LIVE UPDATES
Insights

Robërit rusë rrëfejnë makthin e luftimeve në Ukrainë: Po na përdornin si mish për top!

Ofensiva e re Moskës në Ukrainë, objektivi kryesor i së cilës është tashmë Avdiivka, po sjell një fluks të qëndrueshme të burgosurish rusë.

4 Dhjetor 2023, 11:08 Nga a.d
Robërit rusë rrëfejnë makthin e luftimeve në
Foto ilustruese

Nga Marcus Walker & Ievgeniia Sivorka “Wall Street Journal”

Teksa bora po binte në heshtje në një bazë sekrete në Ukrainën Lindore, disa ushtarakë rusë, pjesë e njësive të këmbësorisë u grumbulluan në ambjentin e garazhi, me duart e pista dhe me fytyrat ku ndihej qartë rraskapitja fizike. Ata ishin kapur rob nga trupat ukrainase gjatë luftimeve intensive për kontrollin e qytetit Avdiivka. Tani ata prisnin që të dërgoheshin në vendet ku mbahen robërit e luftës, larg vijës së frontit.

Ofensiva e re Moskës në Ukrainë, objektivi kryesor i së cilës është tashmë Avdiivka, po sjell
një fluks të qëndrueshme të burgosurish rusë. Shpeshherë, të kapurit rob thonë se humbën orientimin dhe përfunduan gabimisht në duart e ukrainasve.

Në Rusi dorëzimi vullnetar tek armiku përbën një krim. Por shumë nga shokët e tyre patën më pak fat. Fushat dhe zonat e fabrikave përreth Avdiivka janë të mbushura me ushtarë rusë të vdekur, teksa ishin dërguar të sulmonin pozicionet ukrainase në sulme frontale shumë të kushtueshme nga pikëpamja e humbjeve.

Rusia po e pranon numrin shumë të lartë të viktimave në radhët e trupave të saj si koston e avancimit. Trupat e saj po përparojnë gradualisht në periferi të Avdiivka-s, duke u përpjekur gjithashtu që ta rrethojnë atë nëpërmjet marrjes nën kontroll të fshatrave përreth.

Ukrainasit i quajnë “valë të mishit për top” sulmet ruse. Mbrojtësit i shkaktojnë armikut shumë viktima përmes artilerisë, dronëve, minave dhe tankeve. Por ukrainasit po hasin jo pak vështirësi për të përballuar numrin e madh të rusëve në front. Kievi vlerëson se Rusia ka aktualisht mbi 400.000 trupa në Ukrainë.
Vetë Moska nuk e ka zbuluar asnjëherë numrin e trupave të saj në këtë luftë. Nëse Rusia merr kontrollin e Avdiivka-s, ajo mund të ketë mundësinë të shënojë përparime të mëtejshme lokale në rajonin lindor Donetsk. Po ashtu, ajo do të ishte gjithashtu një fitore propagandistike për presidentin Vladimir Putin, duke e lejuar atë të pretendojë se vala e luftës është rikthyer sërish në favor të Moskës, ndërsa kundërofensiva e Ukrainës e nisur verës që kaloi, nuk mundi që të arrinte ndonjë përparim domethënës.

Robërit rusë të luftës që mbahen në një burg të improvizuar, janë kryesisht në të 30-at dhe 40-at e tyre. Ata përballen me një izolim të papërcaktuar në kohë. Muajt e fundit janë bllokuar edhe shkëmbimet e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjithsesi, disa nga rusët e ulur në garazhin-burg, shprehen të lehtësuar.


Për ta ka mbaruar masakra e Avdiivkës. Disa ushtarë dolën vullnetarë për të folur me “The Wall Street Journal”. Ata rrëfyen për ne motivimet e tyre për t’iu bashkuar ushtrisë ruse që luftonte
në Ukrainë, stërvitjen e tyre të shkurtër dhe moralin e dobët të njësive të tyre pasi u urdhëruan të kryenin sulme shumë të kushtueshme.

Gazeta ka verifikuar identitetin e tyre dhe ka fshehur mbiemrat e tyre. “Lufta në Avdiivka ishte një makth, një kasaphanë e vërtetë”- thotë Sergei, një ish-punëtor fabrike nga Perm pranë maleve Urale, i cili u regjistrua në ushtri në muajin tetor për para. Në punën e tij të zakonshme paguhej rreth 30.000 rubla në muaj, ose rreth 340 dollarë.

Ushtria i ofroi një pagë mujore 100 mijë rubla ose 1100 dollarë. Stërvitja kishte të bënte kryesisht në punë të rëndomta, si mbledhja e degëve të pemëve tha ai. Ndërkohë përgatitja luftarake konsistonte me qitje me pushkë si dhe leksionet kryesisht teorike mbi dhënien e ndihmës së parë.

Ai nuk e priste që të dërgohej në vijën e parë të frontit. Thotë se mendonte se do të ngiste kamionët ushtarakë vetëm në pjesën e pasme të fronti. Pasi u dërgua direkt në Avdiivka, njësia e tij u urdhërua të sulmonte llogoret e mbrojtura nga ukrainasit në krahun verior të qytetit.

Por sulmi u spraps nga automjetet e blinduara ukrainase. Njësia u tërhoq në pozicionin e saj fillestar, duke lënë pas shumë të vdekur të shpërndarë nëpër fushat me baltë. Sergei u plagos, por shumë shpejt u kthye në vijën e frontit. Në fund të nëntorit, ai u kap rob ndërsa ishte krejtësisht i çorientuar.

“U ndjeva i lehtësuar. Nuk dua ta shoh më këtë makth!”- rrëfen më tej ai. Familja e tij nuk ka parë ende asnjë nga pagat që i premtoi qeveria. Ukrainasit e lejuan atë dhe të burgosurit e tjerë që të lidheshin në telefonon me familjarët e tyre.

Ndërkohë Pavel u rekrutua në fund të vitit 2022, gjatë valës së parë të madhe të mobilizimit të përgjithshëm që shpalli Putin për të përforcuar trupat ruse në Ukrainë, të cilat në atë kohë ishin në tërheqje.

“Zgjedhja ime ishte ose të vija këtu ose të përballesha me gjobë ose burg”- shprehet ish-operatori i makinerive nga Siberia.

Ai dëshmon se stërvitja taktike konsistonte në sulmin nëpër një fushë të hapur, në stilin e filmave të Luftës së Dytë Botërore të epokës sovjetike, në të cilat trupat bërtisnin “Për Stalinin!”. Ai kaloi shumë muaj në pjesën e pasme të frontit në Ukrainën Verilindore.

Në atë kohë pa shumë pak veprime ushtarake, por tmerrohej nga dronët e mëdhenj ukrainas që gumëzhinin natën pa u parë nga askush, të cilë t rusët i kanë quajtur “Baba Yaga”, një shtrigë e keqe në përrallat popullore të Evropës Lindore. Këtë vjeshtë, njësia e Pavelit u dërgua në Avdiivka, duke iu thënë se tani ishin trupa sulmuese.

Kompania e tij u urdhërua të kalonte shinat e trenit në veri të qytetit dhe të merrte kontrollin e disa llogoreve të armikut. Shumë nga mjetet e tyre u shkatërruan nga artileria shumë përpara se të arrinin në pozicionet ukrainase. Shumë pjesëtarë së njësisë së këmbësorinë ranë të vdekur dhe të plagosur në baltën e fushës.

Ajo arriti të marrë nën kontroll llogoret, duke pësuar akoma më shumë viktima, përpara se të lehtësohej nga mbërritja e përforcimeve. “Kapiteni na tha se e arritëm synimin tonë. Por si mund ta thuash këtë, nëse vetëm 35 nga 100 burra arritëm të ktheheshin gjallë? Dhe kjo ishte vetëm në një ditë”- deklaron Paveli.

Ai fajëson për humbjet e rënda taktikat e ngurta të komandantëve që kërkonin sulme frontale, si dhe mungesën e trajnimit të burrave. “Duhet shumë punë dhe kohë që të shndërrohesh në një ushtar që mund të dërgohesh në një mision sulmi”- thotë ai.

Autoritetet ruse kanë zbuluar shumë pak informacione në lidhje me viktimat e rënda në luftë, vë në dukje Pavel. “Tani pashë gjithçka me sytë e mi”- shton ai. Një natë, kompania e tij e pakësuar në numër, u kthye në zonën e kontestuar midis 2 ushtrive pranë shinave të trenit, për të stabilizuar pozicionet e rusëve.
Ai u urdhërua të ndihmonte në mbledhjen e disa të plagosurve. Por ai dhe një burrë tjetër humbën rrugën dhe përfunduan në një llogore që mbrohej nga ukrainasit. “Mendova se ai
çast ishte fundi i jetës time. Ne u shtrimë përtokë dhe bërtitëm “Mos qëlloni!”¬ tha ai.

Ushtarët ukrainas u thanë se ishin me shumë fat. Sepse sapo kishin kaluar nëpër një fushë të minuar. Këmbëngulja e komandantëve rusë për dërgimin e njerëzve të plagosur në front, është një tjetër arsye për moralin e ulët të trupave ruse thotë Andrei, që gjithashtu u kap rob në veri të Avdiivka-s.

Ushtarët rusë po vdesin sepse urdhërohen të sulmojnë pozicionet ku nuk kanë mbrojtje nga zjarri ukrainas, edhe nëse ia dalin të përmbushin misionin. Por komandantët janë nën urdhrat e atyre më lart shprehet ai. “Nëse nuk zbaton një urdhër, ose do të përballesh me një burgim të gjatë ose do të pushkatohesh”- thotë ai.

Andrei, një ish-punonjës banke, tha se doli vullnetar për ushtrinë sepse shumë nga të afërmit e tij kishin shërbyer në ushtrinë ruse. Ai mendonte se do të vendosej në një njësi rezervë, pasi vuan nga një sëmundje e zemrës. Megjithatë u dërgua në vijën e parë.

Shumë shpejt u gjend në Avdiivka, duke udhëtuar me një makinë të blinduar bashkë me 11 burra të tjerë kur ajo ndeshi në një minë. Gjysma e burrave u vranë. Ai ishte shumë i tronditur. Qëndroi aty gjithë natën derisa rigjeti energjinë për t’u kthyer në bazë. Pas 3 javësh pushim, u kthye në një llogore, ku burrat përreth tij po vriteshin nga granatimet.

Në një moment ata u tërhoqën.“Unë humba komplet orientimin. Në një moment pashë dy ushtarë dhe kërkova ujë. Ata ishin ukrainas”- rrëfen më tej ai. Humbjet nga të dyja palët janë “të pajustifikuara”- thotë Andrei, duke e quajtur këtë një luftë midis vëllezërve. Është një përshkrim që ukrainasit, pas vitesh përpjekje të rusëve për t'i kontrolluar, pushtuar dhe nënshtruar ata, e refuzojnë me vendosmëri.

lufta ukraine rusi

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2023, 11:11 a.d

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Foto ilustruese Nga Nadim Koteich “The Spectator” Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një q&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj