LIVE UPDATES
Insights

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Por, mesa duket, dhe pse ne qenkemi “gjithmonë gati”, Brukseli e ka pikturën e vet të preferuar: Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

15 Tetor 2025, 11:24 Nga Meri Lika
Luga e zbrazur e Shqipërisë
Meri Lika

Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlonjatët. Ama këtë radhë ajo erdhi ndryshe, erdhi tamam në kohë përpara festave, si babagjyshi i krishtlindjeve (për ata që besojnë) ose si babagjyshi i vitit të ri (për ata që nuk besojnë) me thesin plotë me miliarda.

Euro këtej e euro andej, shi meteorik eurosh.

 “Do të ketë 4 miliardë euro investime të reja!”, tha ajo me entuziazëm, ndërsa shqiptarët, boshnjakët, maqedonasit, serbët e malazezët bënë llogaritë në mendje: “Po të ndajmë 4 miliardë për gjashtë shtete, del… një kafe e madhe për secilin.” Po pra i bie nga 666,666,666 euro, nuk janë pakë, mos u qani.

Fjalë të mëdha, me aromë Brukseli dhe shije të hollë evropiane.

Edi Rama buzëqeshte si pronari i një resorti që pret turistë nga BE-ja. Me një fjalim të përzier mes artit, politikës dhe poezisë, romuzeve dhe batutave siç “vetëm” ai di, siguroi të gjithë se Shqipëria është “e hapur, e pastër dhe gati për investime”.

Por, mesa duket, dhe pse ne qenkemi “gjithmonë gati”, Brukseli e ka pikturën e vet të preferuar: Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që Rama llogarit me mend se sa selfie mund të dalin nga kjo shumë imagjinare, fqinjët tanë flasin për projekte.

Sipas planit të Brukselit, dy fabrika të mëdha të Inteligjencës Artificiale do të ndërtohen në Ballkan, një në Serbi dhe një tjetër në Maqedoninë e Veriut.

BE-ja i ka përzgjedhur këto vende si “shembuj rajonalë të progresit teknologjik”.

Shqipëria, nga ana tjetër, duket se është përzgjedhur si shembull i pritjes me durim.

Ama Ramës nuk ia hedhin dot, këta evropianët, ai si mjeshtër që është në stilin e tij artistiko-diplomatik, e ktheu lajmin në poezi: “E rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur.”

Po, rruga e duhur, vetëm se ajo duket se kalon nëpër Beograd e Shkup, dhe Tiranën e lë në trafik politik.
Zyrtarët e BE-së folën për “reforma të thella”, “stabilitet institucional” dhe “rregulla të qarta tregu”.

Në përkthim fondesh, kjo do të thotë: “Para për ata që kanë sistem, dhe për të tjerët... një ëorkshop motivues.”

Ndërsa fqinjët përgatiten të ndërtojnë fabrika, Shqipëria po vazhdon me justifikime për mungesën e rezultateve.

Në vend të robotëve, kemi burokratë që funksionojnë në mënyrë po aq të automatizuar: flasin shumë, prodhojnë pak dhe që janë fiksuar me fjalën “strategjike”.

Në fund të samitit, Ursula u ngjit në avion me premtimin se “shumë projekte të tjera janë në horizont”.
Rama, nga ana tjetër, doli para kamerave për të shpallur se “Shqipëria është në zemrën e Evropës” paçka se zemra duket që rreh në drejtim të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në tavolinën e radhës të BE-së, lugët do jenë sërish të njëjtat por, për fat të keq, ajo shqiptarja do të mbetet sërish bosh.

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Insights 11 Tetor 2025, 11:31 Ylli Manjani

Po gatuhet një grabitje...

Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...

Insights 8 Tetor 2025, 20:17 Jola Hysaj

A jemi gati të pranojmë vetveten?

Florian Binaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...

Insights 30 Shtator 2025, 19:52 Irena Beqiraj

Hipernormalizimi i gënjeshtrës!

KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrë...

Insights 23 Shtator 2025, 09:53 Flamur Vezaj

Selfia e 999-të e Dumanit!

Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, paska bërë një tjetër “super-takim historik”! Këtë herë me ministri...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë