LIVE UPDATES
Insights

Omeri i Ri dhe heteroseksualiteti tradicional

Mes debateve të kësikohshme rreth gjinisë, seksit dhe identifikimit gjinor, pala që ngul këmbë në heteroseksualitetin e shqiptarëve duhet ta studiojë më mirë traditën dhe këngët e Eposit të Kreshnikëve.

29 Shtator 2025, 12:23 Nga Sokol Çunga

Omeri i Ri dhe heteroseksualiteti tradicional

Ndoqa këto ditë, në vazhdën e diskutimeve publike për projekt-ligjin mbi “Barazinë gjinore”, debatin e shkurtër rreth identitetit gjinor të burrneshave. Xheni Karaj, aktiviste dhe përkrahëse e projekt-ligjit, përmes një statusi në Facebook pohon se rasti i burrneshës është shembulli i gruas biologjike që merrte identitetin shoqëror dhe gjinor të burrit. Kaon Serjani, një nga ca zëra polemikë që kundërshtojnë projekt-ligjin (dhe shumëçka tjetër që del jashtë hinkës së mendimit të tij), përmes një statusi po në Facebook, më pas botuar on-line në Gazeta Tema, parashtron tetë arsye pse burrnesha nuk është arketipi i transgjinorit. Karaj, ndërkaq, nuk ka përmendur kund transgjinor, por vetëm rol social dhe identitet gjinor (që nuk është e njëjta gjë me identitetin transgjinor). Teksa rasti e solli që këtë behar të rilexoj ngadalë vëllimin Tregime të moçme shqiptare përshtatur për fëmijë nga Mitrush Kuteli, po ndalem tek dy fragmente të një kënge të përfshirë në këtë vëllim.

Siç dihet, dhe sikundër e thotë edhe autori, Mitrush Kuteli, në parathënien e tij, burimi i tregimeve janë këngët e njohura si Eposi i Kreshnikëve dhe këngë e përralla të tjera të traditës shqipe, të cilat i hasim kudo ku flitet e këndohet shqip. Duke synuar të kuptoja mekanizmin autorial të Kutelit si përshtatës i këngëve epike në përralla, në disa raste iu riktheva tekstit të këngëve botuar nga at Bernardin Palaj e at Donat Kurti më 1937. Këtë bëra dhe me këngën “Omeri i Ri”. Për këdo dëshiron ta lexojë të plotë, e gjen këtu.

Më parë, një përmbledhje e këngës: Bajlozi i zi mbërriti në brigjet e vendit dhe ftoi në duel një plak të moçëm, i cili kishte pasur famë të madhe për trim sypatrembur, kishte çuar në varr shumë armiq e u kishte mbijetuar të gjithëve. Plaku, ndërkaq, pikëllohet kur merr letrën e bajlozit. Vetë nuk ka fuqi të luftojë më. Bajlozi e kërcënon se, po nuk doli në duel, ka për t’i djegur kullën, ka për t’i grabitur gjë e pasuri, ka për t’i prerë kokën, të cilën ka për t’ua hedhur qenve, dhe ka për t’i marrë robinjë vajzën e vetme (motër e shtatë vëllezërve që janë vrarë nëpër beteja kundër armikut). E bija e sheh tek qan dhe e pyet për arsyen. Plaku i tregon. Atëherë e bija e këshillon të takohet me prijësit e vendit, me tridhjetë agët (fisnikët) e Jutbinës e t’u kërkojë përkrahje. Plaku shkon, por ndihmë nuk gjen, ndonëse ofron edhe të holla. Atëherë e bija niset të luftojë kundër bajlozit, megjithëse i ati nuk dëshiron. Interesante se, teksa vajza niset për luftë, i ati, luftëtari plak e gjëmëmadh, nuk i jep ndonjë këshillë specifike të taktikës së dyluftimit, por vetëm e porosit të mos shkojë në kullën e burrit me të cilin ishte fejuar, nga ku i binte udha për tek banesa e bajlozit. Vajza bën pikërisht të kundërtën: shkon tek kulla e të fejuarit, kalon natën atje, dhe të nesërmen niset për dyluftim. Aliu, i fejuari, mahnitet pas vajzës, e cila paraqitet me flokë e tesha burri dhe thotë se e quajnë Omer. Ndaj dhe i kërkon Omerit të bëhen probatinë (vëllamë). Omeri nuk pranon. Shkon tek bajlozi, fiton dyluftimin, lidh trupin e vdekur të bajlozit në shalë të kalit dhe e çon tek dera e kullës së Aliut. Të dy bashkë e hedhin në përrua, dhe futen në kullë e festojnë deri në agim. Sërish Aliu i kërkon Omerit të bëhen probatinë. Omeri betohet se pas një jave, ditën e dasmës së Aliut, ka për të qenë krushk i parë në dasmë, e aty kanë për t’u bërë probatinë. Aliu pranon. Kështu, pas një jave, teksa nusja kishte hyrë në kullë, e shoqëruar nga njëqind krushq, Aliu pret Omerin. Sigurisht, Omer nuk vjen, e Aliu ndërpret dasmën në shenjë zije, pasi mendon se Omeri ka vdekur. Atë çast ndërhyn nusja, e cila i dëften Aliut se Omeri ishte vetë ajo. Aliu kthehet nga dasmorët dhe i njofton se probatini i ka mbërritur, e kështu festa vazhdon.

Dëshiroj të ndalem këtu tek skenat e dy netëve kur Omeri shkon në derë të Aliut dhe kalon natën si mik, si burrë, me të. Natën e parë Aliu sheh delikatesën fizike të Omerit: lëkura e bardhë, e hollë, aq sa në fyt i duket kafja kur e gëlltit. Aliu pështjellohet, burrë kaq i pashëm s’i ka ardhur kurrë në kullë! Menjëherë shkon e ia tregon vëzhgimet e veta së ëmës:

“- Betë në zotin, mori nanë,

Paj për seri ma ka lkurën e bardhë.

Kah e pin kafen n’fyt ja kam pa,

Shoqi i tij kurr ndër ne s’ka ra.”

(Visaret e Kombit, vol. II. bot. Bernardin Palaj e Donat Kurti, Tiranë 1937, vargjet 99-103.)

Nëna e këshillon ta provojë mikun në tri aftësi burrërore: t’i bjerë fyellit, t’i bjerë lahutës e të këndojë, dhe të luajnë bashkë me strugë e unaza. Omeri shquhet në muzikë e interpretim, kurse në lojë e mund Aliun tri herë. Aliu sërish shkon e i tregon së ëmës çfarë ngjau, e i thotë se këtë djalë të veçantë kërkon ta bëjë probatin. Për t’u siguruar se është djalë, e jo vajzë, nëna i sugjeron të flenë në një odë bashkë, e aty të shohë a do të mundet miku ta bëjë gjumin e qetë:

“Hajtni n’odë t’dy për me shtrue,

Po n’kjoftë femën, ka m’u diftue,

Gjumë në sy nuk ka me i shkue.”

Omeri shtrihet e fle pa u shqetësuar. Aliu s’vë gjumë në sy (vallë, cili është femën?). Në agshol shkon sërish tek e ëma, dhe i tregon se miku fjeti krejt i qetë. Nëna, sërish, i sugjeron një tjetër sprovë, të cilën Omeri e kalon sërish me sukses. Aliu ngulmon të bëhet probatin me Omerin, por ky / kjo nuk pranon. E njëjta skenë gostie, por pa sprova burrërore, përsëritet kur Omeri kthehet për në shtëpinë e vet, e njëjta ftesë probatinie përsëritet prej Aliut, njësoj refuzon Omeri, por premton, siç thamë, se ditën e dasmës së Aliut ka për të qenë atje krushk i parë.

Mes gjithë interpretimeve që mund të kenë dy fragmentet e takimit të Aliut me Omerin, vlen të përmendim aspektin shpesh të lënë në heshtje: homoseksualitetin ose / dhe biseksualitetin e Aliut. Qartazi, Aliu ka lidhur fjalën për t’u martuar me bijën e plakut. Qartazi, Aliu për shoqërinë është heteroseksual. Mirëpo, në fshehtësinë e kullës, përpara së ëmës, nuk ngurron ta fshehë se është mahnitur pas një burri me tipare femërore. Sepse, për Aliun, Omeri që ka përpara është burrë, siç e pohon jo vetëm Omeri vetë, por edhe aftësitë e tij burrërore, të cilat arrijnë kulmin me vrasjen e bajlozit. Madje, ishte më burrë se gjithë agët e Jutbinës që s’i dolën krah plakut të pamundur! E teksa Omeri-grua, shtrirë natën për të fjetur në të njëjtën odë me Aliun-burrë, fle pa asnjë shqetësim (shumë interpretime nxënë këtu: që nga besa, deri tek ndjenja e detyrës), Aliu nuk vë gjumë në sy nga ideja se po fle në një dhomë me burrin pas të cilit është lidhur në mënyrë emotive dhe, krejt natyrshëm, kundrejt të cilit ka edhe tërheqje seksuale. E vetmja mënyrë për ta mbajtur Omerin sa më pranë vetes dhe në mënyrë të justifikuar për shoqërinë është ta bëjë vëllam. Kësisoj, do të ketë mundësinë ta takojë e ta përqafojë kurdo i lind dëshira, do të mundet ta kundrojë e ta ëndërrojë sa e si t’i teket. Aliu s’e di identitetin e Omerit. Për të Omeri është burrë, madje më trim dhe më i zoti se vetë Aliu. Nëse Aliu është homoseksual apo biseksual, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se ndjenjat dhe veprimet e Aliut dëftejnë se nuk është vetëm heteroseksual.

Tërheqja e Aliut për Omerin arrin edhe një kulm tjetër ditën e dasmës. Teksa nuk e sheh Omerin mes miqve, Aliu ndalon festën dhe hesht muzikën. Është gati ta kthejë martesën e vet në ditë morti. Sepse, ndonëse sapo i ka hyrë në shtëpi nusja e premtuar, të cilën s’e ka parë kurrë më parë, malli e djeg për Omerin, jeta i merr kuptim me djaloshin e pashëm e trimëror pranë, më shumë se me nusen që, për ironi, është vetë Omeri, pas të cilit ishte magjepsur.

Vajza e plakut, këtu e vetëidentifikuar si Omeri i Ri, jo vetëm vishet, duket e sillet si burrë, por as njihet se nuk është burrë. E tradhtojnë vetëm ca tipare të jashtme, siç është lëkura e bardhë e delikate. Të paktën, për një periudhë kohe, aq sa e lyp nevoja, vajza-Omer bëhet transgjinor dhe identifikohet ashtu. Atëherë kur realiteti rreth Omerit ndryshon, vajza kthehet sërish në identitetin e vet fillestar, bëhet grua, ashtu siç ka lindur. Shmangia nga norma e heteroseksualitetit nuk haset vetëm tek kjo këngë e Eposit. Tek një tjetër këngë, tek “Martesa e Halilit”, Halili vishet si grua, dhe të gjitha gratë që ndodhen rreth e qark tij (treqind vasha, dhe fort të bukura, madje!) ndjehen të shëmtuara para tipareve të përkryera të Halilit. (A mos është Halili i Eposit drag-queen i parë në shqiptari? Nuk e di, le ta analizojmë në tjetër rast.)

Mes debateve të kësikohshme rreth gjinisë, seksit dhe identifikimit gjinor, pala që ngul këmbë në heteroseksualitetin e shqiptarëve (thua se është e domosdoshme të saktësohet etnia e heteroseksualëve), shpesh merr shahit edhe traditën. Ndër të tjera, projekt-ligji që përmendëm kundërshtohet me argumentin se diçka e tillë nuk ekziston në traditën vendase. Epo, ndoshta kundërthënësit duhet ta studiojnë më mirë traditën dhe vendin. Se cilat kanë qenë prirjet seksuale të secilit paraardhës, nuk e dimë. Mirëpo, grimca të identitetit jo-binar i hasim kudo në këngë e përralla. Paraardhësit qenë mjaft të kujdesshëm t’i përshkruanin e të mos i fshinin nga të qenët, aq sa e pranonte koha dhe vendi. Sot, në kohëra të tjera, le të tregohemi së paku aq të drejtë e të mençur sa ata. Nëse jemi më mendjehapur se ata, e ardhmja e afërt ka për ta treguar.

Dhe, siç mbyllet çdo këngë e Eposit të Kreshnikëve: Kshtu m’kanë thanë, se atje nuk jam kanë./Reporter.al

xheni karaj sokol Çunga

Sondazh

Poll
Insights 23 Shtator 2025, 09:53 Flamur Vezaj

Selfia e 999-të e Dumanit!

Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, paska bërë një tjetër “super-takim historik”! Këtë herë me ministri...

Insights 20 Shtator 2025, 17:32 Lutfi Dervishi

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë t&eum...

Insights 18 Shtator 2025, 19:24 Daniel Innerarity dhe Fabrizio Tassinari

Çfarë rreziqesh sjell Djella

foto ilustruese TIRANË- Kur Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli së fundmi kabinetin e tij të ri, ajo që mori vëmendjen kryesore...

Insights 17 Shtator 2025, 07:52 Ermal Mulosmani

Apostujt e Urrejtjes

Apostujt e Urrejtjes Apostujt e Urrejtjes1. PopullsiaKoha që po jetomë shënon padyshim ndryshimin më të madh në historinë...

Insights 16 Shtator 2025, 07:28 Ditmir Bushati

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

Ditmir Bushati Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema ësht&e...

Insights 4 Shtator 2025, 15:08 Klodian Tomorri

Ekspertet e kodit

Klodian Tomorri Te behet veper penale pirja e alkolit ne publik dhe te lejohet prostitucioni-thoshte njeri nga ekspertet e kodit.Ca dmth pirja e alkolit ne...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!