LIVE UPDATES
Insights

Shkeljet e Begajt me mandatet…dhe gjyqtarët kushtetues rrinë e vështrojnë

Në listën e prezantuar nga Bardhi, shkelja e dytë e Begajt është kërkesa që ai ka bërë për ndërprerjen antikushtetuese të mandatit të gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.

15 Tetor 2025, 14:56 Nga DOSJA
Shkeljet e Begajt me mandatet…dhe gjyqtarët kushtetues rrinë e
Bajram Begaj dhe Sokol Sadushi


Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi, formalizoi këtë të Mërkurë kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Opozita ka gjetur të paktën shtatë shkelje të rënda të Begajt, që nga shkelja e Kushtetutës për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, e deri tek përfitimet personale e familjare në konflikt interesi.

Në listën e prezantuar nga Bardhi, shkelja e dytë e Begajt është kërkesa që ai ka bërë për ndërprerjen antikushtetuese të mandatit të gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.

Sipas Bardhit, Presidenti ka ndërhyrë dhunshëm dhe brutalisht në pavarësinë e Gjykatës, ka investuar Kushtetuesen në tejkalim të kompetencave, duke krijuar gendje pasigurie për të gjithë trupën gjyqësore.

Në mënyrë të përmbledhur, Gazmend Bardhi turpëroi hapur dhe publikisht qëndrimin e Begajt për “interpretimin e kohëzgjatjes së mandave të gjyqtarëve kushtetues”.

Detajet që rendimi Bardhi ka qenë të pastra që në kohën që Begaj dorëzoi kërkesën e tij, në janar 2025. Gjyqtarët kushtetues, edhe pa ua thënë Gazmend Bardhi, e kuptonin lehtësisht se ajo që kërkonte Presidenti, ishte tërësisht alogjike.

Megjithatë, ata gjyqtarë që presupozohet se njohin Kushtetutën më mirë se kushdo tjetër, do të mblidhen në 16 Tetor për të shqyrtuar kërkesën e Begajt. Kjo histori ka nisur më herët, kur një treshe gjyqtarësh kushtetues vendosën që të kalonin atë kërkesë për shqyrtim para të gjithë kolegëve.

Kërkesa e Begajt ishte dhe është jo-kushtetuese. Tashmë, këtë gjë ua tha gjyqtarëve edhe Partia Demokratike. A u ka mbetur gjë gjyqtarëve kushtetues për të shqyrtuar? A ka vlerë që ata të mblidhen dhe të bëjnë sikur po shqyrtojnë hallet e mëdha të Shtetit, për një kërkesë që është dukshëm jo-logjike, pa bazë kushtetuese e ligjore dhe me “lajthitje në objektiv”?

Disa prej gjyqtarë që kanë marrë në dorë kërkesën e Begajt e dinë dhe e njohin shumë mirë ping-pongun anti-kushtetues që është bërë për të ardhur në këtë ditë. Këto janë të dokumentuara edhe në media.

Nderi i detyrës së lartë ua kërkon që të tërhiqen nga ajo seanca dhe t’i kthejnë dokumentat Begajt, si një kërkesë të turpshme. Por, a e kanë këtë integritet?

Jo-logjike dhe lajthitje në objektiv

Kërkesa e Bajram Begaj është jo-logjike dhe, siç thonë juristët, ka lajthitje në objektiv.

Gabimi logjik: Ai kërkon nga Kushtetuesja që të intepretojë parimin e “përtëritjes 3-vjeçare të mandateve të anëtarëve të saj”. Begaj duket se nuk e ka të qartë që Gjykata Kushtetuese investohet vetëm kur ka konflikt kushtetues. Në rastin konkret, nuk ka asnjë konflikt të atij niveli. Vetëm Presidenti thotë që është i paqartë.

Begaj është tërësisht jashtë kohës me këtë kërkesë. Ai i referohet një neni në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese për “përtëritjen”, i cili, i ka humbur efektet që në vitin 2022. Për më tepër, ajo procedurë është rrëzuar edhe nga Komisioni i Venecias, në një Opinion të vitit 2020.

Lajthitje në objektiv: Begaj ka vënë në shënjestër mandatin e gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja, si edhe atë të gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska. Për këtë, ai thotë se referohet në nenin 179/3 të Kushtetutës. Ai nen u referohet mandateve të dy gjyqtarëve të tjerë, Holta Zaçaj dhe Sandër Beci. Por, Begaj, edhe në këtë rast, ka bërë lexim gabim.

Presidenti ka në tavoliën e tij dekretin e firmosur nga paraardhësi Ilir Meta, që emëron anëtaren Sonila Bejtja për plotësimin e vakancës së krijuar nga largimi i gjyqtarit Besnik Muçi, i cili ishte zgjedhur për një mandat të plotë, deri në vitin 2028. Mjaftonte që të lexonte atë dekret për të mos e futur veten në qorrsokak kushtetues e ligjor.

Sonila Bejtja, ashtu si edhe Elsa Toska, e kanë ditur që në momentin e emërimit, se po kandidonin për një mandat të plotë. Kjo dijeni është garanci për pavarësinë e gjyqtarit. Këtë e thoshte edhe Sokol Sadushi në vitin 2011, kur ishte vetë gjyqtar kushtetues, ndërkohë që sot është njeriu që ka nxitur Begajn për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese.

Por, tani, Sadushi, nëpërmjet Begaj, tenton të ndërpresë dhunshëm dy mandate të plota në Gjykatën Kushtetuese.

Tashmë, gjyqtarët kushtetues janë thirrur për të shndërruar Gjykatën në një “bahçe” të Sokol Sadushit. Ata kanë mundësinë që të tregohen me integritet moral e profesional, por, që ta dëshmojnë këtë- ta anulojnë atë seancë, e cila, siç ua tha Gazmend Bardhi, bazohet mbi një kërkesë të turpshme anti-kushtetuese./Dosja.al

partia demokratike gazmend bardhi

Sondazh

Poll
Insights 15 Tetor 2025, 11:24 Meri Lika

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...

Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Insights 11 Tetor 2025, 11:31 Ylli Manjani

Po gatuhet një grabitje...

Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...

Insights 8 Tetor 2025, 20:17 Jola Hysaj

A jemi gati të pranojmë vetveten?

Florian Binaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...

Insights 30 Shtator 2025, 19:52 Irena Beqiraj

Hipernormalizimi i gënjeshtrës!

KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë