LIVE UPDATES
Insights

Aeroporti i Vlorës

Mirëpo “krimbi” profesional nuk më la indiferent pa e hapur pak QKB dhe pa e parë ekstraktin e kësaj shoqërie por jo vetëm kaq. Nga ato që lexova me një sy të shpejtë dhe jo shumë auditues kam nxjerrë disa përfundime të cilat po i rendis në fillim e më pas po tregoj dokumentacionin prej të cilit kam arritur në këto përfundime.

22 Tetor 2025, 12:21 Nga Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë të atij e me kundër tij, me qeverinë e me biznesin, veç me ne të shkretët nuk u bë askush.

Mirëpo “krimbi” profesional nuk më la indiferent pa e hapur pak QKB dhe pa e parë ekstraktin e kësaj shoqërie por jo vetëm kaq. Nga ato që lexova me një sy të shpejtë dhe jo shumë auditues kam nxjerrë disa përfundime të cilat po i rendis në fillim e më pas po tregoj dokumentacionin prej të cilit kam arritur në këto përfundime.

-          Bashkimi i operatorëve që prej datës 08.09.2022 nuk i plotëson më kriteret për të mbajtur koncensionin duke qenë se ortaku YDA Insaat Sanayi i cili plotësonte kriteret për ndërtim pistash dhe aeroportesh është larguar. Pas shitjes së aksioneve nga shoqëria turke du ortakët e tjerë nuk i plotësojnë kriteret dhe në këtë moment Ministria duhet të ishte ndërprerë kontratën.

-          Pasqyrat financiare të shoqërisë na tregojnë se shoqëritë ortake nuk kanë mundësi financimi të këtij konçensioni.

-          Pasqyrat financiare të disa viteve nuk janë firmosur nga hartuesi i tyre në bazë të ligjit

-          Konçensioni po ndërtohet me paratë e furnitorëve të cilët janë bizneset shqiptare dhe me kredi bankare.

-          Dhe ajo që është më e rëndësishme është se nëse ky aeroport nuk do të ketë fluksin e parashikuar, siç janë gjasat që të ndodhë, që do jetë si fluksi bombastik i aeroportit të Kukësit, ne nga xhepat tanë do ti paguajmë Behxhet Pacollit me shokë 138 milion euro.

Që të mos duket se jam duke arritur në përfundime jo reale po vendos dokumentacionin që kam parë dhe çfarë kam lexuar tek ai.

DOKUMENTAT E PROCEDURES KONKURRUESE TE KONCESIONIT

Ky dokument është hartuar për konkurrimin që do të kryhej në 12.03.2020, por që sipas qeverisë për shkak të pandemisë ku tender u anulua.

Në të lexova si vijon:

1-      Hyrja

Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion të Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash.

Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulet kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit. Konkretisht do të garantohet vlera e të ardhurave sipas skenarit bazë të paraqitur në tabelën e mëposhtme

Pra në total kjo shoqëri, me pasagjerë edhe pa pasagjerë, në 10 vitet e para do të ketë të ardhura 138,215,317 euro (mirë e keni lexuar 138 milion euro).

Aeroporti i Vlorës

Në rast të tejkalimit të të ardhurave të parashikuara në rastin optimist, atëherë të ardhurat mbi nivelin e parashikuar do të ndahen në raport 50:50 me shtetin.

Aeroporti i Vlorës

Pra nëse do ketë pasagjerë sipash parashikimeve shteti do fillojë të marr 50% të të ardhurave kur të jenë arritur shumat më sipër ose nëse në total të dhjetë vjetëve të ardhurat do të jenë 186,360,103 euro.
Por nisur nga paragrafi i parë kur thuhet se është zonë me risk dhe është e pamundur të parashikohet fluksi ne e kuptojmë se kjo përqindja e shtetit nuk ka për të ardhur kurrë.

2-      Përvoja Kontraktore – Ndërtimi

Draft kontrata përcakton se:

Ofertuesi do të provojë aftësinë dhe kapacitetin e nevojshëm në projekte ndërtimore dhe / ose renovime gjatë 10 (dhjetë) viteve të fundit në të paktën 1 (një) aeroport të Kategorisë 4E, me kapacitet më shumë se 10 (dhjetë) milion pasagjerë.

Ofertuesi, ose, nëse Ofertuesi është Bashkim Shoqërish, një prej Pjesëtarëve duhet në provojë kapacitetin teknik sa i përket:

a. Renovimit të 10 (dhjetë) pistave gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

b. Ndërtimit të të paktën 2 (dy) Terminaleve gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

c. Renovimit / zgjerimit të 10 (dhjetë) Terminaleve gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

d. Ndërtimit të – të paktën – 2 Kullave të Trafikut Ajror gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit

Në bashkimin e operatorëve i cili ka dalë fitues janë 3 shoqëritë:
- YDA Insaat Sanayi me objekt aktiviteti - Ndërtim dhe kontraktim, Zhvillim i Pasurive te Paluajtshme, aviacion (Menaxhim Aeroportesh), partneritet Publik-Privat (PPP), mjekësi dhe shëndetësi, energji, marketing dixhital, bujqësi, shërbime (Catering, Menaxhimi i Objekteve), Miniera, PVC, Prodhimi dhe teknologjia e Informacionit (IT).

- 2A Group me objekt aktiviteti - Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave Ndërtimi i objekteve banesore dhe jobanesore Instalime të tjera ndërtimore Trajtimi i transportit "cargo" Ndërtimi i urave dhe tuneleve Ndërtimi i projekteve të shërbimeve publike për energji elektrike dhe telekomunikime Përfundimi dhe finalizimi i punëve të tjera të ndërtesave Tregtia e veturave dhe automjeteve me fuqi motorike të vogël. (të tjerat janë tregëti)

- Mabco Constructions SA e objekt aktiviteti - Projektimi dhe ndërtimi i ndërtesave, inxhinieria (konsulencë, projektim, transferim teknologjie, ndihmë, asamble, trajnim i stafit dhe menaxhim ndërtimi) në sektorët vijues: industriale, bujqësia, elektronika, mjekësia, turizmi, ushqimi, kimia, tekstilet dhe veshjet, ndërtimi, përfshirë ndërtimin si kontraktor i përgjithshëm; tregtia dhe transporti në përgjithësi; blerja e pasurive të patundshme, transaksionet financiare, përfaqësimet dhe pjesëmarrja në kompani të tjera; tregtia me shumice produkteve dhe përgatitjeve farmaceutike, parafarmaceutici të pajisjeve spitalore, të instrumenteve, të materialeve metalike. Kompania mund të krijojë kompani të ngjashme ose të marrë pjesë në to.

Pra siç shihet dhe në objektet e aktiviteteve të tyre, e vetmja që plotëson kriterin për projekte ndërtimore ose rinovime gjate 10 viteve të fundit të të paktën 1 aeroporti është firma turke YDA Insaat Sanayi.

EKSTRAKTI HISTORIK I SHOQËRISË Vlora International Airport - VIA

1-      Kapitali i shoqërisë është 10.000 euro

2-      Në datën 23.03.2022 tek çështja me numër CN-880566-03-22 është publikuar pagesa e kapitalit fillestar prej 4,999,830.50 euro. por është shumë e çuditshme që kapitali i shoqërisë nuk është rritur, por vazhdon të jëtë 10,000 euro.

Në këtë procedurë, një dokument i hartuar nga Banka Kombëtare Tregtare konfirmon se në llogarit të VIA është transferuar shuma nga MABCO Constructions si dhe një deklaratë nga Mabco drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit në të cilën informohet QKB se kapitali 10,000 euro është paguar për të 3 ortakët nga financimi i ortakut Mabco. Pra dy ortakët e tjerë deri në momentin që flasim nuk kanë paguar as kapitalin që kanë përcaktuar vetë.

3-      Në datën 26.07.2022 tek çështja me numër CN-954243-07-22 është kryer publikimi i pasqyrave financiare. Pasqyrat financiare në shkelje të ligjit nuk janë të firmosura nga hartuesi i tyre të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi, ato kanë vetëm një firmë shkarravinë dhe askund nuk ka emër mbiemër të administratorit. Vendimi për aprovimin e tyre është firmosur për të tre shoqëritë nga Valon Lluka.

Në shënimet shpjeguese të këtyre pasqyrave financiare dhe pikërisht në shënimin 11 paraqitet zëri Hua brenda Grupit Mabco = 603,800,000 lekë e cila në bazë të kursit të ditës i përket shumën 4 milion euro të cilën e përshkrova më lartë.

4-      Në datën 29.12.2022 tek çështja me numër CN-049020-12-22 publikohet largimi i ortakut YDA Insaat Sanayi, dhe ai e shet pjesën e tij për 4,450 euro (kaq sa len kuota e tij në përqindjen e kapitalit 10,000 euro). Ndërkohë që transferimi është kryer në datën 08.09.2022, publikimi është bërë në shkelje të ligjit, pra nuk është bërë brenda 30 ditëve kalendarike. Arsyen e dinë ortakët dhe administratori.

5-      Në datën 21.07.2023 tek çështja me numër CN-164392-07-23, publikohen pasqyrat financiare të vitit 2022, të cilat janë audituar pa rezervë, por sërish këto pasqyra nuk janë të firmosura nga hartuesi i tyre, pra është shkelur ligji.

Në këto pasqyra financiare dhe pikërisht tek numri 13 i tyre lexojmë se shoqëria ka rreth 6.5 milion euro detyrime ndaj furnirotëve, pra punimet janë duke u kryer me paratë e furnitorëve dhe jo me ato të shoqërive që kanë marrë koncensionin. Por ajo që bën përshtypje është pjesa e shënimeve e cila flet për zërin Të pageshme ndaj ortakëve në të cilin shohim se shoqëria i detyrohet ortakëve 10.7 milion euro???!!!! Nga dolën këto detyrime kur financimet e ortakëve janë vetëm 5 milion euro?

6-      Në datën 17.05.2024 tek çështja me numër CN-286258-05-24, kemi publikimin e një marrëveshjeje siguruese me Bankën Kombëtare Tregtare. BKT i ka dhënë kësaj shoqërire 56,000,000 euro. Pra ky bashkim operatorësh siç shpesh ndodh në konçensionet shqiptare, nuk kanë para për ta kryer investimin, dhe kolateral vendosin kuotat e shoqërisë VIA. Pra nëse shoqëria nuk shlyen kredinë BKT bëhet pronarë e Aeroportit të Vlorës. Kjo kontratë është lidhur në 23.03.2023 por depozitohet në QKB më shumë se një vit më vonë. Pse vallë?!

7-      Në Pasqyrat financiare 2023 dhe pikërisht tek shënimi 12, është paraqitur një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në shumën 10,000,000 euro e cila është disbursuar në 31.12.2023, pra nga marsi 2023 kur është firmosur kontrata, disbursimi ka ndodhur 9 muaj më vonë. Po në këto pasqyra detyrimi ndaj palëve të lidhura (pra shoqërive aksionare të VIA) është 8,090,000 euro, pra nga 10.7 milion ulen në 8.1 milion, të cilat janë financim nga Mabco. Por detyrimet ndaj furnitorëve janë 1.3 miliardë euro. Furnitorët e këtij konçensioni qenkan ata që po mbajnë barrën e këtij ndërtimi.

8-      Dhe në fund Pasqyrat Financiare të vitit 2024. Huaja bankare në këtë vit bëhet 35.7 milion euro. Detyrimi ndaj oratkëve është 10.6 milion euro, detyrim për Mabco dhe detyrimet për furnitorët vazhdojnë të jenë shumë të larta 9.7 milion euro.

Për veprimet e fundit të kësaj shoqërie me bllokime e largime nuk do merrem sepse ato janë probleme të ortakëve./Dosja.al

aeroporti i vlorës meri lika


Sondazh

Poll
Insights 21 Tetor 2025, 11:30 Enver Robelli

Një pamje për histori

Nicolas dhe Carla Sarkozy Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...

Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Insights 15 Tetor 2025, 11:24 Meri Lika

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...

Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Insights 11 Tetor 2025, 11:31 Ylli Manjani

Po gatuhet një grabitje...

Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...

Insights 8 Tetor 2025, 20:17 Jola Hysaj

A jemi gati të pranojmë vetveten?

Florian Binaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë