LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA/ Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes Vuçiçit dhe Putinit

Përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas vizitës në depon e mallrave rezervë, vendosi të japë detaje përmes një deklarate për media, presidenti i Rusisë e ka paraqitur informacionin në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të Kremlinit.

30 Maj 2022, 22:32 Nga DOSJA
ANALIZA/ Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes
Putin dhe Vuçiç

SERBI- Pas bisedës mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë për marrëveshjen e re të gazit ndërmjet dy vendeve, publiku mësoi më shumë detaje rreth gazit nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mësoi se në agjendë ishte edhe Kosova. Përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas vizitës në depon e mallrave rezervë, vendosi të japë detaje përmes një deklarate për media, presidenti i Rusisë e ka paraqitur informacionin në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të Kremlinit.

Serbia është kryesisht e varur nga gazi rus dhe marrëveshja mes dy vendeve skadon më 31 maj. Prandaj, Vuçiçi dhe Putini biseduan në telefon më 29 maj për marrëveshjen e re dhe kushtet për Serbinë, që një prej shteteve të rralla që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare, pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, Serbia mbështeti disa rezoluta të OKB-së dhe BE-së, në të cilat dënoi agresionin kundër Ukrainës. Për këtë shkak, por edhe për faktin që Rusia pezulloi dërgimin e gazit për Bullgarinë fqinje, si dhe për disa vende të tjera, biseda mes Vuçiçit dhe Putinit shtoi interesimin e mediave botërore. Ja çfarë dihet pas këtij takimi, por edhe ajo që mbeti e panjohur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë për media ka thënë se kontrata e re do të nënshkruhet për tre vjet. Marrëveshja do të nënshkruhet me kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom. Të njëjtën kontratë e rinovuan edhe Hungaria dhe Moldavia. Ndërkohë që Hungaria nënshkroi një marrëveshje 15-vjeçare, Rusia u pajtua me Moldavinë për një kontratë pesëvjeçare.

Nuk dihet se çfarë ka ndikuar në afatin e dakorduar të kontratës së shpallur për Serbinë. Në një deklaratë zyrtare nga Kremlini nuk përmendet afati për të cilin është zgjatur kontrata. Sipas asaj që ka thënë presidenti i Serbisë, me Putinin nuk ka biseduar për çmimin e gazit për Serbinë. Në nëntor të vitit 2021, Vuçiç u mor vesh me Putinin për një çmim gjashtëmujor prej 270 dollarësh për një mijë metra kub.

Më 29 maj, Vuçiçi tha se pret që çmimi i gazit për Serbinë, sipas formulës së rënë dakord, do të varet nga çmimi i naftës dhe se, madje edhe kur nafta është më e shtrenjta, çmimi i gazit që do të paguajë Serbia do të jetë nga 310 deri në 408 dollarë për një mijë metra kub gaz. Ai tha se tashmë i kishte dërguar një letër Gazpromit për të diskutuar për sasitë.

Përderisa Qeveria hungareze i mban sekrete detajet e marrëveshjes së nënshkruar me Rusinë, Moldavia njoftoi në fund të vitit 2021 se kishte rënë dakord për një çmim prej 450 dollarësh për një mijë metër kub gaz rus. Në deklaratën e tij, presidenti i Serbisë po ashtu tha se çmimi për Serbinë do të varet nga çmimet në tregun botëror. Ndryshe nga presidenti i Serbisë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka publikuar informacione për bisedën në faqen zyrtare të Kremlinit.

Në komunikatën e shkurtër, në pjesën për gazin, nuk jepen detajet e paraqitura nga Vuçiçi. Aty thuhet se është rënë dakord që Rusia “do të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyror pa pengesë”. Që të dy, Vuçiçi dhe Putini, në deklaratë, gjegjësisht, komunikatë, kanë përmendur se kanë biseduar për situatën në Ukrainë.

Përderisa deklarata zyrtare e Kremlinit nuk përmend asgjë më shumë për këtë temë, Vuçiç u tha gazetarëve, pas bisedimeve me Putinin, se ai ia theksoi Putinit qëndrimin e Serbisë se Beogradi do të donte që “paqja në Ukrainë të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkaq që presidenti rus dha informacione nga këndvështrimi i vet”.

“Më tha se ka një marrëveshje të ofruar, kontratë, me të cilën ata janë njohur, e cila është në tryezë në Moskë, Kiev dhe në qendrat e tjera të Perëndimit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se kishte dëgjuar disa elemente të marrëveshjes, por se Serbia është një vend i vogël për t’'i zgjidhur ato probleme dhe se “vetëm shpreson se do të vendoset paqja”. Vuçiçi nuk i shpalosi detajet e marrëveshjes. Në komunikatën e Kremlinit, këto detaje nuk përmenden. Në deklaratën e tij, presidenti i Serbisë nuk ka përmendur se është folur edhe Kosova. Megjithatë, ky informacion bëhet i ditur në komunikatën e Kremlinit, ndonëse pa më shumë detaje.

Bisedimet për këtë temë u bënë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 prill, tërhoqi një paralele midis ish-krahinës së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe pjesëve të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, gjë që, ndryshe nga rasti i Kosovës, është dënuar nga shumica në bashkësinë ndërkombëtare. Në komunikatën e Kremlinit theksohet se të dy burrështetasit diskutuan gjithashtu lidhur me hapat për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik.

“Është rikonfirmuar gatishmëria e ndërsjellë për forcimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, në bazë të lidhjeve tradicionalisht të ngushta mes popujve të të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Kremlinit.

Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është paralajmëruar në momentin kur Rusia po përballet me paralajmërimet për pakon e gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia, deri më tash, nuk është harmonizuar me asnjë nga këto pako të sanksioneve.

As Putini dhe as Vuçiçi nuk e kanë komentuar informacionin e publikuar nga disa media në Serbi se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të shkojë në Beograd, më 7 qershor. Nëse ky informacion konfirmohet, do të ishte vizita e parë e tillë e nivelit të lartë nga një zyrtar rus, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Tri ditë më vonë, sipas mediave gjermane, kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të vizitojë Serbinë.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Insights 24 Maj 2022, 18:18 Fjola Graçi

SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?

Foto ilustruese TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave