LIVE UPDATES
Insights

Franca mund të jetë në prag të luftës civile

Ata e paralajmëruan ndër të tjera se ndarjet midis komuniteteve dhe shtimi i “dhunës dhe nihilizmit” në Francë, do të sillte përfundimisht një shkatërrim të shoqërisë, me rrezikun e “kaosit” që do të çonte në një “luftë civile”, që më pas do të “kërkonte një ndërhyrje ushtarake... në një mision të rrezikshëm për të mbrojtur vlerat tona civilizuese dhe për të mbrojtur bashkatdhetarët tanë”.

1 Dhjetor 2023, 10:11 Nga a.d

Franca mund të jetë në prag të luftës civile

Nga Anne-Elisabeth Moutet “Daily Telegraph”

Dy vjet më parë, pas disa netëve me trazira nëpër periferitë e qyteteve franceze, 20 gjeneralë francezë në pension i shkruan një letër të hapur presidentit Emmanuel Macron, që ishte gati të kandidonte për një mandat të dytë.

Ata e paralajmëruan ndër të tjera se ndarjet midis komuniteteve dhe shtimi i “dhunës dhe nihilizmit” në Francë, do të sillte përfundimisht një shkatërrim të shoqërisë, me rrezikun e “kaosit” që do të çonte në një “luftë civile”, që më pas do të “kërkonte një ndërhyrje ushtarake... në një mision të rrezikshëm për të mbrojtur vlerat tona civilizuese dhe për të mbrojtur bashkatdhetarët tanë”.

Një deklaratë shumë e fortë, e bashkë-nënshkruar nga rreth 100 oficerë të lartë dhe rreth 1 mijë pjesëtarë të tjerë të ushtrisë franceze, dhe në një vend ku ushtria njihet ndryshe si “Memecja e Madhe”, sepse nuk shpreh asnjëherë hapur ndonjë preferencë në politikën kombëtare. Në një rast, gjatë luftës për pavarësinë e Algjerisë, kur 4 gjeneralë tentuan një puç kundër presidentit të kohës Charles de Gaulle më 21 prill 1961, në shenjë proteste kundër largimit të parashikuar të Francës nga kolonia e saj rebele, ata u mbështetën nga një numër modest ushtarakësh, dhe për pasojë grushti i shtetit u shua brenda 3 ditëve.

Gjashtë dekada më vonë, Lettre des Généraux (letra e gjeneralëve) u prit me përbuzje. Shumica e analistëve i quajtën autorët e saj si “të parëndësishëm”, duke i interpretuar parashikimet e tyre apokaliptike si një “kërcënim” ndaj Republikës.

Megjithatë këtë javë, Olivier Véran, zëdhënësi i kabinetit qeveritar, u duk sikur ndau të njëjtin qëndrim kur gjatë një vizite në fshatin Crépol, në jug të Lionit, paralajmëroi se Franca mund të gjendet aktualisht në një “pikë kthese” pas goditjes fatale me thikë ndaj një 16-vjeçari vendas.

Duke e dënuan më forcë sulmin me thikë gjatë një festivali të zonës të shtunën e kaluar, dhe marshimin që pasoi nga ana e aktivistëve të krahut të djathtë, që synonin një përleshje në formë hakmarrje në lagjen ku jetojnë të dyshuarit për atë krim, ministri u zotua se qeveria do t’i qëndrojë pranë familjes së të ndjerit, teksa u bëri thirrje autoriteteve për një dënim sa më të ashpër “deri në burgim të përjetshëm dhe pa rrethana lehtësuese” për fajtorët.

Ai thuhet se shtoi se qeveria është “qartazi” e vetëdijshme se dhuna nga “të shthururit” po i rrit “tensionet... se këto banda dhe nuk mund të durohen më”, duke premtuar “mobilizimin e plotë të shteti për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve”.

Shumë pak, dhe shumë vonë:fjalët e mirëkuptueshme të ministrit u pritën keq nga publiku. Një nga fshatarët thuhet se i tha me zë të lartë Véran: “Ti ke bërë shumë më tepër për ta sesa për njerëzit punëtorë të fshatit, që nuk marrin asnjë përfitim dhe i rritin fëmijët e tyre me vlera”.

Me “ata” nënkuptohen grupet problematike në banesat komunale, shumë prej të cilëve janë fëmijë ose nipër e emigrantësh myslimanë, si autorët e sulmit me thika në Crépol që ndërprenë festën e së shtunës në mbrëmje, duke thirrur “ne kemi ardhur të vrasim të bardhët”.

Përkundër praktikës së përgjithshme, autoritetet e Valences refuzuan të bënin publikë emrat e të dyshuarve që arrestuan. I gjithë vendi dyshon se pse nuk u dhanë emrat. Synimi i mirë është që të mos “demonizohet” një komunitet i tërë, ku shumica i bindet ligjit.

Këtë herë, disa gazeta zgjodhën ta vënë në dyshim këtë vendim (Le Parisien e qendrës së majtë, e cila i përket multi-miliarderit Bernard Arnault, publikoi vetëm emrin e arabit të dyshuar për vrasjen).

Të thuash që publiku francez po përçahet, përbën një nënvlerësim të perceptimit aktual, të mbështetur nga shumë sociologë dhe statisticienë, se vendi ka dështuar keqazi në asimilimin e të gjithë qytetarëve. Për të përdorur një fjalë të shpikur nga romancieri i njohur Michel Houellebecq, Franca po “atomizohet” gjithnjë e më shumë.

Analisti politik Jérôme Fourquet, flet për “arkipelagun francez”, pra për një vend me ishuj të veçantë, ku secili sheh vetëm punët e veta. Për gati 3 dekada, qeveritë e njëpasnjëshme zgjodhën të mos shqyrtonin nga afër një situatë në përkeqësim të vazhdueshëm.

Franca ka qenë për shekuj një vend i asimilimit të suksesshëm të emigrantëve. Këtu mbërritën italianët, spanjollët, hebrenjtë rusë, polakët dhe u bënë francezë. Por shifrat e mëdha të emigrimit, si dhe ndryshimi nga synimi për të “asimiluar” në atë më të lehtin të “integrimit”, kanë sjellë degradimin e modelit francez.

Çdo dështim i veçantë përputhet me ndarjen në nivel kombëtar. Sistemi arsimor francez i admiruar prej kohësh, nuk është më i përshtatshëm: shkollat ​​tona dikur në krye, kanë rënë në fund të renditjes së PISA-s në vetëm pak vite, sidomos në ato zona ku shumicën në klasa e përbëjnë fëmijët që nuk flasin frëngjisht.

Mësuesit e shkollave respektohen gjithnjë e më pak si nga organi politik - që lejoi përgjysmimin e pagave në terma realë - ashtu edhe nga nxënësit e tyre, që tallen me ta dhe shpesh janë të dhunshëm. Në disa fusha, historia e shekullit XX-të, veçanërisht ajo e Holokaustit, ka qenë thuajse e pamundur të mësohej për vite me radhë: sulmet nga islamikët radikalë në klasa, të mohuara prej kohësh, kanë sjellë vrasjen e 2 mësuesve në 3 vitet e fundit.

Ndërkohë policia është e keq-paguar, e pavlerësuar, dhe shpeshherë e frikësuar për jetën në zonat ku duhet të ruajë rendin, jep dorëheqjen në masë (ky profesion ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në Francë). Në këto kushte, koha e trajnimit është zvogëluar nga 1 vit në 8 muaj, aq e madhe është nevoja për policët në terren.

Për pasojë ka rënë besimi midis klasave në pushtet dhe popullit, dhe kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë me rënien ekonomike dhe kulturore të Francës. (Nëse jetoni në qendër të Parisit apo Lionit, madje edhe në Marsejë, mund t’i dërgoni fëmijët tuaj në shkolla të mira private dhe Grandes Écoles, duke u garantuar punë të mira që do t’i japin mundësi të vazhdojnë të jetojnë aty ku nuk ndihet kriza).

Ashtu si paraardhësit e tij, edhe Emmanuel Macron shfaqi fillimisht indiferencë ndaj sistemit kaotik të emigracionit. Projektligji i ri i Emigracionit, që do të diskutohet nga Asambleja Kombëtare, përpiqet të korrigjojë tendencat e dobëta të viteve të fundit, por ai nuk do të prekë fare problemin e të lindurve në Francë, pra të qytetarëve që shprehin urrejtje për vendin e tyre, dhe të as të të ardhurve në rritje nga zonat e trazuara të botës.

Mund të mos duhen shumë gjëra në raundin e ardhshëm të trazirave, apo një reagim po aq i dhunshëm, që e djathtë ekstreme të vendosë t’i marrë gjërat në duart e veta. Lufta civile që profetizuan gjeneralët 2 vjet më parë mund të jetë më pranë nga sa mendohet./Dosja.al

franca

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para