LIVE UPDATES
Insights

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Bëhet fjalë për ndryshimin e drejtuesve të PS-së në njësinë nr. 2 në Tiranë.

29 Mars 2026, 16:49 Nga Lutfi Dervishi
Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!
Lutfi Dervishi

Nga gjithë lajmet e ditës, vetëm njëri i tronditi tregjet globale.
Bëhet fjalë për ndryshimin e drejtuesve të PS-së në njësinë nr. 2 në Tiranë.
Pas këtij zhvillimi dramatik, bursat reaguan menjëherë. Çmimi naftës arriti kuotën që kishte para nisjes së luftës me Iranin. Investitorët morën frymë të lehtësuar. OPEC po mban një mbledhje urgjente për të kuptuar më mirë situatën.
Thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA ka ndërprerë darkën zyrtare. "Nuk na intereson as Ukraina, as Irani dhe as Tajvani," citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë, në kushtet e anonimatit "na tregoni çfarë po ndodh te rruga 'Elbasanit' se na iku dollari për l...!"
Ndërkohë Elon Musk sapo njoftoi se do të shtyjë udhëtimin për në Mars. Ai tha se nuk mund të rrezikojë projektin ndërkohë që njësia 2 po riorganizon strukturat e bazës.
Por goditjen më të madhe e morën kriptomonedhat. Bitcoin ra me 15% brenda 5 minutave. Tregtarët e kriptove po presin me ankth nëse kryetari i ri do të ketë qasje bashkëpunuese me patronazhistët e lagjes apo do të krijojë lobin e tij në strukturat e PS .
Banka Botërore ndërkohë ka punësuar urgjentisht pesë përkthyes të gjuhës shqipe për të deshifruar statuset në Facebook të kryetarit të ri. Çdo "like", "share" dhe "koment" në postimet e tij po analizohet si një sinjal për normat e interesit në Bashkimin Evropian.
Nga muret e ftohta të Kremlinit, zëdhënësi Dmitry Peskov u shfaq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, me një fytyrë që herë dukej e zverdhur dhe herë e skuqur:
"Shërbimet tona po analizojnë me imtësi çdo lëvizje në Njësinë Nr. 2. Ky ndryshim drastik i balancave te qyteti Studentit është një provokim i pastër ndaj rendit shumëpolar. Nuk mund të rrimë duarkryq."
Ndërsa Franca është shprehur e indinjuar pse nuk u vu paraprakisht në dijeni të këtij procesi kaq jetik e delikat për fatet e njerëzimit.
Kancelari Merz deklaroi se "stabiliteti i Eurozonës varet drejtpërdrejt nga rregullsia e procesverbaleve në Njësinë 2, ndaj Berlini do të monitorojë me lupë çdo gjë si kusht për mbarëvajtjen e tregut të përbashkët dhe miratimin e IBAR për Shqipërinë.
Mark Rutte, nga selia e tij në NATO, paralajmeroi se: "neni 5 është gati; nëse dikush guxon të cenojë stabilitetin e strukturave të reja te Njësia 2, aleanca do të reagojë me të gjithë forcën e saj, sepse siguria e lagjes Ali Demi është sot siguria e mbarë botës demokratike.
Nga dritarja e sheshit Shën Pjetër, Papa Leoni ndërpreu lutjen e mesditës për një njoftim të jashtëzakonshëm: "vëllezër dhe motra, sot lutemi për shpirtrat e trazuar të njësisë Nr. 2. Ky ndryshim në kupolën e tyre është një shenjë hyjnore që tregon se asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme.
Në prapaskenë, thashethemet thonë se Konklava e Kardinalëve ra në heshtje totale. Tymi i bardhë që doli nga oxhaku i Vatikanit nuk ishte për një Papë të ri, por një sinjal se Vatikani njeh zyrtarisht legjitimitetin e koordinatorëve, patronazhistëve dhe strukturave të reja të lagjes.
Burime pranë tregjeve thonë se pasiguria politike në njësinë nr. 2 ishte një faktor i nënvlerësuar prej kohësh. Gabimisht analistët kishin menduar se tregjet u tronditën nga lufta me Iranin.
Tani që u zgjidh drejtuesi i njësisë dy u stabilizua edhe çmimi i naftës.
Në një botë që quhet “fshat global”, ka patur gjithmonë një qendër kontrolli. Tani kjo qendër nuk është as në Washington, as në Pekin, por te njësia 2 . Nëse aty teshtijnë, në Pekin kolliten, në Washington marrin antibiotik dhe në Moskë marrin respiratorët e oksigjenit.

lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Insights 24 Mars 2026, 15:52

Taxi city

Në metropolin e zhurmshëm të Tiranës, marrja e një taksie është kthyer në një ruletë ruse për qytetar&e...

Insights 9 Mars 2026, 18:40 Meri Lika

LLASTIKU POLITIK

“Flamurtarit” të drejtësisë së re iu këput ushkuri i të mbathurave fiks në momentin kur përplasi duart dhe...

Insights 1 Mars 2026, 12:37 Gjergj Erebara

Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Foto ilustruse Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë s...

Insights 23 Shkurt 2026, 17:26 Meri Lika

Reforma e PS-së në Drejtësi

Dy vjet më parë në një takim ku kishte edhe ndërkombëtarë, kryeminstri ynë deklaronte se reforma në drejtësi...

Insights 18 Shkurt 2026, 18:28 Meri Lika

E NËSE ZOTI???

Ç’pezullimi i pezullimit, e bëri kryeministrin të ulej disa herë nëpër karrige të ndryshme, si për shembull te...

Insights 13 Shkurt 2026, 20:20 Gjergj Erebara

I papezullueshmi, Edi Rama

Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë