LIVE UPDATES
Insights

Rusia hap një front të ri, Putin e sheh Finlandën si Krimenë e ardhshme

Tashmë javët e fundit, autoritetet ruse kanë shtyrë me forcë qindra emigrantë dhe refugjatë drejt kufirit lindor të Finlandës. Nisur nga kjo situatë, qeveria finlandeze mbylli së fundmi të gjithë kufirin e saj me Rusinë, ndërsa Estonia ka kërcënuar se do të bëjë të njëjtën gjë.

30 Nëntor 2023, 08:49 Nga a.d

Rusia hap një front të ri, Putin e sheh Finlandën si Krimenë

Nga Michal Kranz “Unherd

Për herë të dytë në kaq shumë vite, Kremlini po nxit qëllimisht një krizë refugjatësh. Në fundin e vitit 2021 , Moska ndihmoi në përforconin e kërcënimeve nga ana e presidentit bjellorus Alexander Lukashenko për ta “përmbytur” Evropën me emigrantë, duke shenjestruar Poloninë dhe vendet baltike.

Tashmë javët e fundit, autoritetet ruse kanë shtyrë me forcë qindra emigrantë dhe refugjatë drejt kufirit lindor të Finlandës. Nisur nga kjo situatë, qeveria finlandeze mbylli së fundmi të gjithë kufirin e saj me Rusinë, ndërsa Estonia ka kërcënuar se do të bëjë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, është zotuar të vendosë personelin e saj në kufirin e Finlandës me Rusinë. Siç edhe mund të pritej, Rusia ka reaguar duke mohuar se po bën ndonjë lojë dashakeqe me emigrantët, por pak njerëz në vendet e BE-së dhe NATO-s janë të bindur nga pretendimet e saj.

E vërteta është se veprimet e Moskës lidhen me anëtarësimin pak muaj më parë të Finlandës në NATO dhe me paktin e saj të ri të mbrojtjes që nënshkroi me Shtetet e Bashkuara, që ka nisur të negociohet në fillim të këtij muaji. Në kundërpërgjigje, disa media e kanë interpretuar si një akt hakmarrjeje këtë episod të fundit në luftën hibride të Rusisë: kërcëno periferinë e sigurisë së Rusisë dhe përballu me kaos në kufijtë tuaj.

Por edhe pse janë shumë të lidhura me llogaritë e saj në aspektin e sigurisë, motivimet e Rusisë shkojnë shumë më thellë sesa kaq. Gati 2 vjet pas fillimit të luftës në shkallë të plotë në Ukrainë, këto veprime luajnë një rol kyç në mbështetjen e narrativave të propagandës së brendshme të Vladimir Putinit, që janë të bazuara kryesisht tek frika.

Duke vënë në ballë kërcënimin e NATO-s ndaj mënyrës së jetesës së rusëve, ai mund të justifikojë riorientimin gradual të shoqërisë dhe ekonomisë së saj drejt një lufte gjysmë të përhershme. Në nivelin strategjik, kjo masë është gjithashtu pjesë e një vizioni më të gjerë të së ardhmes gjeopolitike të Rusisë dhe konceptimit të saj për hegjemonitë konkurruese në Evropën Veriore dhe Lindore.

Para vitit të kaluar, Finlanda kishte qenë për dekada të tëra neutrale ndaj Rusisë. Por pushtimi rus i Ukrainës, ndryshoi llogaritë dhe në fund të vitit 2022, mbështetja për anëtarësimin në NATO midis finlandezëve u rrit në gati 80 për qind. Pavarësisht se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, Finlanda ka qenë e imunizuar ndaj agresionit rus.

Ajo ishte nën pushtimin rus për më shumë se një shekull deri në vitin 1917, dhe zmbrapsi me bujë një pushtim sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prandaj riorientimi i Finlandës është shfrytëzuar në mënyrë të parashikueshme nga Kremlini si një mundësi për të luajtur rolin e viktimës, duke e paraqitur situatën aktuale në kufirin finlandezo-rus si një sulm ndaj rusëve dhe jo si një krizë të krijuar nga ata vetë.

“Ata duhet të vazhdojnë të ushqejnë këto lloj narrativash, për veten e tyre dhe për popullatën në Rusi”- thotë Pentti Forsström, studiues në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Finlandës  dhe një nënkolonel në pension në Forcat e Mbrojtjes Finlandeze. “Tani ata po përdorin çdo veprim tonin, si mbyllja e kufirit për të argumentuar që ne jemi ata që duhen fajësuar”- thekson ai.

Në kundërpërgjigje të mbylljes së kufijve, guvernatori i rajonit rus Murmansk, që kufizohet me Finlandën ka njoftuar “një gjendje të rritur të gatishmërisë... për të garantuar sigurinë e banorëve tanë”, ndërsa rusët që jetojnë në Finlandë kanë organizuar protesta, duke e akuzuar qeverinë finlandeze për ndërprerjen e lidhjeve familjare me anën tjetër të kufirit.

Kjo lloj retorike, përputhet në mënyrë të përkryer me pretendimet e Putinit mbi një Perëndim rusofobik që e cënon “botën ruse” dhe që kërcënon po ashtu edhe komunitetet në afërsi të saj jashtë vendit. Megjithëse Perëndimi i merrte më pak seriozisht dikur, pretendime të tilla janë sot pjesë e një narrative të madhe për të vërtetuar ekspansionizmin rus.

Mbrojtja e rusëve etnikë, ishte pjesa kryesore e justifikimit zyrtar të Moskës për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, si dhe të Gjeorgjisë në vitin 2008. Jo vetëm kaq, por një krizë si ajo përgjatë kufirit të Finlandës, ofron për Kremlinin “prova” të reja për t’i bindur rusët e zakonshëm mbi praninë agresive të NATO-s në kufijtë e vendit.

Dhe ky ushqim propagandistik është sot më i nevojshëm se kurrë më parë. Rusia po e kalon në heshtje ekonominë dhe industrinë e saj të mbrojtjes në një pozicion lufte afatgjatë, dhe po përballet me një rigjallërim të nxitjes politike nga populli i saj teksa po përpiqet të rekrutojë më shumë trupa për luftën e saj në Ukrainë.

Është thelbësore që rusët e zakonshëm të vazhdojnë ta shohin konfliktin si një kërcënim ekzistencial për mënyrën e tyre të jetesës, për të cilën ia vlen të sakrifikohen edhe mjetet e jetesës por edhe jetët njerëzore. Bashkëpunimi ushtarak në rritje midis Finlandës me SHBA-së, dhe premtimet e fundit për mbështetje nga Polonia - një fokus i rregullt i propagandës së Kremlinit - e bëjnë Finlandën një vend të përsosur për të zbatuar këtë strategji.

Për këtë arsye, figurat kryesore në mediat ruse kanë lënë tashmë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i luftës hibride të Rusisë kundër Finlandës. Përmes një videoklipi, prezantuesi televiziv Tigran Keosayan (i cili është i martuar me drejtuesen famëkeqe të medias propagandistike të Kremlinit Russia Today, Margarita Simonyan) dukshëm shpalosi logjikën e kësaj fushate retorike.

“Të dashur finlandezë. Në fillim, ju na ndaluat hyrjen me makinë, dhe tani me biçikletë”- tha ai në puntatën e fundit të programit të tij, një referencë për biçikletat që autoritetet ruse pretenduan se u kishin dhënë emigrantëve gjatë rrugës për në kufirin finlandez . “Ju nuk na lini asnjë zgjidhje tjetër”- përfundoi ai, ndërsa në ekran u shfaq karikatura e një tanku.

Megjithatë, në strategjinë e Rusisë që shpesh i shpëton ciklit tonë të ethshëm të lajmeve, ka edhe një element tjetër. Pozicioni i Finlandës në verilindje të Detit Baltik dhe afërsia e saj me gadishullin e rëndësishëm strategjik Kola, që i përket Rusisë, e kanë bërë atë të ketë një rëndësi jetike për ambiciet detare të Rusisë për më shumë se një shekull.

Për Rusinë, qasja në portet me ujë të ngrohtë është një objektiv i përhershëm dhe thelbësor për projektimin e fuqisë globale. Një Finlandë neutrale, nënkuptonte që Shën Petersburgu - të cilin Pjetri i Madh e ndërtoi fillimisht si një portë hyrëse dhe kulturore e vendit për Perëndimin - mund t’i siguronte Rusisë një korridor të sigurt detar për një prani detare në Balltik.

Por kjo gjë ka ndryshuar që nga zhvendosja e aleancave  në lidhje me Ukrainën. Në kushte kur Finlanda i bashkohet Estonisë në gjirin e aleancës së NATO-s, kjo e fundit mund të bllokojë të gjithë Gjirin e Finlandës, duke reduktuar qasjen detare të Rusisë në enklavën e saj ushtarakisht të rëndësishme (por mikroskopike) të Kaliningradit.

Për vite me radhë, Rusia ka hedhur bazat për të përfituar nga ngrohja e temperaturave në Detin Arktik, të cilat përveç hapjes së rrjeteve të reja tregtare dhe rezervave të naftës dhe gazit, paraqesin mundësinë për të anashkaluar këtë bllokadë hipotetike të NATO-s përmes vijës bregdetare të saj veriore.

Dhe ky synim është ngushtësisht i lidhur me sigurinë e portit pa akull të Murmanskut në Gadishullin Kola, ku ndodhet e dislokuar një forcë të rëndësishme parandaluese bërthamore ruse shumë pranë kufirit verilindor të Finlandës.

Megjithatë bazuar tek kjo logjikë ogurzezë, interesat gjeopolitike të Rusisë në rajon nxiten nga e njëjta shtysë strategjike si pushtimi dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 si dhe nga nxitja e saj për ta shkëputur Ukrainën nga Deti i Zi në vitin 2022.

Pra nga dëshira për të kontrolluar rrugët ujore thelbësore, që i japin mundësi Rusinë të shpëtojë nga izolimi gjeografik në terrenin euroaziatik. Duke pasur parasysh këto konsiderata, ushtria ruse konfirmoi në fillim të këtij viti se do të ndante në dy pjesë qarkun e saj ushtarak perëndimor, dhe do të krijonte një vend të ri të aktivitetit ushtarak përgjatë kufijve të Finlandës, duke ri-ngritur Qarkun Ushtarak të Leningradit që kishte qenë joaktiv që nga viti 2010.

Shumë kohë përpara përshkallëzimit të këtij muaji, patëm provën se lufta hibride në rritje që po luhet në kufirin e Finlandës është vetëm fillimi i një fushate më të gjerë ruse kundër vendit. Për Putinin, ky është kulmi i 2 dëshirave të tij kryesore: të forcojë narrativën e tij nacionaliste në shtëpi; dhe të ri-investojë në një fushë të lënë pas dore të konkurrencës midis fuqive të mëdha.

Megjithatë, për Finlandën e gjitha kjo do të thotë vetëm një gjë: i ka ardhur fundi periudhës së marrëdhënieve të qeta midis NATO-s dhe Rusisë, që po zëvendësohet nga një botë e re me shumë ankth nga kërcënimet dhe destabiliteti.

Shënim:Michal Kranz, gazetar i pavarur që raporton mbi politikën dhe shoqërinë në Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe Shtetet e Bashkuara.

rusi

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj