Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Edhe pse, duket i bindur mbi rrënjosjen e vet – siç edhe të të parëve – në arealin kulturor italian (e posaçërisht në atë sard, i cili, si ishullor që është, bart tipare fort të dallueshme nga ato të arealit kontinental italian). Megjithatë, siç e thotë dhe vetë, nuk e shqetëson shumë atashimi me këtë apo atë kombësi. (Kush e ka lexuar, qoftë dhe në mënyrë të përciptë, Gramsci-n si autor, e di fare mirë konsideratën e tij për nacionalizmat e gjakut.) Edhe pse, duket i bindur mbi rrënjosjen e vet – siç edhe të të parëve – në arealin kulturor italian (e posaçërisht në atë sard, i cili, si ishullor që është, bart tipare fort të dallueshme nga ato të arealit kontinental italian). Megjithatë, siç e thotë dhe vetë, nuk e shqetëson shumë atashimi me këtë apo atë kombësi. (Kush e ka lexuar, qoftë dhe në mënyrë të përciptë, Gramsci-n si autor, e di fare mirë konsideratën e tij për nacionalizmat e gjakut.)
E vetmja dëshmi, e dokumentuar qartas, për “shqiptarinë” e Antonio Gramsci-t vjen nga një pohim i vetë atij, kur, në një letër që i dërgon kunatës së vet, Tania Schucht, më 12 tetor 1931, shkruan:
“… Unë vetë nuk i përkas asnjë lloj race (lexo: identiteti etnik); im atë është me prejardhje shqiptare, familja e tij u arratis nga Epiri gjatë luftës së vitit 1821, por shpejt u italianizua. Megjithatë, i përkas kulturës italiane, në thelb kjo është bota ime; (…) Të qenit unë shqiptar për nga prejardhja nuk është llogaritur, pasi edhe [Francesco] Crispi ishte shqiptar, i arsimuar në një shkollë shqiptare."
Kaq. Nuk kemi asnjë të dhënë më tepër; së paku nëse mbështetemi në ato që vetë Gramsci dinte dhe na ka lënë të shkruar. E siç mund të duket, as ai vetë nuk ka qenë shumë i qartë në lidhje me prejardhjen, e aq më pak për saktësinë gjeografike të saj. Përmendja e Epirit e thellon paqartësinë, sepse, në toponiminë e përdorur asokohe në Perëndim – e akoma më shumë në shekujt pararendës – “Epiri” shpesh vlente si emërues përbashkues i të gjitha trevave osmane ku flitej shqip. Gramsci, me pak fjalë, ka një ide të vagullt, të papërcaktuar mirë nga ana dokumentare, mbi prejardhjen e të parëve të vet.
Edhe pse, duket i bindur mbi rrënjosjen e vet – siç edhe të të parëve – në arealin kulturor italian (e posaçërisht në atë sard, i cili, si ishullor që është, bart tipare fort të dallueshme nga ato të arealit kontinental italian). Megjithatë, siç e thotë dhe vetë, nuk e shqetëson shumë atashimi me këtë apo atë kombësi. (Kush e ka lexuar, qoftë dhe në mënyrë të përciptë, Gramsci-n si autor, e di fare mirë konsideratën e tij për nacionalizmat e gjakut.)
Të bën të mendosh, por edhe të përfshihesh nga të tjera dyshime, informacioni që Gramsci sjell, se të parët e vet janë larguar nga “Epiri” më 1821 – vit i shpërthimit të të mirënjohurit Revolucion grek, edhe pse fillesat e kësaj ngjarjeje duket se janë larg nga “Epiri” i Gramsci-t e vështirë se kanë arritur ta trondisin farefisninë e tij në atë pikë sa të largohej qëllimisht nga Ballkani në drejtim të brigjeve italiane. Duket se vetë autori i këtyre radhëve ka pasur disa informacione të trashëguara, porse kujtesa kolektive (e familjarëve, si edhe e të parëve të Gramsci-t) ka qenë tejet e zbehtë.
Më tej, nga hulumtime që janë bërë në ditët tona, del se i ati i Antonio Gramsci-t, i quajtur Francesco, është vendosur në Sardenjë, sipas dokumentave të gjendjes civile në katundin e Ghilarza-s, në vitin 1881. Të njëjtat gjurmë arkivore, na lejojnë sot të pohojmë se, që në fund të shek. XVII, pra goxha përpara vitit 1821, në Kalabri, në katundin arbresh të Plataci-t, jetonte një pararendës i familjes së Gramsci-t, me emrin Gennaro. Së fundi, mbi origjinën e saktë të banorëve të Plataci-t sot nuk dimë asgjë. Arkivat e atjshëm janë djegur para ndo njëqind vjetësh, e veç të dhënave etnografike (pllatënianët flasin ende sot arbërisht, kanë doket dhe zakonet e arbëreshëve të tjerë të Kalabrisë, si dhe i përkasin besimit katolik me rit ortodoks) nuk dimë asgjë më shumë.
Similituda e krijuar mes mbiemrit të Antonio Gramsci-t dhe qytetit të Gramshit është, në rastin më të mirë, një hamendje e pambështetur në asnjë prove dokumentare. Është krejt e stisur. Pavarësisht se, dëshiroj të mendoj, e sinqertë.
Mbi nënshkrimin e trashë (nga ana drejtshkrimore) në bustin e Gramsci-t të ngritur në Gramsh, nuk vlen pastaj të ndalemi. Një ndalje e tillë veç i jep tagji atyre që nuk duan dhe s’kanë për ta njohur ndonjëherë madhështinë dhe mendjen e jashtëzakonshme të një prej mendimtarëve më të hollë dhe gjenialë të modernisë perëndimore. Të cilët, edhe pse sot janë në të drejtën e tyre të tallen me këtë vendosje pa hesap bustesh në Shqipëri, nuk janë larg zgjuarsisë së atyre që i vendosin ato buste.
Klodian Tomorri Kjo anija e Piro Bares me 22.5 mije tone nafte ruse kishte 10 dite qe vinte verdalle per t’u shkarkuar. Dhe do ishte shkarkuar, por p...
Gerti Çarçani Shteti foli! Këtë radhë me lekë, me shifra, dhe me zë zyrtar. Industria më e rëndë n&eu...
Sa vjeç je, Baba Saliu?82.Si e ke mbiemrin?Unë jam dervish, s’kam mbiemër.Kur je bërë dervish?Në 1991.Si quheshe para k&...
Ola Xama Sot ka ndodhur një rast i paprecedentë në historinë e ekonomisë së lirë të tregut: dy drejtori dhe nj&eum...
Klodian Tomorri Marreveshja e patentave si kartel kriminal Marreveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqates se Autoshkollave...
Stalini dhe e bija Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un u kthye në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi u shfaq n...
Klodian Tomorri 1- Shqiperia u vu ne listen e vendeve nen monitorim fiskal nga BE per shkak te takses 5 per qind te IT. Bashkimi Europian e pati kercenuar ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë, 2020 Shumë kohë përpara se lufta aktuale n&e...
Marcus Aurelius Marcus Aurelius Antoninus ishte perandor i Romës nga viti 161 pas Krishtit deri në vdekjen e tij në vitin 180. Ai ishte i f...
Gjuetari i balonave Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga nj&eum...