“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Marrëveshja e Washintonit nuk është lojë fëmijësh, duhet respektuar
19 Qershor 2021, 15:16Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Ish-ambasadorja e Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, i cili një ditë më parë u shpreh se marrrëveshja që u bë në Washington më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë është e paligjshme. Çitaku në një postim në Facebook, u shpreh se marrëveshja e firmosur nuk është një lojë dhe se duhet respektuar. Ajo gjithashtu është shprehur se marrëveshjen e 4 shtatorit e respekton edhe administrata Biden, edhe pse ajo u firmos nga një administratë tjetër në fuqi.
Postimi i plotë:
Për të satën herë: Marrëveshja e Washingtonit, apo zotimet e Washingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh. Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike. Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departmentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime. Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken. Me shumë dashamirësi, Vlora.
Ditën e djeshme, Kryeziu me anë të një deklarate tha se marrëveshja e Ëashingtonit nuk ka asnjë llojë ligjshmërie, pasi nuk ishte dërguar në Kuvend, ndërkohë që më parë, vetë Kurti tha se marrëveshja nuk njihet, pasi ishte firmosur nga një kryeministër i paligjshëm.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Panik në Firenze! Një kalë ka dalë jashtë kontrollit, është ‘tërbuar’ dhe është lëshuar drejt një vargu makinash të parkuara në “Pizza della Signor...
KOSOVË– Një person ka ndërruar jetë nga Covid-19 në Kosovë dhe 16 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në bilancin e 24 orëve të fundit. Deri më sot 17.47...
Iranianët votuan për presidentin e ri në kulmin e krizës ekonomike. Pas numërimit të një numri të madh të votave, zgjedhjet i fitoi konservatori Ebrahim Reisi.P...
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka thënë liderëve të Libanit se ata janë fajtorë për krizën politike dhe ekonomike në vend d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa i është bashkëngjitur thirrjeve të lide...
KOSOVË –Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë, rreth orëve të mesditës, por pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës,...
GREQI– Zemërimi dhe inati i kanë lënë vendin trishtimit. Familja e Caroline-it të vrarë në Alonissos ende nuk mund ta basojnë që dhëndri i tyre vrau me duart e ...
GREQI– Një mikeshë e ngushtë e familjes të së ndjerës Caroline ka rrëfyer për median greke TheNewspaper.gr se e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë, pa...