Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandatin e deputetit, si pjesë e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjete e 2017.
Dosja.al ka zhvilluar një intervistë me z. Alimadhi, i cili foli si për vendimin e tij, mundësinë e krijimit të grupeve parlamentare, apo krijimin e lëvizjeve të reja. Ai tha se ka një marrëveshje të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike, e cila do të diskutohet. Po ashtu kreu i Ballit Kombëtar, u shpreh se nuk e sheh Rudina Hajdarin si një drejtuese të një lëvizjeje të re.
Alimadhi deklaroi se ai Ballin Kombëtar e quan thjeshtë opozitë, ndërsa për termin “opozitë e re”, tha se partia që ai drejton ka 78 vite në opozitë me Social-komunistët, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjeë në protesta, pasi demokratizojnë shoqërinë.
INTERVISTA E PLOTË për Dosja.al:
Adriatik Alimadhi: Hë për hë jam deputet i Ballit Kombëtar, në vijim e sipër do të shohim si do të krijohen situatat politike, si do të krijohet ezaurimi i listës dhe përbërja e elementeve që futen nga lista. Po, do përpiqem për kush ka dëshirë për të përfaqësuar një grup parlamentar të djathtë.
Adriatik Alimadhi: Nuk e di a do ta pranojë PD. Personalisht më intereson Balli Kombëtar. Sa i përket pyetjes së dytë, nuk mendoj, megjithatë çdo deputet është i pavarur për t’u shprehur dhe vendosur sipas orientimit të tij politik, por jam i sigurtë që grupe parlamentare do të krijohen.
Adriatik Alimadhi: Ndryshimi i kodit zgjedhor është domosdoshmëri dhe i gjithë sistemi është i kapur nga këto parti të cilat fusin duart në buxhetin e shtetit dhe kjo mund të quhet një vjedhje vote. Për mendimin e Ballit Kombëtar ne do t’i ftonim të gjithë partitë politike që të mos marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe këto para të shkojnë në politika sociale dhe ta bëjnë fushatën e tyre elektorale me paratë e kuatizacioneve të tyre dhe jo me paratë e taksapaguesve shqiptar. Po duhet një qeveri tranzitore që të menaxhojë zgjedhjet e ardhshme dhe nëpërmjet votës së lirë, e cila është i vetmi mjet demokratik për të ndryshuar sistemin, sepse kësaj qeverie i ka rënë besueshmëria politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota e shqiptarëve duhet të shkojë në destinacionin e hedhur.
Adriatik Alimadhi: Do të ndjekim situatën politike, gjithsesi Balli Kombetar është i gatshëm në çdo kohë për të hyrë në zgjedhje.
Adriatik Alimadhi: Do të jemi pjesë e kontributit politik me të gjithë ata që kërkojnë kontributin tonë, sigurisht që ne jemi parti aleate nëse ne na trajtojnë të tillë. Ne jemi në opozitë.
Adriatik Alimadhi: Kam insistuar që nga 2005 e në vazhdim për të vlerësuar çdo lloj kontributi të personaliteteve të Ballit Kombëtar duke filluar me Mid’hat Frashërin. Duhej bërë më parë. E vlerësoj vendimin e Këshillit të Ministrave, të Kryeministrit dhe ky është qendrimi publik i partisë Balli Kombetar, pavarësisht se tjetërkush kërkon t’i shfrytëzoje personalitetet kombëtare kur gjendja politike është e rrënuar. Për Ballin Kombëtar partia socialiste është vazhdimësi e Partisë Kriminale Komuniste dhe e tillë vazhdon të mbetet. Këto vendime janë detyrime të shtetit shqiptar për cilëndo qeveri. Ky proces duhet të vazhdojë t’i shërbejë bashkimit dhe vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve.
Adriatik Alimadhi: Vendim i drejtë që duhej bërë më parë.
Adriatik Alimadhi: Jam i gatshëm të kontaktoj me PD, madje kemi një marrëveshje të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike, e cila do të diskutohet me pikat e vendosura nga kryesia e Partisë Ballit Kombëtar. Balli Kombëtar është i vendosur për të bashkëpunuar në mënyrë të sinqertë dhe korrekte me Partinë Demokratike dhe të gjithë aktoret dhe faktorët opozitarë për të larguar nga qeverisja socialistët e rilindur që e kanë katandisur këtë vend në këtë situatë kaq të vështirë.
Adriatik Alimadhi: Të duhura. Protestat i shërbejnë demokracisë. Balli Kombëtar është pjesë e këtyre protestave dhe fton qytetarët t’i bashkohen këtyre protestave sepse protesta e demokratizon një shoqëri e bën atë me të përgjegjshme dhe i tregon qeverisë se po qeveris keq, prandaj ne u bëjmë thirrje qytetarëve të bëhen pjese e protestave.
Adriatik Alimadhi: Opozitë do të thotë e kundërta pra të gjithë deputetët që sot janë në Parlament, ata që zgjodhën të qëndrojnë jashtë parlamentit, qytetarët që për qindra dhe mijëra arsye kundërshtojnë këtë qeveri janë opozitë. Pastaj të re apo te vjetër mund ta quash si të duash por kjo është OPOZITA. Balli Kombëtar ka në opozitë me Social-komunistët 78 vite. Këtë si do ta quajmë opozitë të vjetër apo të re?
Për Ballin Kombëtar janë disa probleme thelbësore që situata në Shqipëri është e tillë dhe shumë e vështirë:
Vota e Lirë, e lash të fundit por është elementi i parë nga ku fillon Demokracia. Në këtë moment kur ti e dëmton, deformon, vjedh, blen, tjetërson votën e lirë, ti ke prishur alfën e demokracisë.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama,duke përdorur një shprehje të tij gjatë një takimi në një biznes. Në një po...
ELBASAN- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla së bashku me prefektin e Elbasani...
TIRANË-Djegia e mandateve duket se ka sjellë probleme financiare në familjet e ish-deputetëve të opozitës.Ish ligjvënës të PD dhe LSI kanë vërshyer në dyer...
TEPELENË-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në këtë...
E njohëm tek protestat e opozitës. 3 tepsitë që simbolizonin sistemin politik dhe lidhjet e forta mes partive dhe shoqërisë civile bënë xhiron e rrjetit, në nj...
Mund të ketë dalë i lehtësuar nga Kongresi i Partisë Socialiste, 8 ditë më parë, por telashet e konfirmimit nuk kanë përfunduar për Dritan Lelin. Megjithëse sig...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video, ku sipas tij në lokale ende ka pika llotoje.Tirana është boshatisur për ditët e pushim...
GREQI- Udhëheqësi i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis vizitoi fshatin Proti në rajonin Serres në Greqinë Veriore të shtunën, vendlindja e Konstantinos G. Ka...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi me disa fermerë në Kavajë se shqiptarët nuk duhet të mbjellin çfarë iu shkon në mendje. Rama...
Tiranë- Kreu i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, i vetëshpallur “kryetar i opozitës së re”, së fundmi ka publikuar edhe listën me kandidatët për zgjed...