LIVE UPDATES
Insights

Hipernormalizimi i gënjeshtrës!

Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshtë të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar", ai në fakt sajon një realitet që nuk ekziston.

30 Shtator 2025, 19:52 Nga Irena Beqiraj

Hipernormalizimi i gënjeshtrës!

KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrës të shtrëmbërojë çdo aftësi njohëse të këtij kombi. Kur thotë se: "Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshtë të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar", ai në fakt sajon një realitet që nuk ekziston.

Ne jemi një komb i cili në vitin 2024:

1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;

2) blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike , por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra i fundit në outputin teknologjik ;

3) renditet në vendin 84 në Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimit të ulët teknologjik; Pra thënë shkurt , ne jemi qartazi të rreshtuar tek përdoruesit pasivë të zhvillimit teknologjik , ( siç përdorim smartphonët) nuk prodhojmë teknologji, e aq më pak mund të pretendojmë se jemi lider në Ballkan . Për më keq, nëse Kryeministri ka vendosur të na shëndrojë në laborator eksperimental të përdorimin e Inteligjencës artificiale në qeverisje, nuk jemi as më shumë e as më pak , por majmunët në eksperimentet e profesorit të Yale-it Keith Chen. Ai ka treguar që shimpanzetë mund të pretendojne të shkojnë edhe në hënë nëse edukohen, por faktikisht qe prej 1961 e deri tani ato përdoren vetëm si kavje për të testuar efektet e fluturimit në hapësirë.

Marrëzia e bashkon më lehtë botën tonë. Në këtë vend askush nuk kursehet për të . Ndaj edhe Kryeministri kërkon të imponojë të rremen si reale, absurden si normale, grotesken si të pashmangshme, edhe të gjitha këto na i ofron marrëzisht si arritje.

Rezultati që synon të arrijë nuk eshtë zhvillimi por një betejë mbi vetë realitetin. Askund nuk debatohet më për politikat. Në vend të tyre , ne debatojmë nëse fjalët kanë ende kuptim apo nëse faktet që na serviren ekzistojnë. Me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrës Kryeministri na ofron një kopje të zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekzististon fare origjinali. Ai e inskenon realitetin (Diella , marteniteti i saj ), e redakton, e rishkruan dhe përpunon në mënyrë që ne të jetojmë brenda iluzionit të zhvillimit . Kufiri midis realitetin edhe stimulimit të tij po zbehet çdo ditë ndërsa politikat zhvillimore janë kthyer në teatër. Kështu me kalimin e kohës ne do të harrojmë nëse ka pasur ndonjëherë një ndryshim midis iluzionit edhe realitetit.

Hipernormalizimi I gënjeshtës është mjeti politik për të arritur një qëllim thellësisht psikologjik: t’i bëjë njerëzit të heqin dorë nga sovraniteti i tyre intelektual. Për më tepër, hipernormalizimi i gënjeshtës e kthen pesimizmin në të vetmin luks të mendjes.

Implikimet e hipernormalizimit të genjeshtrës janë të thella. Kur qeveria shtrembëron perceptimin, ajo shkel kontratën shoqërore, minon legjitimitetin demokratik dhe fsheh tendencat autoritare. Autokratët modernë nuk kanë nevojë më të djegin librat; ata thjesht e përmbytin hapësirën me gënjeshta derisa e vërteta të mbytet. Çmontimi sistematik i infrastrukturës së fakteve, shërben për të parandaluar rebelimin jo më përmes forcës, por përmes paaftësisë së njohjes.

Hipernormalizimi i gënjeshtës nga ana e Kyeministrit nuk tenton vetëm të dezinformojë apo të shtyjë përpara një axhendë, në fakt tenton të shterojë mendimin tonë kritik, dhe të asgjësojë të vërtetën.

Sondazh

Poll
Insights 23 Shtator 2025, 09:53 Flamur Vezaj

Selfia e 999-të e Dumanit!

Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, paska bërë një tjetër “super-takim historik”! Këtë herë me ministri...

Insights 20 Shtator 2025, 17:32 Lutfi Dervishi

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë t&eum...

Insights 18 Shtator 2025, 19:24 Daniel Innerarity dhe Fabrizio Tassinari

Çfarë rreziqesh sjell Djella

foto ilustruese TIRANË- Kur Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli së fundmi kabinetin e tij të ri, ajo që mori vëmendjen kryesore...

Insights 17 Shtator 2025, 07:52 Ermal Mulosmani

Apostujt e Urrejtjes

Apostujt e Urrejtjes Apostujt e Urrejtjes1. PopullsiaKoha që po jetomë shënon padyshim ndryshimin më të madh në historinë...

Insights 16 Shtator 2025, 07:28 Ditmir Bushati

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

Ditmir Bushati Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema ësht&e...

Insights 4 Shtator 2025, 15:08 Klodian Tomorri

Ekspertet e kodit

Klodian Tomorri Te behet veper penale pirja e alkolit ne publik dhe te lejohet prostitucioni-thoshte njeri nga ekspertet e kodit.Ca dmth pirja e alkolit ne...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë