në 9 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i naftës iraniane të blerë nga Kina ishte 60 për qind më i lartë se në vitin 2017, viti i fundit para se Shtetet e Bashkuara të rivendosnin sanksionet ndaj blerjeve të tilla.

Nga ana tjetër, Kina e sheh Iranin si shërbëtoren e interesave të saj. Teherani jo vetëm që destabilizon miqtë sunitë të Amerikës në rajon, por promovon gjithashtu narrativën se Pekini është një mbështetës i “Jugut Global”. Për më tepër, vendndodhja e Iranit është thelbësore për strategët kinezë.

“Pekinit i duhet Teherani që të sigurojë urën thelbësore tokësore në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme, si dhe në Oqeanin Indian”- më tha këtë muaj Gregory Copley, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Strategjike.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që në vitin 2021 Pekini dhe Teherani nënshkruan një “Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Bashkëpunimi” 25-vjeçare me vlerë 400 miliardë dollarë. Dhe në shkurt të këtij vitit, presidenti iranian Ebrahim Raisi shkoi në Pekin dhe nënshkroi 20 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi për çështje të ndryshme, duke përfshirë tregtinë.

Megjithëse shpeshherë Kina nuk i ka përmbushur premtimet e saj për investime në Iran, siç e thekson edhe Copley, Pekini ka arritur gjithsesi të thellojë lidhjet me ekonominë iraniane. Kina ka qenë për 10 vjet rresht partnerja më e madhe tregtare e Republikës Islamike.

Tregtia dypalëshe u rrit me 7 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar. Mbështetja e Pekinit për Teheranin është e hapur. Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, Pekini ka ofruar një mbështetje të madhe diplomatike dhe propagandistike për Hamasin. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, iu referua arabëve si “vëllezërit dhe motrat tona”.

Në fakt, lufta e vazhdueshme i shërben më së miri interesave kineze, duke e penguar Izraelin dhe Arabinë Saudite të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, e cila do të kishte pakësuar rëndësinë e Pekinit për Riadin.

Deri më tani, administrata Biden është përpjekur ta angazhojë Kinën në mbajtjen nën kontroll të Iranit, diçka kjo shumë e dukshme kur presidenti Joe Biden u takua me Xi në San Francisko në fillim të këtij muaji. Megjithatë forcimi i rolit global të Kinës, është tejet kundër-produktiv për interesat amerikane.

Kina e ka bërë të qartë se mbështet aktet barbare të Hamasit ndaj popullatës izraelite. Prandaj, politika e Uashingtonit duhet të sabotojë ndikimin keqdashës të Kinës në rajon, dhe të synojë shkatërrimin e plotë të këtij grupi terrorist. Fundi i Hamasit si organizatë ekstremiste do ta dobësonte ndjeshëm Iranin, por po ashtu do të ndihmonte në frenimin e Kinës nga të veprimeve të saj rrezikshme ndaj fqinjëve dhe mbarë botës në përgjithësi.

Shënim:Gordon G.Chang, autor i librit “Kolapsi i pritshëm i Kinës” dhe i librit më të ri “Kina do të hyjë në luftë”

kina hamas

Sondazh

Poll
Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj