LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-deputetja Malaj tregon si u shërua nga Covid-19, nxjerr foton nga spitali: Sytë më lotonin e gjymtyrët më dhimbnin në

7 Gusht 2020, 17:07 Nga DOSJA
Ish-deputetja Malaj tregon si u shërua nga Covid-19, nxjerr foton nga

TIRANË– Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka bërë publike faktin që ka qenë e infektuar me Covid-19.

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar edhe një foto nga spitali, Malaj rrëfen se gjithçka kishte nisur 16 ditë më parë, kur ajo kishte parë se kishte temperaturë. Në ditën e dytë të infektimit, Malaj shkruan se kishte vënë re se kishte dhimbje të forta gjymtyrësh dhe lotim sysh. Ndërsa temepratura sa vinte e i ngrihej.

Ish-deputetja tregon se i duket e pabesueshme që sapo i është rikthyer ejtës. Ajo falenderon nga zemra mjekun Pëllumb Pipero dhe doktorin Kosta Dhima.

Shkrimi i plotë

Kur sfidohet Pandemia! Te dashur miq dhe mikesha , dua te ndaj me ju sot eksperiencën time ne luftë me Civid -19! Sot është e 16 ditë dhe me duket e pamundur qe më ne fund munda ta mund ketë te keqe, dhe t’i kthehem te jetës. Gjithcka filloi mbremjen e para 16 diteve. Teksa po qëndroja ne shtepi, kisha nja dy dite qē kisha nje si kolle te lehte, po si te thatë. Mendoja se ma kishte bere kondicioneri ne shtepi dhe ne makinë, kur levizja. Dhe ate natë thashe se ishte thjeshte ftohje. Vura termomentrin dhe shoh temp 37.3. Nje gjendje supfebrile që tregonte se trupi nuk ishte mire, kishte nje lloj infeksioni, po asesi se me shkonte mendja që mund të isha Covid. Kete periudhe kisha qene edhe une dhe pjesëtarët e familjes shumë te kujdesshëm. Ditën e dytë, gjendja sa vete e po rëndohej. Temperatura filloi te ngrihej me shumë. Trupi ndjehej shumë i keputur dhe dalengadale gjendja debole sa po vinte e rëndohej. Temperatura po rritjej dhe i gjithe trupi ndjehej si i prerë.
Tashmë ne diten e tretë gjendja ishte shumë e nderë. Temperatura ishte ne rritje dhe trupi mezi komandohej. Dhimbja te tmerrshme gjymtyrësh , te cilat komandoheshin me veshtirësi dhe trupi tere kohes ishte i gjithë ne djersë te ftohta , te cilat te detyronin te nderroheshe tre- kater here ne ditë. Tashmë situata ishte renduar dhe patjeter duhej te beheshin analizat dhe scaneri, per te pare situatën. Pas konsultes me dr . Piperon( që dua ta falenderoj nga zemra, se pa te dhe konsultat e tij do ishte shume e veshtire per t’ia dalë), bera analizat te dr. Kosta Dhima (nje mjek profesioniste nga me te miret dhe me nje laborator klinike shume professional) dhe pasi bera dhe scanerin te spitali Contineta, arritem ne konkluzionin që tashmë po kaloja Covidin , i cili kishte ardhur pa zhurmë dhe na kishte bujtur ne shtepi, si nje mysafir i paftuar dhe qe shkakton vetem dhimbje. Tashmë situata sapo vinte e rendohej dhe perveç kesaj , gjendja po me rëndohej edhe nga diabeti qē ishte çorientuar totalisht , e vetëm rritej, pasi as insulinat nuk po e komandonin. Tashmë filloj mjekimi intensim me tre lloj antibiotikësh dhe me kortizonike dhe vitamina e analgjezikë per te ulur temperaturën. Gjendja u rendua ne naten e pestë dhe te gjashtë. Tashmë shija kishte humbur, nuhatja nuk ekzistonte dhe nja dy netë gjendesha si ne kllapi. Trupin e kisha te dërrmuar, sikur me kishte kaluar nje buldozer mbi të dhe nuk kisha dëshirë per te ngrene asgjë. Nuk shijoja asnje gje dhe tere diten e sidomos naten, ne grykë ndjeja nje shije si metal apo hekur qe nuk me hiqej nga goja. Me vinte te perzier dhe gjendja u rendua me shumë kur diabeti shkoi nga 490 e me pas , pas insulinave , shkoi ne 45 , qe me shkaktoi nje gjendje lipotimie. Kjo pamje dhe kjo vuajtje do me shoqeëronte deri diten e tetë. Asgje nuk fusja dot ne goje , pervec ilaceve dhe pak lenge portokalli te shtydhur dhe dhalle e pak supë qe na i sillni fëmijte e na i linin te dera , pasi as fuqi nuk ksha te ngrihesha nga shtrati. Koken , trupin , gjymtyrët dhe sytë, deri dhe rrenjet e flokeve me dhimbnin .
Nga dhimbja me dilnin lot nga sytë. E gjithe goja me ishte bere me stomatite . Nje situatë realisht dramatike . Miqte dhe mikeshat e mia u shqetesuan shume. Per te me konsultuar me morën edhe mjeket me te mire italianë , primrio i Milanos , i cili me keshilloj dhe me dha medikamente suplemetare per ta kakuar me lehte gjendjen. Kthesa filloi ne diten e 11 duke ulur temperaturen , e cila shkoi nga 39.3 ne 37.5 dhe trupi filloi dalengadale te qetesohej dhe dalengadale filloi te vinte nuhatja. Ne diten e 13 filloi shija dhe temperatura ra fare. Tashme po fillonte te permiresohej edhe goja , e cila ishte bere cope nga stomatitet dhe per here te pare pas 13 ditesh fillova te ha pak buke me djathe te bardhe , qe m’u duk gjeja me e mire ne bote.
Sot është dita e 16 dhe tashmë jam ne nje gjendje shume te mire. Shija dhe nuhatja kane ardhur, trupi është pak debol por është e pranueshem , pas gjithe asaj qe kaloj. E keqja ka ikur, thjeshte duhet pak kujdes per situaten pas gjendjes . Natyrisht ndihma me e madhe ishte e miqve dhe shokeve e familjareve ( Femijeve) , qe dua t’i falenderoj dhe ju jam
shume mirenjohese . Asgje nuk kalohet vetem. Nese nuk do me superonte im
shoq dhe femijet ( ata nga jashtë , jo te karantinuar por qe na ndihmonin me medikamentë e ushqime) do ishte e pamundur ta kalonim ne kushte ambulatore ne shtepi. Nje falenderim e mirenjohje dy miqve te mi mjeke doktor Pellumb Pipero dhe dr. Kosta Dhima qe me asistuan ne te gjitha fae kapercit te pantemisë. Nje falenderim
mikeshave te mia Teas, Kseanelës, Aidës, Kozetës, Marietës. Hasanit, Ilirit, Xhuzepes, Tanit , Nikolinit, Profit dhe te gjithe mjekeve italian , që me
asistuan dhe s’u lodhen në asnje moment për të qene pranë situatave që po kalonim , duke na ndihmuar dhe asistuar ne cdo moment!
Falenderite mirenjohje te gjitheve , se pa ju dhe prezencën tuaj , do të ishte shume e veshtirë që t’ia dilnim! Mirenjihje pa fund per ju te gjithe! Në fund Herakliti do të thoshte : “sëmundja bën të gëzuar shëndetin”. Të dashur miq , ua rrëfeva kete gje qe kalova për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë dhe duhet vlerësuar e fituar edhe kur vihesh perballe sfidave të vështira. Kalofshi nje fundjavë te bukur.
 Paçi shëndet dhe mirësi në shtëpitë tuaja! Ps : Lexojeni kete pjese nga Alende , që ma dërgoinje mikja ime e mire, për të kuptuar vlerën e jetës. Lexim te mbarë!
Nga Isabel Allende mbi pandeminë dhe frikën
“Meqenëse Paula (vajza ime) vdiq 27 vjet më parë, unë kam humbur frikën e vdekjes.
Para së gjithash, sepse e pashë të vdiste në krahët e mi dhe e kuptova që vdekja është si lindja, është një tranzicion, një prag dhe kam humbur frikën e saj personalisht.
Tani, nëse virusi më kap, unë i përkas popullatës më të rrezikuar, të moshuarve, unë jam 77 vjeç dhe e di që nëse e marr, do të vdes. Kështu që mundësia e vdekjes është shumë e qartë për mua tani, e shoh atë me kuriozitet dhe pa frikë.
Ajo që më ka mësuar pandemia është t’i lëmë gjërat, të kuptojnë se sa pak më duhen.
Nuk kam nevojë për të blerë, nuk kam nevojë për më shumë rroba, nuk kam nevojë të shkoj diku apo të udhëtoj. Unë mendoj se kam shumë. Shikoj përreth dhe pyes veten pse e gjithë kjo. Pse më duhen më shumë se dy pjata?
Kështu që zbuloni se kush janë miqtë e vërtetë dhe njerëzit me të cilët dua të jem.
Ëhatfarë mendoni se pandemia na mëson të gjithëve?
Ai po na mëson përparësitë dhe na tregon një realitet. Realiteti i pabarazisë. Si disa njerëz e kalojnë pandeminë në një jaht në Karaibe dhe njerëz të tjerë vdesin nga uria deri në vdekje.
Ai gjithashtu na mësoi që ne jemi një familje.
Ëhatfarë ndodh me një qenie njerëzore në Ëuhan, ndodh me planetin, ndodh për të gjithë ne. Nuk ka asnjë ide të tillë fisnore që ne jemi të ndarë nga grupi dhe se ne mund ta mbrojmë grupin ndërsa pjesa tjetër e njerëzve nuk u intereson. Nuk ka mure, nuk ka mure që mund të veçojnë njerëzit.
Krijuesit, artistët, shkencëtarët, të gjithë të rinjtë, shumë gra, po e konsiderojnë një normë të re. Ata nuk duan të kthehen në atë që ishte normale.
Ata pyesin veten se çfarë botë duam. Kjo është pyetja më e rëndësishme tani.
Ajo ëndërr e një bote tjetër: ne duhet të shkojmë atje.
Dhe unë reflektoj: në një moment të caktuar kuptova se njeriu hyn në botë për të humbur gjithçka. Sa më gjatë të jetoni, aq më shumë humbni. Në radhë të parë, ju po humbni prindërit tuaj, ndonjëherë njerëz shumë të dashur përreth jush, kafshët shtëpiake, vendet dhe madje edhe fakultetet tuaja. Ju nuk mund të jetoni në frikë, sepse kjo ju bën të imagjinoni gjëra që nuk ndodhin dhe vuani dy herë më shumë. Ne duhet të pushojmë pak, të përpiqemi të shijojmë atë që kemi dhe të jetojmë në të tashmen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nora malaj nora malaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Gusht 2020, 16:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar një mesazh të një qytetari, I cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistro...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 16:03

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka rishpërndarë reagimin e SHBA-ve në lidhje me mbështetjen ndaj SPAK. Përmes një statusi...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta