LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA/ Flet eksperti: Si na mbron vaksina e tuberkulozit. Antitrupat e saj rezultuan efektivë edhe për…

12 Qershor 2020, 14:36 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Flet eksperti: Si na mbron vaksina e tuberkulozit. Antitrupat e saj

Profesor Vesel Çika, tashmë gati 90- vjeçar, gjysmën e jetës e ka kaluar në Institutin e Shëndetit Publik si mjek epidemiolog, që është përballur me të gjitha sëmundjet ngjitëse që ka kaluar vendi qysh nga vitet ‘60.

Për gati 40 vite, ai ka drejtuar studimet për infeksionet e ndryshme, shpërthimet e gripit, skarlatinës, tuberkulozit, fruthit, meningjitit, tifos e të tjera. Është një nga ekspertët e vlerësuar jo vetëm nga ish-kolegët, por edhe nga epidemiologët që operojnë sot në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Interesimit të gazetës “Panorama” për vlerësimin e ecurisë së pandemisë në vendin tonë, profesor Çika i përgjigjet me modesti, duke pohuar se u takon atyre që përballen dita-ditës me këtë virus vdekjeprurës ta thonë fjalën e tyre.

Megjithatë, eksperti i njohur, duke iu rikthyer kohës kur shkëlqente në krye të detyrës kundër sëmundjeve ngjitëse, shtjellon me detaje historinë e vaksinimit të popullatës nga tuberkulozi dhe po aty, argumenton faktin si ka ndikuar ajo në imunizimin ndaj virozave të organeve të frymëmarrjes dhe veçmas koronavirusit, që ka tronditur botën mbarë….

Zoti Vesel, si një nga epidemiologët e vjetër, si e vlerësoni faktin që vendi ynë po e kalon pa shumë probleme pandeminë e Covid-19, ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu në shumë vende të Europës, por dhe më gjerë?

Çdo përgjigje e kësaj dileme, tani kur pandemia është akoma prezente, pavarësisht ecurisë së saj, gjykoj se do të ishte e nxituar dhe jo e saktë. Më vonë, pa dyshim që do të ketë studime, do të ketë analiza dhe sigurisht do të ketë një gjetje. Prandaj, nuk duhet nxituar për të parashtruar opsione që koha mund t’i rrëzojë si të pavërteta. Se jemi duke përjetuar një pandemi të panjohur me shumë anë të errëta e me shpërthime të paparashikueshme…

Sidoqoftë, ka specialistë që e lidhin këtë me efektet e vaksinës kundër tuberkulozit…

I kam dëgjuar edhe unë dhe deri-diku ndaj të njëjtin mendim me ta, por është ende shpejt për ta përdorur këtë si argument.

Shpejt është edhe për një ekspert si ju, që për 40 vite keni drejtuar studimet për infeksionet e ndryshme, shpërthimet e gripit, skarlatinës, tuberkulozit, fruthit, meningjitit, tifos e të tjera?

Kur them këtë, nuk e kam fjalën për opinione mediatike, por për përfundime shkencore…

Pra, ju nuk i përjashtoni efektet e vaksinës së tuberkulozit në ecurinë e përballjes me Covid-19?

Patjetër që nuk i përjashtoj, por duhet kohë për ta provuar shkencërisht…

Ju e njihni mirë besoj vaksinën e tuberkulozit, në çfarë rrethanash është aplikuar ajo për herë të parë në Shqipëri?

Në vendin tonë është aplikuar gjerësisht pas vitit 1960.

Nga importohej vaksina e tuberkulozit në vitet ‘60?

Vaksina e tuberkulozit u prodhua në vend me të gjitha standardet specifike. Dhe qysh nga viti 1960 e deri në fund, ne kemi operuar vetëm me vaksinën tonë. Prodhimi i saj është meritë e drejtpërdrejtë e doktor Ali Mollohollit dhe doktoreshë Mira Xibinakut.

Si u realizua vaksinimi i popullatës, ekzaminoheshin të gjithë apo vetëm grupet e riskut?

Nga viti 1968 ka nisur vaksinimi total i fëmijëve të qyteteve në maternitete, çerdhe, kopshte e shkolla, nga ato fillore, tetëvjeçare dhe të mesme. Më vonë u bë dhe vaksinimi i rekrutëve në të gjitha repartet e Ushtrisë. Me këtë, fëmijët imunizoheshin që në ditët e para të lindjes. Pastaj aplikoheshin rivaksinimet me nxënësit e shkollave fillore e tetëvjeçare, kur ka indikacion epidemiologjik. Përmbledhtas do të thosha që vaksinimi me BCG, siç quhet në gjuhën shkencore, është bërë në disa doza, që do të thotë se gati të gjithë kanë kaluar në vaksinim dhe rivaksinim disa herë. Mbaj mend se nga viti 1968 deri në vitin 1972 u vaksinuan dhe rivaksinuan mbi 700 mijë fëmijë.

Flitet se çdo qytetar ka bërë mbi pesë doza, që do të thotë se është rivaksinuar pesë herë…

Është e vërtetë, sepse sipas protokollit përkatës, vetëm pas këtyre dozave të vaksinës BCG, trupi vlerësohej përfundimisht i imunizuar. Dhe jo për një kohë të shkurtër, po për tërë jetën. Antitrupat që prodhonte BCG siguronin një mburojë mbrojtëse jo vetëm ndaj virusit të tuberkulozit, por edhe mjaft virozave të tjera të organeve të frymëmarrjes. Për kohën, ky ishte një sukses jo i vogël. Jo vetëm se u mbyll përfundimisht kapitulli i të infektuarve me tuberkuloz, po aplikimi i BCG në mbarë popullatën pati një ndikim të madh edhe në zbehjen e agresivitetit të mjaft sëmundjeve ngjitëse, që deri atëherë kishin mortalitet të lartë.

Njëfarë imuniteti ky, që mund të ketë ndikuar edhe në rastin e COVID-19…

Unë do të thosha se po. Jo rastësisht, në pjesën më të madhe të vendeve të Lindjes, ku kjo vaksinë bëhej në mënyrë të centralizuar dhe me të njëjtin protokoll, Covid nuk ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka kaluar shumë më lehtë me vendet e tjera.

Pse vendet e Perëndimit nuk e bënin vaksinën e tuberkulozit?

Tuberkulozi tek ato pothuaj nuk është ndierë fare, ose ka qenë një sëmundje shumë periferike. Vaksinimi dhe rivaksinimi kundër tij ka qenë një shqetësim i jashtëzakonshëm te vendet e Lindjes, sepse ato janë përballur rrezikshëm me këtë epidemi, që për shumë vite ka qenë vdekjeprurëse.

Kush është profesor Vesel Çika

Profesor Çika ka lindur në Shëngjergj të Tiranës dhe ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi në vitin 1957. Në fushën e epidemiologjisë është specializuar fillimisht në Institutin Qendror të Specializimit të mjekëve në Moskë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe më vonë është trajnuar në Kinë për mbrojtjen kufitare nga sëmundje tepër të rrezikshme.

Nga viti 1970 deri në vitin 1993, ka punuar në Institutin e Higjienës e Epidemiologjisë (sot Instituti i Shëndetit Publik), ku ka drejtuar studimet për infeksionet aerogjene intestinale, shpërthimet e gripit, skarlatinës, tuberkulozit, fruthit, meningjitit, difterisë, tifos e të tjera. Për shumë kohë ka ushtruar detyrën e pedagogut në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka drejtuar doktoraturën e aplikantëve në fushën e epidemiologjisë dhe sëmundjeve ngjitëse.

Vlerësohet nga kolegët për botimet e efektshme shkencore dhe arkivin e pasur që ka krijuar me historinë dhe të dhënat e sëmundjeve ngjitëse në Shqipëri. Është bashkëpunëtor i vjetër shkencor.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vesel çika vesel çika

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Qershor 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga d...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë