Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sot në emisionin “Stop” u trajtua një histori e cila nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjeç, tregon, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.
Për arsye dokumentesh, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019, martesa e saj përfundoi dhe Bunoci, nënë e një djali 20 vjeç dhe një vajze 11 vjeç kthehet në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra, 26 vjeç.
“Kam qenë e fejuar, kemi ikur drejt shtetit anglez nga Franca. Gjatë deklaratës siç bënin shumica e shqiptarëve atë kohë më ndryshon, emrin, mbiemrin dhe vitin e lindjes. Kjo ishte për shkak të arsyes që ai gënjente në shtetin anglez për azil. Azili jonë u refuzua, por ndërkohë që prisnim, kishim të drejtën e apelimit. Del një ligj tjetër, amnisti, e cila përfshinte nënat që kishin lindur brenda tetorit 2000 dhe në bazë të kësaj unë mora dhe fitova qëndrimin tim në Angli. 5 vitet e fundit të bashkëjetesës sime me babain e fëmijëve, mosmarrëveshjet ishin më të thella, bashkëjetesa kaloi në krizë, nuk funksionoi dhe mbaroi qetësisht do të thoja. Më pas ardhjet e mia në Shqipëri, ardhjet ishin më të shpeshta. Gjatë ardhjeve të mia njoha Paulon krejt rastësisht në lagje”, tregoi Bunoci.
“Kam disa vite që jam në Tiranë, jam shpërngulur lagje më lagje, tani jam shpërngulur këtu me Marsidën. Ka 2 vite që njihemi”, tha Paulo.
Marsida tregon, se u mirëprit fillimisht nga familja e partnerit.
“Fillimisht pata një pranim nga anëtarët e familjes së Paulos. Ai më prezantoi fillimisht me nënën, motrat më pas dhe me babain, kur lidhja u bë edhe më serioze. Tani pranim, në dukje pa paragjykime”, tregoi 39-vjeçarja.
Por nga ky moment lindin telashet, kur situata mes çiftit merr tjetër kthesë. Babai i Paulos, Leka, nisi ta ngacmonte seksualisht Marsidën. Pasi ajo nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish-partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.
Marsida Bunoci: Nuk ishte aspak ashtu siç më rezultoi më vonë me veprimet e babait të Paulos, me sjelljet e tij. Ai kishte qëllime të tjera kundrejt meje.
Filluan ngacmimet me natyrë seksuale nga vjehrri?
Marsida Bunoci: Po.
Çfarë pikasët ju? Çfarë nuk shkonte në rregull?
Paulo: Sjellje të pahijshme nga babai im dhe duke e ditur, duke ia prezantuar familjes, nuk i prisja ato sjellje.
Marsida Bunoci: Pasi u tha e vërteta, unë kam parë një anë tjetër ndaj Lekës. Ai ishte shumë hakmarrës, kërcënues, përndjekës. Unë sot kam humbur marrëdhëniet me familjen, me fëmijët e mi. Leka ka krijuar kontakt me ish-bashkëjetuesin tim duke e vënë në dijeni si baba i shqetësuar duke i hapur zemrën, duke i thënë se djalin nuk e kam mirë nga gjendja mendore dhe vajza e vogël është në rrezik. Informacioni kishte ardhur nga një familjar i Paulos, nuk kishte pse ta vinte në dyshim, pati reagimet e veta dhe ai edhe kërkoi që vajza të rikthehej me të në Angli. Si rezultat i këtyre shpifjeve djali mendon se nëna e tij nuk është ajo që ai ka njohur për 20 vite, por është shndërruar në një person tjetër që ai nuk e njeh më dhe që nuk dëshiron të ketë më kontakt. Refuzon kategorikisht që të kontaktojë.
Çfarë marrëdhënie keni pasur më përpara?
Marsida Bunoci: Shumë të mira.
E pranonte lidhjen?
Marsida Bunoci: E pranonte lidhjen do të thosha nuk kemi folur kurrë për lidhjen konkretisht, por ai ishte në dijeni që ne jetonim të 3 bashkë. Nuk e preku as me më të voglin shqetësim. Interesohej për shëndetin tim, edhe për motrën dhe shpresonte që të vinte të na takonte kur të hapej rruga. Me ndërhyrjen e babait të Paulos marrëdhëniet tona ishin prishur. Erdhi dhe më morën vajzat. Pas ikjes së vajzës sime, toleranca ime arriti kufirin e vet. Vendosa që të shkoj në rajonin e policisë së Velipojës që të bëj kallëzim për Lekë Gjonpjetrën për përndjekje, ngacmim seksual si dhe kanosje me jetë.
Më pas, Leka bëri një kallëzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qenieve njerëzore e do të trafikonte partnerin.
“U hap një kapitull i ri, Leka na ka bërë një denoncim në prokurorinë e Tiranës. E kanë thirrur Paulon. Leka më ka denoncuar si trafikante e qenieve njerëzore dhe konkretisht kërkoja me anë të mashtrimeve të trafikoja djalin e tij. Ka qenë çudi nga ana e prokurorit”, tha Marsida.
“Jam ndjerë shumë keq. Atje më ka çuar babai. Më lajmëron dhe më thotë duhet të paraqitesh në prokurori. Ok. Gabim s’kisha. Më tha babai ‘shkruaji OPGJ-së’. Më dha numrin edhe shkruaji se të ka thirrur. Më lenë takim në orën 8. Shkova të nesërmen dhe kujtonte se ishte minoren. Më thotë ‘a e di për çfarë je këtu’. Jo i thashë s’e di. Më thotë “ka bërë babi kallëzim, nuses”, tha Paulo.
Kur ky pretendim u rrëzua, Bunoci u akuzua për falsifikim identiteti dhe të pasaportës angleze. Prokurori hetoi dhe urdhëroi asgjësimin e pasaportës dhe 6 muaj detyrim paraqitjeje për Marsida Bunocin.
“Aty për aty ranë pretendimet e para dhe u ngritën akuza të tjera rreth pasaportës time angleze sikur unë kisha falsifikuar këtë dokument dhe këtë nisur nga fakti që unë kam ndryshuar identitet, kur kam aplikuar në ’99. Me ecurinë e proceseve gjyqësore vura e re që nuk kishte asnjë lloj hetimi nga ana e prokurorisë për të nxjerrë vërtetësinë e kësaj pasaporte”, tha Marsida.
Marrë nga tvklan.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Lindshmëria u përkeqësua në të gjithë Europën gjatë vitit 2019, kurse Shqipëria hyn në mesin e vendeve me treguesin më të dobët të indeksit të fertilitetit në k...
Agresiviteti i pandemisë Covid-19 mbajti nën presion udhëtimet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë edhe në muajt e parë të këtij viti, por rritja e vizitorëve ...
Gjatë fazës së parë të lulëzimit të investimeve në ndërtim, praktika e hipotekimit në karabina ishte përdorur nga bankat si mekanizëm garancie për kreditimin e ...
Personat me Aftësi të Kufizuar, sipas Censusit të vitit 2011, janë në total 173,600 persona, që në gjuhën e zgjedhjeve përkthehet me të paktën 7 mandate deputet...
Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit. Përhapja e diabetit ekspozon të prekurit nga ...
Parlamenti ka shtyrë afatin e rritjes progresive të vlerës minimale të dëmeve, në variantin përfundimtar të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e tr...
Pandemia Covid -19 zhbalancoi treguesit buxhetorë, duke ulur të ardhurat e rritur shpenzimet dhe zgjeruar deficitin buxhetor. Sipas treguesve fiskale të Ministr...
Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturi...
Njerëzit mund të kenë nevojë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën sociale për disa vjet derisa të kthehemi në normalitet, ka parashikuar një epidemiolog kr...
Ndërsa normat e vaksinimit COVID-19 po rriten në të gjithë botën, njerëzit kanë filluar të pyesin: për sa kohë do të zgjasë kjo pandemi? Është një ç...