Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aida Shtino, gazetarja e cila për gati 10 vite drejtoi një nga emisionet më të shikuara “Njerëz të Humbur”, në një intervistë për Dosja.al ka treguar arsyet pse vendosi të merrej me politikë dhe pikërisht në Partinë Republikane. Gazetarja ka rrëfyer mënyrën sesi ia mbyllën emisionin, ku tregon se nuk kanë munguar kërcënimet ndaj saj në forma të ndryshme. Ajo nuk ngurron të flasë për gazetarinë shqiptare ku thekson se drejtues mediash janë të shitur tek pushteti. Sipas saj ekranet televizive janë mbushur me njerëz që dalin e flasin për gazeterinë, por që nuk dinë parimet bazë të saj.
INTERVISTA:
1-Zonja Shtino ju prej shumë vitesh nuk jeni më pjesë e ekranit. Disa ditë më parë ju dolët publikisht si pjesë e pjesë e Partisë Republikane, që drejtohet nga Fatmir Mediu. Pse keni vendosur të bëheni pjesë e politikës?
Në mënyrë që e keqja të triumfojë njerëzit e mirë duan të heshtin” dhe unë nuk dua të hesht dhe të pranoj të keqen. Kjo ndoshta ka të bëjë me profesionin tim si gazetare. Ka më shume se një vit që jam angazhuar në Partinë Republikane në pozicion e Sekretares e Marrëdhënieve me Publikun, me vendim të Këshillt Kombëtar të PR-së. E gjithë kjo bazuar në aktivitetin tim si gazetare dhe eksperiencën në marrdhëniet me publikun. Historia ime familjare dhe bindjet e mia janë të djathta dhe Partia Republikane është nje parti e djathtë, pa ekuivoke, që kushdo lehtësisht mund ta identifikojë me besimin, traditën, pronen dhe kombin. Unë besoj më shumë në vlerën dhe rolin e individit në shoqeri dhe mundesitë qe i jep atij liria, sesa nga kontrolli i shoqërise nga nje grup”Elitar” qeverisës që zgjerojnë pushtetin e tyre dhe ngushtojnë lirite e individit.
2- Kush ua propozi këtë post dhe cila është marrdhënia juaj me Fatmir Mediun?
Posti fillimisht më është propozuar nga Fatmir Mediu, kreu i partisë. Marrëdhënia ime është një marrëdhënie me Kryetarin e Partisë Republikane në funksionin tim politik brenda PR-së.
3-A do riktheheni profesionit tuaj si gazetare? Ç’po bëhet me emisionin “Njerëz të Humbur”?
Profesioni im është gazetare dhe kjo nuk ndryshon asnjëherë. Shumë politikanë në botë, por edhe këtu në Shqiperi vijnë nga fusha e gazetarisë. Ndërsa për emisionin ” Njerëz të Humbur” është si ai fëmija që unë e krijova dhe e rrita me shumë mund e sakrifica. Gjatë rrugës, vizionit tim ju bashkuan djem e vajza studente të gazetarisë, qe une i kam trajnuar vetë dhe ju kam shpjeguar në detaje se çdo të thote të bësh gazetari investigative, në një vend si Shqipëria. Ju bashkuan njerëz të ndryshëm, shqiptarë nëpër botë që ndihmonin vullnetarisht në kërkimin e atyre që ishin larguar pa lënë adresë. Ju bashkua publiku i gjerë shqiptar i cili qëndronte çdo emision bashkë me mua deri në orët e para të mëngjesit, për të parë historitë dhe zbulimin e rasteve që ne trajtonim.
4- Ju keni deklaruar se emisionin ua kanë mbyllur. Kush, sipas juaj nuk ka lejuar që emisioni të dalë sërish në ekran dhe cilat janë arsyet? Duhet të themi se ka qenë për gati 10 vite një nga emisionet më shikueshmëri më të lartë.
Fatkeqesisht në Shqiperi gjërat me vlerë mbyllen, ndërpriten apo zhduken… Emisioni u mbyll ne 2014.
E mbyllën ata që ndoshta ju cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet, investigonte në detaje, por që në thelb ju shërbente drejtpërsëdrejti njerëzve. Mënyra si e mbyllën, kërcenimet që më kanë bërë personalisht vazhdimisht në shumë forma e mënyra, ishte shumë degraduese për ata dhe jo për mua, sepse unë besoj dhe do të besoj në vlera dhe drejtesi derisa të kem jetë. Keto janë parimet që më kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e mi që në vogëli.
5-A keni pasur armiq kur keni qenë në ekran dhe a ju “përndjekin” akoma?
Eshtë një fjalë e urte që thotë populli sa me e madhe të jete anija aq më të mëdha janë dallgët. Pra sa më lart të ngrihesh aq më shumë armiq ke. Nuk njoh asnjë njeri që s’ka armiq, pra sigurisht edhe unë kam e që ndoshta më “përndjekin” akoma , por unë jam bërë imun ndaj tyre, sepse nga natyra kam karakter shumë të forte dhe injoroj çdo përpjekje të tyre negative ndaj meje.
6- Në treg tashmë ka disa emisione që përpiqen të gjejnë përsona të humbur? Si i komenton këto formate televizive?
Nuk kam asnjë koment, pasi unë jam profesioniste në ate që bëj dhe këtë e kam tregur me punë.
7- Duke qene se ju ishit 10 vite në ekran çfarë mendoni për formatet televizive që janë tani në treg. Sa mendon se kjo ju shpërbejnë njerëzve?
Nuk e di por me keqardhje e them se në vend të përmiresohet gjendja e televizionit dhe formateve televizive, për mua ato po shkojnë drejt fallcitetit dhe fryrjeve boshe. Mungon përmbajtja. Mungojnë gjerat e bëra me shpirt dhe pasion. Formate televizive që kopjojnë njëra- tjetrën… Unë jam gazetare dhe kur shikoj që ekranet janë mbushur me njerez që dalin e flasin për gazetarinë, por që nuk dinë parimet bazë të saj, ndjej një trishtim në shpirt. Gazetarë që publikojnë lajme pa i verifikuar, për të bërë sa më shumë klikime. Imagjinoni para një viti më bënë te vdekur dhe këtë lajm e pasqyruan të gjitha portalet edhe më seriozet në vend, aq sa m’u desh për dy javë rresht të qetësoja familjarët e mi, si dhe t’u përgjigjesha njerëzve të ndryshëm që pyesnin se si isha…
Drejtues mediash të shitur tek pushteti. Sigurisht që ka edhe media apo gazetarë edhe emisione që përpiqen të ruajnë përmbajtjen dhe të trasmetojnë vlera tek publiku, por gjithsesi ato janë te pakta. “Njerëz të Humbur” ndiqej nga publiku i gjerë, sepse bëri revolucion në mediat shqiptare. Ai emision falë punës , përkushtimit të gjithë stafit brenda Shqipërisë edhe jashte saj u kthye në fenomen dhe nuk ngeli në kufijte e nje studio televizive, por i kapërceu kufijte dhe u bë mbarëkombetar. Për mua ky është televizioni dhe kjo është gazetaria. Kryesorja në këtë bote është misioni qe t’i ke marrë përsipër të realizosh dhe misioni i secilit nga ne nëpërmjet punës tonë, përpjekjeve , përkushtimit, vlerave , dinjitetit , është që ta bejmë Shqiperinë një vend me të mirë për të jetuar!
8- Çfarë bën Aida Shtino tani që nuk gjen njerëz të humbur?
Aida është e fortë si gjithmonë. “Njerëz të Humbur” vazhdon të jetë pjesë e jetës time, pasi është mision dhe në një formë apo në një tjetër, unë nuk do të heq dorë asnjëherë. Sigurisht që une bëj edhe shumë gjëra të tjera. Aktualisht jam Presidente e “Lions Club Tirana Elite”, si pjesë e organizatës më të madhe botërore në fushen e bamirësisë dhe shërbimit humanitar,” Lions Club International” me qender në Chicago të SHBA -së. Ne këtë organizatë ne si club bëjmë shumë aktivitete bamiresie, për shembull para disa muajsh së bashku me 40 mjekë okuliste Lions, që kishin ardhur nga California dhe Nevada nën “Lions In Sight” u realizuan 8000 vizita falas në Tirane dhe fshatrat përreth. U 7300 palë syze falas, atyre që kishin nevojë , si edhe shumë aktivitete të tjera që në një fare menyre kanë mbushur jetën time me eksperienca të veçanta. Gjithashtu jam duke shkruar edhe një liber që e kam nisur prej një viti dhe që shpresoj se do te jetë interesant, për publikun kur ta botoj.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë operacionit ‘Prita’ në një banesë është gjetur 48 kg kanabis dhe 97 fidanë ...
TIRANË- Gazetarja Aisa Shtino në një intervistë për Dosja.al është shprehur se drejtues mediash në vendin tonë janë të shitur te pushteti. Ajo thekson se f...
SHQIPËRI– Besimtarët ortodoksë kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve.Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Kris...
GREQI- Si u masakruan shqiptarët e Çamërisë? Krimet, përdhunimet, vrasjet e fëmijëve, varret masive, në rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve.Si kurrë më...
Gazetarja Aida Shtino ka treguar për Dosja.al arsyet pse i kanë mbyllur emisionin “Njerëz të Humbur”. Sipas saj emisionin e mbyllën ata që i cënonte direkt apo...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i heq shpresat Donika Prelës që të zgjidhet prokurore e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).Drejtuesja e Krim...
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka humbur kontr...
TIRANË- Për më shumë se 1 vit, Rudi Erebera sëbashku me disa artistë e qytetarë të angazhuar, po vijojnë qëndresën e tyre kundër shembjes së dy teatrove. E...
TIRANË- I deklaruar publikisht kundër Veliajt, Rudi Erebara, shkrimtar dhe një ndër protestuesit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, shprehet se ka një mundë...