LIVE UPDATES
Insights

Bashkimi Evropian dhe Islami, rreziqet që duhen shmangur

Këtë të dielë Wilders do të jetë në Firence, i ftuar nga Salvini në konferencën e partive që i përkasin grupit parlamentar “Identiteti dhe Demokracia”, që të gjitha të angazhuara në mënyrë të ndryshme për të luftuar të ashtuquajturin "pushtim mysliman" i Evropës.

1 Dhjetor 2023, 10:09 Nga a.d

Bashkimi Evropian dhe Islami, rreziqet që duhen shmangur

Nga Maurizio Ferrera “Corriere della Sera

Ka shumë mundësi që pas disa muajsh Holanda të ketë një kryeministër haptazi “islamofobik”. Ky është Geert Wilders, fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare. Programi i tij përfshin propozimin për të mbyllur xhamitë dhe shkollat ​​kuranore, ndalimin e mbajtjes së shamisë islame në ndërtesat publike si dhe bllokimin e hyrjes së emigrantëve të rinj në vend.

Këtë të dielë Wilders do të jetë në Firence, i ftuar nga Salvini në konferencën e partive që i përkasin grupit parlamentar “Identiteti dhe Demokracia”, që të gjitha të angazhuara në mënyrë të ndryshme për të luftuar të ashtuquajturin "pushtim mysliman" i Evropës.

Strategjia e tyre, pasqyron pjesërisht paragjykimet kulturore dhe fetare të rrënjosura thellë, ndaj një komuniteti të perceptuar si të huaj për vlerat perëndimore. Armiqësia në rritje ndaj Islamit mund të nxisë gjithashtu “përplasjen e qytetërimeve” në zemër të Evropës, e cila tani për tani është e përqendruar në zonat më të nxehta të Lindjes së Mesme.

Një skenar shumë alarmant. Sot, në Bashkimin Evropian jetojnë 26 milionë myslimanë (5 për qind e totalit), një shifër në rritje të shpejtë si për shkak të niveleve më të larta të lindshmërisë po ashtu edhe flukseve emigratore. Brenda 30 viteve të ardhshme vlerësohet se ky numër mund të rritet në 75 milionë (14 për qind).

Në Gjermani, komunitetet islamike do të përbëjnë 20 për qind të popullsisë, në Francë 18 për qind, dhe në Itali 15 për qind. Ne e dimë që Islami nuk është vetëm një besim fetar në kuptimin e ngushtë, por një praktikë jetësore, e frymëzuar nga vlerat tradicionale dhe patriarkale.

Ajo që bie më shumë në kontrast me etikën evropiane, është vështirësia e ndarjes së sferës fetare-kulturore nga ajo publike. Respektimi i parimit të shekullarizmit dhe i të drejtave themelore të individit, kërkon një proces mësimor delikat. Këtu luajnë një rol themelor politikat e gjithë-përfshirjes.

Shumë studime kanë treguar se nëse u jepet mundësia për t’u integruar, emigrantët myslimanë janë të aftë të përshtaten dhe përvetësojnë gurët e themelit të kulturës evropiane dhe normat e bashkëjetesës. Por integrimi nuk është i lehtë.

Shfaqjet e jashtme të përkatësisë Islame, i bëjnë besimtarët e kësaj feje lehtësisht të dallueshëm dhe aktivizojnë kategorizimet, paragjykimet, madje edhe krimet e urrejtjes nga ana e vendasve. Sipas sondazheve, të paktën 1/3 e banorëve myslimanë kanë pësuar akte diskriminimi apo dhune gjatë 12 muajve të fundit.

Brenda botës islame evropiane, ekzistojnë dy grupe minoritare, të cilat shkaktojnë një shqetësim legjitim. Para së gjithash, janë fondamentalistët fetarë, mbështetës të një kalifati global islamik të bazuar tek ligji islamik, Sheriati. Në Gjermani, shërbimet sekrete vlerësojnë praninë e më shumë se 25 mijë fanatikëve, nga të cilët 2 mijë janë atentatorë të mundshëm. Shifra që sigurisht nuk mund të nënvlerësohen.

Grupimi i dytë përbëhet nga masat e të rinjve të brezit të dytë ose të tretë të emigrantëve që janë kryesisht të papunë, dhe që nuk janë në gjendje të integrohen dhe gjenden në periferitë e qyteteve si Parisi, Berlini, Amsterdami, Londra, Kopenhaga dhe Stokholmi.

Në Francë ka më shumë se 750 “zus” (zona urbane të ndjeshme), ku jetojnë rreth 6 milionë të rinj të cilët janë krejtësisht pa asnjë pikë referimi mbi atë që mund të bëjnë me jetën e tyre. Ata nuk identifikohen me kulturën e familjes së tyre të origjinës, dhe e urrejnë atë të vendit ku jetojnë.

Kjo nënshtresë të përjashtuarish, bëhet një terren rekrutimi për fundamentalizmin dhe është objektivi kryesor i ndjenjës në rritje të islamofobisë. Në Gjermani, lëvizja e ekstremit të djathtë “Patriotët evropianë” (Pegida) i quan këta të rinj “përdhunues”, pasi dyshohet se ata janë eksponentë të “xhihadit seksual” kundër vajzave të bardha.

Përqindja e votuesve të BE-së që votojnë për parti me orientim islamofobik, është sot e barabartë me 14 për qind. Ajo është 3-fishuar në krahasim me 5 për qind, që ishte 20 vjet më parë, dhe 2-fishuar në krahasim me përqindjen e popullsisë myslimane që banon në Evropë.

Në këtë tendencë rritëse ndikon situata ndërkombëtare. Në qytetet tona, kemi parë kohët e fundit shumë protesta kundër Izraelit dhe në favor të palestinezëve. Edhe pse më pak të dukshme, janë shtuar krimet e urrejtjes kundër myslimanëve, ashtu si ato ndaj hebrenjve. Konflikti arabo-izraelit, nuk është më vetëm një “çështje e politikës së jashtme”, por një “çështje e brendshme” gjithnjë e më përçarëse. Dy vjet më parë, një grup gjeneralësh francezë në pension, paralajmëruan mbi mundësinë e shpërthimit të një lufte civile në vend për të mbrojtur modelin francez nga kërcënimi i “hordhive islamike” të periferive.

Macron ka nisur një dialog mbarë kombëtar që synon promovimin e një “Islami francez”. Një ide e mirë, por e bojkotuar dhe e infiltruar menjëherë nga agjentë të Vëllazërisë Myslimane. Evropa e humbi mundësinë historike për të ndihmuar islamin e moderuar dhe rrymat laike gjatë së ashtuquajturës Pranvera Arabe.

Sot BE-ja duhet të përballet me një sfidë akoma më komplekse dhe më vendimtare: uljen e tensioneve në rritje brenda vetes, frenimin e radikalizimit fondamentalist nga njëra anë, dhe nga ana tjetër çaktivizimin e spirales së islamofobisë./Dosja.al

bashkimi europian

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve