LIVE UPDATES
Bota

Investigimi/ Adidas, Tommy Hilfiger, Calvin Klein dhe markat më të njohura në botë furnizohen nga fabrikat çnjerëzore në

24 Korrik 2020, 08:37 Nga DOSJA
Investigimi/ Adidas, Tommy Hilfiger, Calvin Klein dhe markat më të

KINË- Shumë nga markat më të mëdha në botë dhe shitësit me pakicë po furnizohet nga pambuku që prodhohet në rajonin Xinjiang në Kinën Perëndimore, në fabrikat në Ujgur ku përditë shkelen të drejtat e njeriut dhe miliona njerëz iu nënshtrohen mizorive. 

Një bashkim prej 180 organizatash të të drejtave të njeriut thonë se në popullsinë që jeton në Ujgure në këtë rajon, punonjësit iu nënshtrohen torturave, përfshirë këtu edhe sterilizimin e detyrueshëm të grave.

Organizatat thonë se brendet (markat), kryesore të  veshjeve në botë vazhdojnë të marrin pambuk dhe fije të prodhuara përmes këtij vendi, i cili ka vendosur në punë të detyruar në një kamp më shumë se 1.8 milionë njerëz. Ata janë kinezë, turq, muslimanë të cilët janë në kampe, fabrika dhe ferma në Xinjiang. Sistemi i punës i detyruar është internimi më i madh i një pakice etnike dhe fetare që nga lufta e dytë botërore, vërejnë këto organizata. 

Markat ndërkombëtare të modës janë të lidhura me Xinjiang, ku sipas deklaratës thuhet se është “praktikisht e sigurt”, së një në pesë produkte pambuku të shitura në të gjithë botën merren nga puna e detyruar dhe shkelja e të drejtave të njeriut që ndodhin atje.

Kina është prodhuesi më i madh i pambukut në botë, me 84% të pambukut të saj që vjen nga rajoni i Xinjiang. Pambuku dhe fijet e prodhuara në Xinjiang përdoren gjerësisht në vendet e tjera kryesore që prodhojnë veshje të tilla si Bangladeshi, Kamboxhia dhe Vietnami.

Pambuku dhe fijet Xinjiang përdoren gjithashtu në tekstile dhe orendi shtëpiake.

Këtë javë, New York Times raportoi se fabrikat e kësaj zone po furnizonin gjithashtu me maska për fytyrën kundër COVID-19, shumë vende në mbarë botën.

Pjesë e listës së markave botërore që furnizohen nga këto fabrika janë  Gap, C&A, Adidas, Muji, Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein.

“Pothuajse e gjithë industria globale e veshjeve është e njollosur nga puna e detyruar e njerëzve, muslimanëve, banorëve të Ujgur dhe turqve” ,-thuhet në deklaratë.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ujgure, bashkë me 70 grupime të tjera dhe organizata kundër skllavërisë dhe fushatë të të drejtave të punës, thonë se industria botërore e veshjeve duhet të zhdukë të gjitha produktet dhe materialet e lidhura me punën e detyruar në Xinjiang brenda një viti.

Scott Nova, drejtor ekzekutiv për të Drejtat e Punëtorëve (WRC) dhe një nga bashkëpuntorët e kualicionit ka thënë se “Punëtorët e detyruar në rajonin Ujgure përballen me hakmarrje të egër nëse ata tregojnë të vërtetën për rrethanat e tyre“.

Në prill, Rrjeti Global i Veprimit Ligjor (Glan), një grup avokatësh për të drejtat e njeriut, gjithashtu siguroi prova për HMRC që markat përfshirë Muji, Uniqlo, H&M dhe Ikea po shisnin produkte në Mbretërinë e Bashkuar që përmbajnë pambuk dhe fije nga rajoni i Xinjiang. Glan argumentoi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndalojë shitjen e produkteve të lidhura me punën e detyruar në të gjithë rajonin pasi kjo shkel disa ligje në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Ligjin për Mallrat e (falsifikuar), miratuar më 1897.

Ndërsa firmat, H&M dhe Ikea kanë thanë që ata do të ndalonin blerjen e pambukut nga rajoni. Në një deklaratë të publikuar në The Guardian, H&M, tha që kishte një marrëdhënie indirekte me një prodhues të fijeve që vepronte në rajon, por tregojiqë po shqyrtonte marrëdhënien.

“Muji “, ka konfirmuar se vazhdon të përdorë fije pambuku nga Xinjiang por mohon që pambuku dhe fijet që blen janë të lidhura me punën e detyruar të punëtorëve në këtë rajon.  

“Partneri ynë i biznesit na siguron që njerëzit që bëjnë produktet tona kanë kushte të mira pune dhe trajtohen me respekt, auditorët e pavarur kanë kryer verfikime në vend që marrim pëlhure dhe pambuk dhe kanë konfirmuar se nuk ka prova të punës së detyruar dhe diskriminimin e pakicave në objektet e tyre.”,-tha Muji. 

Në një deklaratë, Korporata PVH, e cila zotëron Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, tha se ajo nuk do marrë veshje më nga rajoni dhe do të ndalojë të gjitha marrëdhëniet e biznesit me ndonjë fabrikë, që prodhon rroba ose pëlhurë, në Xinjiang për 12 muajt e ardhshëm.

Adidas ka thënë se nuk merr mallra nga Xinjiang dhe ka udhëzuar furnizuesit e saj që të mos marrin fije nga rajoni. Megjithatë, organizatat mendojnë se kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, do të ishte më mirë që të bëhej një rregullim i plotë i lidhjeve të sektorit me rajonin.

Sakaq, javën e kaluar, ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar mohoi që qeveria e tij po kryente shkelje të të drejtave të njeriut.

Burimi: The Guardian

Përshtati në shqip: K.A;F.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kampet e punes ne kine pambuku ne kine kampet e punes ne kine pambuku ne kine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen