LIVE UPDATES
Insights

Klima dhe gjeopolitika, filli i përbashkët që lidh luftërat e sotme

Rusia pushtoi Ukrainën, një luftë që ishte e parashikueshme dhe lehtësisht e shmangshme, po të kishte pasur vërtet një dëshirë serioze për të marrë parasysh nevojat e sigurisë të të gjitha vendeve të përfshira.

30 Nëntor 2023, 08:47 Nga a.d

Klima dhe gjeopolitika, filli i përbashkët që lidh luftërat

Nga Francesco Sylos Labini “Il Fatto Quotidiano”

Duke parë tensionet e mëdha ndërkombëtare, fillimisht në Ukrainë dhe tani në Palestinë, dhe në sfond tensionet e forta midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lind me të drejtë  pyetja se cili është filli i përbashkët që bashkon krizat e ndryshme, që në pamje të parë nuk duken të lidhura drejtpërdrejt midis tyre.

Rusia pushtoi Ukrainën, një luftë që ishte e parashikueshme dhe lehtësisht e shmangshme, po të kishte pasur vërtet një dëshirë serioze për të marrë parasysh nevojat e sigurisë të të gjitha vendeve të përfshira.

Por Perëndimi ishte shumë i sigurt në vetvete se forca e tij ekonomike do të thyente lehtësisht një vend që shihej si një “shpërndarës i gazit me bomba bërthamore”. Por llogaritjet rezultuan të gabuara, dhe shkatërrimi i gazsjellësit “Nord Stream” (Rrjedha e Veriut) që lidhte Gjermaninë me Rusinë, nuk e dëmtoi ndjeshëm këtë të fundit.

Katastrofa në Gaza përfaqëson shpërthimin vullkanik të një tensioni që është ndezur prej të paktën gjysmë shekulli dhe që në dallim nga kriza e Ukrainës nuk është e qartë se cili është synimi përfundimtar i Izraelit, që duket se ka harruar se qëllimi nuk i justifikon mjetet, dhe se martirizimi i një popullsie vetëm sa do të gjenerojë urrejtje dhe terror të mëtejshëm.

Por të humbur janë edhe terroristët e Hamasit, që kanë arritur ta rikthejnë problemin palestinez në qendër të vëmendjes ndërkombëtare me një kosto ë papërballueshme. Por cila është fija e përbashkët që bashkon krizat e ndryshme?

Sipas të dhënave të reja të sapo publikuara nga NASA, temperatura mesatare në tetor të këtij viti, shënoi një rekord të ri, pas rekordeve të mëhershme për muajt korrik, gusht dhe shtator. Duke analizuar të dhëna të ndryshme, ndër më kryesoret temperaturat e oqeanit, shkencëtarët e klimës kanë arritur  në përfundimin se ne kemi hyrë në një territor të pa eksploruar. 17 nëntori ishte dita e parë që temperaturat mesatare globale i kaluan me 2°C mbi nivelet para-industriale. 18 nëntori ishte e dyta. Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se ngrohja globale prej 2.5-2.9°C, ka të ngjarë të arrihet në të ardhmen e afërt.

Përkundër faktit se gjatë gjysmë shekullit të kaluar shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht se trajektorja në të cilën ndodhemi po çon me shpejtësi në kushte ekstreme klimatike, në fakt asgjë nuk është bërë në të vërtetë për të parandaluar katastrofën që po na afrohet.

Në një kohë që tendencat po zbulojnë rekorde të reja klimatike, është arritur një përparim minimal në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sipas raportit të pestë Kombëtar të Vlerësimit të Klimës, i publikuar më 14 nëntor nga administrata e Shteteve të Bashkuara, katastrofa të mëdha klimatike ndodhin çdo 3 javë.

Asnjë vend nuk është i sigurt nga ngrohja globale, dhe disa komunitete po goditen më shumë

se të tjerët. Ngrohja globale shkakton çdo vit vetëm në SHBA 150 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta, qoftë nga rritja e nivelit të deteve, valët e të nxehtit, thatësirat apo përmbytjet. Dhe kostot po vazhdojnë që të rriten. Gjatë viteve 2018-2022, Shtetet e Bashkuara përjetuan  

89 katastrofa klimatike, ku secila shkaktoi të paktën 1 miliardë dollarë dëme.

Raporti thekson se derisa të ndalojmë pompimin e gazrave serë në atmosferë, efektet e ndryshimit të klimës do të vazhdojnë të rriten: çdo pjesë e një shkalle të ngrohjes ka rëndësinë e saj. Nga ky këndvështrim, ndryshimi i klimës nuk është vetëm një problem tjetër, por filli i përbashkët i nxitur nga dinamika e fuqisë globale që i lidh me njëra-tjetrën krizat e ndryshme.

Në rast se do të mund të arrihet një marrëveshje në Ukrainë, është më e vështirë të imagjinohet një rrugëdalje nga kriza palestineze në një kohë të arsyeshme. Ndërkohë,  zgjidhja e krizës klimatike duket vërtet përtej imagjinatës sonë, sepse ajo mund të përfshijë vetëm një ndryshim në stilin tonë të jetesës.

Por çfarë është e jona? Ne po jetojmë në një periudhë ndryshimesh të mëdha, ku vendet që deri 20 vite më parë cilësoheshin se ishin kufijtë e varfërisë, po ndryshojnë me shpejtësi ekuilibrin ekonomik të fuqisë.

Kalimi nga bota unipolare në atë shumë-polare, po ndodh para syve tanë: vendet në zhvillim po pyesin pse duhet të jenë ato që të kufizojnë konsumin, duke qenë se emetimet e tyre ndotëse në atmosferë vazhdojnë të mbeten ende shumë nën nivelet e vendeve perëndimore.

Perëndimi është pasuruar në kurrizin e tyre, dhe tani nuk dëshiron të heqë dorë nga pozita e tij dominuese. Prandaj në zemër të konflikteve të sotme qëndrojnë probleme të vjetra gjeopolitike dhe të çekuilibrit të fuqisë, të cilat mund të zgjidhen vetëm kur pranohet se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç zhvillimit të negociatave reale me vendet e tjera, edhe nëse ato nuk janë “demokracitë liberale” që njerëzit i pëlqejnë po aq sa pëlqejnë edhe mediat tona.

klima lufte

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma