LIVE UPDATES
Insights

Opinion: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me ne të gjithë

24 shkurt - ka një vit që në Europë po zhvillohet një luftë brutale. Vetëm përmes punës së gazetarëve bota informohet se si po vuajnë njerëzit në Ukrainë thekson kryeredaktorja e Deutsche Welles, Manuela Kapser-Claridge.

24 Shkurt 2023, 09:24 Nga Manuela Kasper-Claridge
Opinion: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me
Foto ilustruese

Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh trupat ruse tentojnë të marrin qytetin e vogël në lindje të Ukrainës. Sulmet vijnë nga të gjitha anët, të mbështetuar nga trupa brutale e milicëve, Wagner. Shtëpitë dhe rrugët bombardohen pa mëshirë e pa marrë në konsideratë viktimat civile. Para sulmit rus në Bahmut jetonin 70.000 vetë. Se sa jetojnë sot aty nuk dihet. Ata që kanë qëndruar nuk dorëzohen, por të mbështetur nga trupat ukrainase luftojnë për lirinë. Qytetin e tyre të vogël ata nuk duan t'ia lenë në dorë armikut. Bahmut është kthyer në simbol të rezistencës e guximit të ukrainasve.

Tmerri në qytetet ukrainase

Bahmut ka të bëjë me të gjithë ne. Nuk mund të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në tokën europiane. Vrasje, tortura, përdhunime. Lufta nuk është abstrakte. Në luftë vritet. Popullsia civile bëhet viktimë. Në Bahmut, Butsha, Irpin, Mariupol. Ne gazetarët kemi detyrimin t'i dokumentojmë këto tmere. Në një kohë që duhet të vendosim me maturi, se çfarë duhet të publikojmë. Realiteti brutal nuk duhet zbutur, por në të njëjtën kohë duhet ruajtur dinjiteti i të prekurve. Natyrisht të vazhdojmë të raportojmë, se si popullata civile në zonat e luftës arrin të përballojë jetën nën bombadime të rregullta. Një jetë, në të cilën asgjë nuk është si më parë. Një jetë, ku njerëzit megjithatë dinë të ruajnë momente të forcës e gëzimit.

Zbulimi i informacioneve të rreme

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt? Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t'u identifikuar, aq më tepër në kohë lufte. Gazetarët tanë që raportojnë nga Ukraina nuk kanë vetëm një nga punët më të rrezikshme, po duhet të verifikojnë edhe pamje e video së bashku me redaksitë e tyre, të flasin me dëshmitarët, të verifikojnë faktet, të vendosin kontekstin e duhur dhe zbulojnë informacionet e rreme. Përditë ata i hyjnë rrezikut të bëhen vetë viktimë e luftës. Puna e tyre meriton nderimin më të lartë.

Është pikërisht gazetaria e pavarur që u shkakton frikë diktatorëve. Prandaj Putin përpiqet me të gjitha mjetet e disinformimit të pengojë publikimin e së vërtetës në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. As bota, as popullsia ruse nuk duhet të informohet për të vërtetën; sa viktima civile ka kushtuar invazioni rus, apo sa të larta janë humbjet e ushtrisë ruse. Në këtë pikë gënjehet, falsifikohet dhe heshtet për atë që nuk përshtatet me propagandën.

Në kërkim të së vërtetës

Nuk është e lehtë të përballesh me trolet use të internetit për të drejtuar vëmendjen tek ajo që ndodh në të vërtetë. Por përpjekja ia vlen. Sepse e vërteta duhet të dalë në dritë. Për këtë gazetarët e Deutsche Welles dhe të shumë mediave të tjera rrezikojnë shumë. Po ata gjejnë edhe mbështetjen e popullsisë ukrainase. Njeëzit duan që bota ta dijë, se sa viktima i kushton Ukrainës pushtimi rus, që ata po rezistojnë fort kundër trupave ruse në zonat e pushtuara. Ata duan që krimet mizore të agresorëve t'i bëhen të ditura botës, Raportime këto, që në mediat ruse nuk gjejnë pasqyrim.

Kjo luftë është edhe një luftë për të vërtetën dhe interpretimin. Një vit luftë në Ukrainë do të thotë për shumë njerëz luftë dramatike për mbrojtjen dhe lirinë e vendit. Lufta mbrojtëse e ukrainasve meriton mbështetjen e europianëve. Ne gazetarët ofrojmë për këtë informacione të lira dhe të pavarura. Kjo është detyra jonë. Të sqarojmë sfondin pas zhvillimeve, të ofrojmë kontekstin e rëndësishëm dhe të jemi transparent në lidhje me burimet tona. Me qëllim që të gjithë ata që marrin informacionin tonë të krijojnë vetë opinionin e tyre. Për gjendjen në Bahmut dhe në Ukrainë. E për atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është propagandë.

manuela kasper-claridge

Sondazh

Poll
Insights 17 Shkurt 2023, 17:21 A.B

Marrëveshja e patentave si kartel kriminal

Klodian Tomorri Marreveshja e patentave si kartel kriminal Marreveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqates se Autoshkollave...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë